Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-10-11, 14:48   #8
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: GJUHA SHQIPE NE RUMANI

Vasil Koci, princi i parė shqiptar nė principatat rumune



Monumenti i Vasil Shqiptarit (Lupit) nė Orhei tė Rumanisė


Vasil Koci (Lupi), qė nganjėherė quhet edhe Vasil Shqiptari, lindi nė Arbanas tė Bullgarisė nė vitin 1595 dhe vdiq nė vitin 1661. Ishte Princ i Moldavisė midis viteve 1634-1653. U qujat “Ujk” pėr shkak tė intrigave tė shumta qė bėri pėr ta marrė fronin dhe mbajtjen e tij pėr njė periudhė gati njėzet vjeēare. Ishte djali i njė shqiptari. Vasili ishte njė administrator i aftė dhe shpejt u bė edhe njeriu mė i pasur i Lindjes sė krishterė. Me anė tė dhuratave mundi tė mbajė marrėdhėnie tė mira me autoritet osmane nė Stamboll.
Periudha e rinisė
Vendi i lindjes sė tij quhej Arbėreshi (Arbanasi) nė Bullgari. I ati, Nikollė nė vitin 1597, sė bashku me shqiptarė tė tjerė prej Epiri, u vendos nė Arbanas. Pasi Nikolla ishte pėrfshirė nė njė revoltė, qė ishte shtypur, u largua pėr nė territoret rumune me ndihmėn e Princit Radu Mihnea, qė do tė zinte fronin e tre principatave rumune: Transilvanisė, Vllahisė dhe Moldavisė, nė vitin 1601. Nikollė Koci kishte tetė fėmijė: Vasilin, Gabrielin, Ilinkėn, Margan, Anėn, Katerinėn dhe Gjergjin.Pas vdekjes sė tė atit, familja shkoi tė jetojė nė Moldavi. Mbiemrin Koci e mbajti vetė Vasili me djemtė e tij: Stefanin, qė u martua me njė mbesė tė Stefanit tė Madh( vajza e princit Petru Rares) dhe Gabrielin, qė ishte Hatman, si dhe nga pasardhėsit e tij. Dinastia Koci u lidh me familje aristokrate tė territoreve rumune, familjet e vjetra: Bucioc, Boulesti dhe Abazesti.
Sundimi i Vasilit
Megjithėse i njohur gjėrėsisht si shqiptar nė kohėn e vet dhe pasi kishte mbajtur poste tė larta gjatė sundimit tė Miron Barnovschi-t, Vasil Koci u zgjodh Princ, si kundėrveprim i feudalėve vendės ndaj konkurentėve grekė dhe levantinė. Kjo ndodhi, pasi Vasili kishte udhėhequr njė rebelim kundėr Princit Alexandru Iljas dhe shpurės sė tij. Nė kėtė sipėrmarrje ishte mbėshtetur prej Princit Matei Besarab dhe Pashait tė fuqishėm tė Silistrias, Mehmet Abza. Vasili ndėrtoi njė aleancė tė fuqishme, duke martuar vajzėn e tij, Ruksandrėn me Tymofyi-n, djalin e Hatmanit Bohdan Khmelnytsky, qė ia dėrgoi tė birin tė luftonte pėrkrah Vasilit nė Finta. Vajza tjetėr, Maria, pas martesės pati mbiemrin Radziwill
Pasi marėrdhėniet midis Vasilit dhe Princit tė Vllahisė, Matei Besarab, u pėrkeqėsuan, Vasili shpenzoi shumė kohė dhe bėri shumė pėrpjekje pėr ta mposhtur Matein dhe pėr tė dėrguar tė birin Joanin nė fronin e Bukureshtit. Por ushtria e tij u mund dy herė nė vitin 1639, fillimisht nė Ojogeni dhe pastaj nė Nenisori, dhe pastaj herėn e tretė nė Finta nė vitin 1653.
Pas humbjes sė kėsaj beteje, fisnikėt moldavė u rebeluan dhe e zevendėsuan me favoritin vllah, Gheorghe Stefan. Vasili u detyrua tė shkonte nė ekzil nė Stamboll, ku ishte arrestuar nga autoritetet osmane qė e burgosėn nė burgun e Jedikule-s. Nė njė raport tė ambasadorit gjerman nė Konstandinopojė Reninger tė datės 13 shkurt 1658 mėsohet se Vasil Lupi ishte qė prej pesė vjetėsh nė burg te Shtatė Kullat dhe po pėrpiqej me tė gjitha mėnyrat tė rifitonte fronin e Moldavisė.


Historia pėr Vasil Kocin (Shqiptarin)
Sundimi i tij u karakterizua nga shkėlqimi dhe madhėshtia. Rumunėt e konsiderojnė Princ Vasilin si ndėrtuesin e disa nga monumenteve mė tė shquara tė Rumanisė dhe njė patron tė arteve dhe tė kulturės. Ata ia dedikojnė disa nga arritjet kulturore kombėtare kėtij shqiptari. Gjatė sundimit tė Vasilit, nė vitin 1643, u botua libri i parė nė rumanisht nga shtypshkronja e parė nė vend, qė e themeloi ai vetė. Nė kėtė shtypshkronjė u shtypėn edhe libra tė tjerė dhe kodet ligjore. Ai themeloi edhe shkollėn e parė rumune, tė quajtur Akademia Vasiliane qė funksionoi deri nė vitin 1821. Pėr herė tė parė nė kėtė shkollė u pėrdor gjuha rumune nė vend tė gjuhės greke qė pėrdorej deri atėherė. Princ Vasili ėshtė krijuesi i Bibliotekės sė Universitetit tė Iashit nė vitin 1640. Ai i dhuroi kėsaj biblioteke disa nga librat e tij qė gjenden edhe sot nė kėtė Bibliotekė. Gabrieli, vėllai i Vasil Lupit dhe e shoqja Liljana ngritėn nė Agapia din Vale mė 1642, manastirin Agapia. Manastiri ka njė museum me dorėshkrime tė vjetra, tapete tė bėra me stil moldav dhe njė sėrė objektesh tė tjera tė rėndėsishme.
Gjithashtu Vasil Shqiptari (Lupu) pėr herė tė parė nė historinė rumune bėri kodifikimin e tė drejtės dhe e botoi atė nė Iashi nė vitin 1646 , me titullin Romanesca de Invitatura, ose Pravila lui Vasile Lupu (Kodi i Vasil Lupit). Kodi i hartuar nga Vasil Lupi ka 187 faqe. Studiuesi Vaillant pėrmend 40 nene tė kėtij kodi dhe shton se nė saj tė tyre rumunėt mund ta dėgjojnė meshėn nė rumanisht
Princ Vasili ėshtė ndėrtuesi i kishės sė shquar tė Tre Hierarkėve nė Iashi, monument I Trashėgimisė Botėrore tė UNESCO-s. Historianėt e konsiderojnė edhe njė bemires tė shquar. Hammer shkruan se Valil Lupi i pagoi borgjet patriarkatit grek, gjithsejt 260 qese qė tė merrte trupin e Shėn Parashqevisė dhe shpenzoi 300 qese pėr ta sjellė nė Iashi, ku ajo adhurohet edhe sot.
Vasil Koci (Lupi) konsiderohet si njėri ndėr personazhet mė tė njohura tė historisė rumune, I njohur si mbrojtės i kishės ortodokse. Ndihmoi financiarisht Patrikanėn e Konstandinopojės; ndėrtoi nė Moldavi shumė kisha dhe manastire. Ndihmoi me para manastiret e Varrit tė Shejtė nė Jeruzalem dhe tė Malit Athos nė Greqi. Zhvilloi veprimtari bamirėse nė Moldavi, Vllahi, Bullgari,Greqi e Poloni
Vdiq nė vitin 1661. Varri i tij ndodhet nė katedralen e Tre Hierarkėve nė Iashi.
Literatura
1. Zhan Klod Faverial, Historia mė e vjetėr e Shqipėrisė, bot.shqip, Plejad 2004,fq.333.
2. Basil Lupul see N.Norga "Byzance apres Byzance", pp. 163-81
3. Steven Runciman "The Great Church in captivity" Edition 3 , 1985 pp. 286-7, 341-3, 370
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė