Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-10-11, 14:42   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: GJUHA SHQIPE NE RUMANI

Shqiptarėt nė Rumani pėrmenden pėr herė tė parė nė kohėn e Mihail Trimit. Nė njė raport tė autoriteteve habsburgase nė Transilvani shkruhet “Pesėmbėdhjetė mijė shqiptarė ishin lejuar tė kalonin nė veri tė Danubit, nė vitin 1595.” Pėrmendet Calineshti nė kontenė Prahova, si njėri ndėr fshatrat, ku u vendosėn shqiptarėt. Pėr shpėrnguljen e shqiptarėve nė drejtim tė territoreve rumune ka edhe dokumenta. Kėshtu nė njė dokument tė princit Simion Movila u jepet e drejta shqiptarėve tė qėndrojnė nė ato vende ku ishin vendosur. Komuniteti shqiptar u shtua me kalimin e viteve. Ndėr faktorėt qė kanė ndikuar nė kėtė shtesė duhet tė theksojmė sundimin e pesėmbėdhjetė princėve shqiptarė nga familjet e njohura tė Lupuve, Gjikėve, Dukėve dhe Balsha.
Po ku u vendosėn shqiptarėt dhe me ēfarė merreshin ata? Shqiptarėt u vendosėn kryesisht nė qytetet e Vllahisė e tė Moldavisė dhe u morėn kryesisht me tregėti. Dhe tė dalluar pėr besnikėri dhe shpirt luftarak, shėrbyen nė gardat princėrore tė dy principatave. Ndėrkohė qė shumė tė tjerė, qė nuk e gjenin veten nė territoret e Perandorisė Osmane u larguan nė drejtim tė principatave danubiane pėr njė jetė mė tė mirė. Nė njė dokument tė vitit 1820 tregohet se 90 tregėtarė tė Arnautkojt, lagjes shqiptare tė Stambollit gjendeshin nė Bukuresht. Nuk dihet se kur shqiptarėt patėn numrin mė tė madh nė territoret rumune. Dokumentohet se nė vitin 1893, komuniteti shqiptar nė Rumani kishte rreth 30 mijė persona. Por nė vitet qė pasuan ky numėr ulet. Kėshtu mė 1920 emigracioni shqiptar i regjistruar llogaritet nė 20 mijė vetė, pavarėsisht se njė valė e re emigrantėsh shqiptarė nga Kosova u vendosėn nė Rumani nė prag tė shpėrthimit tė Luftės I Botėrore. Kjo mospėrputhje e shifrave me realitetin ndodhi pėr shkak tė politikės asimiluese qė u ndoē pėr vite me radhė ndaj tyre dhe qė vazhdoi deri nė vitin 1989.
Me vendosjen e demokracisė shteti rumun u ka njohur tė gjitha pakicave etnike, pėrfshirė dhe shqiptarėve, tė drejtat e tyre kombėtare. Nė kuadėr tė klimės sė re demokratike tė krijuar nė vend ėshtė krijuar mė 30 qershor tė vitit 1999 Lidhja e Shqiptarėve tė Rumanisė, e cila pėrfaqėson interesat e shqiptarėve nė Rumani dhe sipas ligjit rumun ka njė vend tė garantuar nė Dhomėn e Deputetėve tė Rumanisė, duke bėrė qė nė Parlamentin e Rumanisė, duke filluar nga viti 2000 e kėtej tė ketė edhe njė deputet shqiptar.Pa viteve nėntėdhjetė, nė drejtim tė Rumanisė kanė emigruar shqiptarė tė tjerė, kryesisht ata qė kanė pasur tė afėrmit e tyre atje.
Principatat rumune tė Vllahisė dhe Moldavisė ishin autonome nėn suzerenitetin e Sulltanit. Ato ishin tė detyruara tė paguanin taksat pėr Portėn e Lartė dhe t’i ēonin forca ushtarake kur u kėrkohej. Ndėrsa nė qeverisjen e brendshme ishin krejtėsisht tė pavarura. Princi zgjidhej nga Kėshilli Princėror dhe kėrkonte miratimin e Sulltanit. Nė fakt, ishte vetė Sulltani qė pėrzgjidhte princėt mė tė aftė qė do tė sundonin. Princėt e kėtyre dy principatave u gjendėn nė situatė tė vėshtirė pėrballė lakmisė ruse dhe austriake pėr t’i pushtuar dhe pėrpjekjeve tė Portės sė Lartė pėr t’ua kufizuar autonominė. Mbijetesa e kėtyre Principatave tregon edhe aftėsitė qeverisėse, politike dhe diplomatike tė princėve tė saj dhe shfrytėzimin prej tyre tė koniukturave ndėrkombėtare pėr tė mbijetuar. Autonomia dhe pastaj pavarėsia e territoreve rumune erdhi edhe pėr meritė tė pesėmbėdhjetė princėve shqiptarė qė ne do t’i bėjmė tė njohur njėrin pas tjetrit
Periudha e shkėlqyer e sundimit tė princėve shqiptarė ka lėnė gjurmė tė pashlyera nė historinė e Rumanisė. Bujarėt shqiptarė u treguan shumė tė lidhur me popullin qė i zgjodhi pėr t’i udhėhequr dhe nė shumė raste u prinė rumunėve nė beteja ēlirimtare. Ata gjithashtu shfrytėzuan marrėdhėniet e tyre me Kryevezirėt dhe Vezirėt shqiptarė tė Perandorisė Osmane pėr tė mbrojtur interesat e Principatave tė tyre. Si nė rastin e Kryevezirėve shqiptarė nė Stamboll edhe Princėt shqiptarė nė Bukuresht dhe Jashi e kishin ndjenjėn e kastės dhe bėnė ēmos pėr ta ruajtur dhe forcuar sundimin shqiptar nė kėto principata. Pėrveē kėsaj shqiptarėt pėrbėnin Gardėn Princėrore dhe ata u dalluan pėr trimėri dhe besnikėri. Janė kėto gjurmė tė lėna nga paraardhėsit tanė qė kanė bėrė tė mundur ruajtjen e ndjenjave tė miqėsisė midis dy popujve.
Princat shqiptarė tė territoreve rumune janė pjesė e klasės politike arbėroro-shqiptare, qė kėrkonte hapėsira tė reja pėr tė treguar aftėsitė e veta. Princat shqiptarė tė territoreve rumune kanė ndihmesėn e tyre nė krijimin e shtetit tė bashkuar rumun, Rumanisė sė madhe e tė pavarur. Madje dy prej tyre u bėnė edhe Kryeministra tė kėtij shteti, nė periudhėn mė tė vėshtirė, kur ai sapo ishte krijuar.




__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė