Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-05-12, 12:07   #14
Denim
Banned
 
Anėtarėsuar: 02-02-12
Postime: 1,102
Denim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rreth martesės

Riti i marteses ne kishen katolike



Fillon Mesha si normalisht, mandej ndėrsa te gjithe qendrojne ne kėmbė, pėrfshirė edhe dhendri dhe nusja, meshtari me kėto apo me fjale tjera, u drejtohet dhendrit dhe nuses:

Fort te dashur, keni ardhur ne kėtė shtepi te Zotit qe dashuria e juaj te vuloset prej Zotit me vulen e shenjtė para mbareshtuesit te Kishes dhe para bashkėsisė. Kėtė dashuri Krishti e bekon me begati. Ai i pasuron dhe i forcon ata qe i ka shuguruar me Pagezim me njė sakrament te veēantė qe njeri-tjetrit t'ia ruaje besnikerine e perhershme dhe t'i marrė mbi vete detyrat e tjera te marteses.
Prandaj para Kishes po ju pyes pėr qėllimin tuaj:

Atėherė meshtari i pyet mbi lirine, besnikerine dhe gatishmerine t'i pranojnė dhe t'i edukojne fėmijėt.

N. dhe N. a keni ardhur kėtu pa shterngim qe me liri te plotė te veni kurore?
A jeni te gatshėm qe gjatė tėrė jetės suaj ne martese ta doni dhe ta nderoni njėri-tjetrin?

Sejcili perj te fejuarve pėrgjigjet:

PO

Pyetja qe vijon mund te lihet nėse atė e kėrkojnė rrethanat, (p. sh. nėse janė te shtyre ne moshe ata qe kurorezohen).

A jeni te gatshėm t'i pranoni prej Hyjit me dashuri fėmijėt dhe t'i edukoni sipas Ligjit te Krishtit dhe te Kishes se tij?

Sejcili perj te fejuarve pėrgjigjet:

PO

Pelqimi

Meshtari grish nusen dhe dhendrin te japin pėlqimin:

Pra, pasi keni vendosur te lidhni kuroren e shenjtė te Marteses, jepjani njeri-tjetrit doren e djathte dhe para Hyjit e para Kishes se tij shprehni pėlqimin tuaj.

Tė kurorezueshmit i japin njeri-tjetrit doren e djathte.

Dhendri thotė:

Unė, N. po tė marr ty N. pėr gruan time dhe po tė premtoj se do ta ruaj besnikerine ne te mira dhe ne te vėshtira, ne shėndet te mirė dhe ne semundje. Do te dua dhe do tė te nderoj ne tė gjitha ditet e jetės sime.

Nusja thotė:

Unė, N. po tė marr ty N. pėr burrin tim dhe po tė premtoj se do tė ruaj besnikerine ne te mira dhe ne te vėshtira, ne shėndet te mirė dhe ne semundje. Do te dua dhe do tė nderoj ne tė gjitha ditet ejetes sime.

Nėse pėr arsye baritore, duket me e pėrshtatshme, meshtari mund ta kėrkoje pėlqimin me anė te pyetjeve:

Dhe sė pari pyet thendrin :

N. a po e merr N. pėr gruan tėnde dhe a i premton se do tė ruash besnikerine ne te mira e ne te vėshtira, ne shėndet te
mirė dhe ne semundje, se do ta duash dhe do ta nderosh ne tė gjitha ditet e jetės sate?

Dhendri pėrgjigjet

Dua

Menjehere meshtari pyet edhe nusen:

N. a po e merr N. pėr burrin tėnd dhe a i premton se do tė ruash besnikerine ne te mira e ne te vėshtira, ne shėndet te mirė dhe ne semundje, se do ta duash dhe do ta nderosh ne tė gjitha ditet e jetės sate?

Nusja pėrgjigjet

Dua

Atėherė meshtari qe merr pėlqimin thotė:

Pelqimin tuaj qe e deftuat para Kishes, Zoti e pranofte me miresine e vet dhe e ndikofte ne ju bekimin e vet.
ĒKA HYJI BASHKON, NJERIU TE MOS E NDAJE.

P. Amen.

Bekimi dhe dorezimi i unazave

Meshtari:
Zoti + i bekofte kėto unaza qe do t'ia jepni njeri-tjetrit ne shenjė te dashurisė dhe te besnikerise.

P. Amen.

Dhendri, unazen e caktuar pėr nusen, ia ve nuses ne gishtin e unazes dhe thotė:

N., merre kėtė unaze ne shenjė te dashurisė sime dhe te besnikerise sime. Ne emėr te Atit e te Birit e te Shpirtit Shenjt.

Kėshtu edhe nusja, unazen e caktuar pėr dhendrin, ia ve burrit ne gishtin e unazes dhe thotė:

N., merre kėtė unaze ne shenjė te dashurisė sime dhe te besnikerise sime. Ne emėr te Atit e te Birit e te Shpirtit Shenjt.

Menjehere thuhet Urata e gjithembarshme ose Urata e besimtareve dhe vazhdimi i Meshes dhe sherbeses euharistike.
Tė gjitha bėhen sipas rendit te meshes pėrveē kėsaj ēka vijon:
(Ne kohėn e Kushtimit, dhendri dhe nusja mund ta sjellin ne elter, nėse ėshtė e pėrshtatshme, buken dhe veren)

Si te jetė thėnė Ati Yne, meshtari ne kėmbė, i kthyer drejt dhendrit dhe nuses, me duar te bashkuara, thotė:

Vėllezėr dhe motra, me pervujteri t'i lutemi Zotit t'i bekoje kėtė nuse dhe kėtė burrė, te cilėt u martuan ne Krishtin. Ai qe i
bashkoi ne kėtė lidhje te shenjtė (me sakramentin e Korpit e te Gjakut te Krishtit) le t'i beje pėrherė te perkueshem ne
dashuri.

Dhe nė fund bėhet mbyllja e meshes si zakonisht
Denim Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė