Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-10-11, 14:46   #7
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: GJUHA SHQIPE NE RUMANI

Princi i ri shqiptar Stefan Koci ne intrigat e luftes per pushtet



Princi shqiptar Stefan Koci (Lupi)

Stefan Koci (Lupu) ishte sundimtari i Moldavisė mė 1 dhjetor 1659 deri mė 29 shtator 1661. Me largimin e tė atit nga pushteti ishte vetėm 12 vjeē. Sundimtari qė e mori sundimin pas tė atit, Gheorghe Stefan e futi nė burg nė fortesėn Buciuleşti Bistrita, sė bashku me tė ėmėn Ruksandra dhe tė motrėn Marien. Me ndihmėn e princit me origjinė shqiptare Gjergj Gjika lirohet nga burgu.
Gjergj Gjika nė kėtė kohė kalon nė fronin e Vllahisė dhe atėherė me ndėrhyrjen e tij dhe me ndihmėn e Kryevezirit shqiptar Mehmet Pashė Qyprili Stefani erdhi nė fronin e Moldavisė. Duket se fisnikėria shqiptare e kishte edhe nė atė kohė ndjenjėn e pėrkatėsisė etnike dhe vezirėt e e princėt shqiptarė e ndihmonin njėri tjetrin.
Princi i ri, vetėm 17 vjeē ishte shėndetlig pėr shkak tė qėndrimit nė burg, por me mendje tė kthjelltė. Sundimi i tij u ndėrpre nga Konstandin Serban, qė e largoi nga froni, duke u shpallur vetė Princ sundimtar. Por veprimet e Serban nuk gjetėn mbėshtetje dhe Stefani, ndoshta me ndihmėn e Gjergj Gjikės qė ishte Princ i Vllahisė rikthehet nė fron.
Stefani vlerėsohet si mbrojtės i mirė i interesave tė Moldavisė. Punoi pėr forcimin e marrėdhėnieve me shtetet fqinje, veēanėrisht me principatat rumune, mori masa pėr zhvillimin e ekonomisė dhe uli taksat, duke nxitur pakėnaqėsinė e bujarėve vendas.
Gjatė sundimit tė Stefan Kocit pati njė thatėsirė tė tmerrėshme, sa njerėzit nga uria u detyruan tė ushqehen me rrėnjė pemėsh. Po kėshtu u shtuan edhe sulmet tartare mbi Moldavinė. Nė ato kushte kundėrshtarėt e tij mezi prisnin rastin ta largonin nga sundimi.
Princi Stefan Lupi u nda nga jeta kur po inspektonte turqit dhe tartarėt nė fortifikimin e qytetit Budjak kundėr kazakėve. Nė lidhje me vdekjen e tij qarkullojnė dy versione: disa historianė mendojnė se vdiq nga sėmundja, ndėrsa tė tjerė shprehin dyshime duke besuar mė shumė pėr njė intrigė qė ēoi nė vrasjen e tij. Stefani qe varrosur pranė babait tė vet nė katedralen e “Tre Hierarkėve tė Shejtė”.
Literatura
1. Nicolae Jorga "Byzance apres Byzance",
2. Steven Runciman "The Great Church in captivity" Edition 3
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė