Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-06-13, 09:40   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Thumbs down Titulli: Vrasėsit e shekullit 20

Renditja sipas alfabetit

Adol Hitler

Adolf Hitler ėshtė cilėsuar si diktatori mė i egėr jo vetėm i shekullit XX, por i tė gjitha kohėrave. Gjatė regjimit tė tij janė vrarė mbi 60 milionė njerėz, duke e bėrė atė njė nga vrasėsit mė tė mėdhenj nė botė. Nė vitin 1933, Adolf Hitler zgjidhet kancelar i Gjermanisė, pas fitimit tė zgjedhjeve nga partia naziste qė ai drejtonte. Menjėherė pas kėsaj, nė vitin 1934 ai instaloi nė vend diktaturėn, duke eliminuar tė gjithė kundėrshtarėt dhe partitė e tjera politike si dhe filloi sulmin kundėr hebrenjve nė Gjermani. Nė vitin 1939, Hitleri urdhėron pushtimin e Polonisė, duke nisur kėshtu edhe Luftėn e Dytė Botėrore, kurse nė vitin 1941 ai miraton njė plan pėr shfarosjen e ēifutėve. Me humbjen e luftės dhe fitimin e saj nga aleatėt dhe sovjetikėt, mė 30 prill 1945 Hitleri vret veten nė bunkerin e tij nė Berlin sė bashku me shoqen e tij, Eva Braun.

Ante Paveliē

Ka pasur tė njėjtin pseudonim me Millosheviēin. Kreu i Kroacisė gjatė viteve ’41-’45, ėshtė quajtur “Kasapi i Ballkanit”. Sipas tė dhėnave, gjenocidi qė aplikoi Paveliē, shkaktoi 300 mijė deri nė 1 milionė tė vrarė, ku pėrfshihen 30 mijė hebrenj, mbi 29 mijė romė dhe 300-600 mijė serbė. Nė vitin 1941, Paveliē, drejtues i grupit terrorist “Ustase”, me ndihmėn e Musolinit vendoset kryetar i “Shtetit tė Pavarur tė Kroacisė”, dhe sapo merr detyrėn deklaron se do tė jetė “purifikuesi” i Kroacisė dhe se do tė eliminojė “elementėt e huaj”. Pikėrisht nė kėtė moment fillon spastrimi i serbėve, ebrenjve dhe romėve. Sllogani i “Ustase” ishte: “vrit njė nė tre, dėbo njė nė tre, dhe ndryshoji fenė njė nė tre”. Masakrat filluan nė fshatin serb Gudovac nė Bosnjė-Hercegovinė, nė 27 prill, dhe vazhduan deri nė fund tė luftės, kur Paveliē u largua pas ardhjes sė partizanėve.

Anastasio Somoza Debayle

Debayle ishte President i Nikaraguas prej dy mandatash, nga viti 1967 deri nė vitin 1979. Megjithėse nuk ka tė dhėna tė sakta pėr viktimat gjatė regjimit tė tij diktatorial, Debayle mbahet pėrgjegjės pėr tė paktėn 50 mijė tė vrarė gjatė “revolucionit” nikaraguan dhe pėr 120 mijė tė arratisur nga vendi. Agresion ndaj opozitės, censurė e ashpėr ndaj medias, presidenti i Nikaraguas ishte kthyer nė njė nga diktatorėt mė tė egėr tė kohėrave. Ēdo pėrpjekje pėr ta rrėzuar atė, shoqėrohej me njė reagim akoma mė tė ashpėr qė do tė thotė: censurė, torturė dhe vrasje. Nė vitin 1970, me anė tė njė revolucioni, Fronti Nacional Liberal pas pėrpjekjeve tė herėpashershme arrin tė fusė nėn kontroll pjesėn mė tė madhe tė Nikaraguas, pėrveē kryeqytetit, ku ndodhet edhe Debayle. Ky i fundit detyrohet tė japė dorėheqjen dhe largohet pėr nė Paraguaj. Nė vitin 1980 vritet atje nga njė grup gueril i majtė.

Ahmet Cemal Pasha

Ahmet Cemal Pasha, Ismail Enver Pasha dhe Mehmed Talat Pasha, janė futur si vrasės nė historinė e shekullit tė 20-tė, me njė emėr, “Tre pashallarėt”. Tė tre, drejtues tė xhonturqve nė kohėn e Perandorisė Otomane, mbahen pėrgjegjės se nė periudhėn 1914-1918 kanė vrarė rreth 600 mijė armenė, mbi 300 mijė grekė dhe mbi 100 mijė asirianė. Me njė grusht shteti, drejtuesit e turqve tė rinj marrin kontrollin e Perandorisė, duke vėnė njė diktaturė militariste tė drejtuar nga tė tre ata, Cemal, Enver dhe Talat. Ka debate tė shumta pėr shkallėn dhe rrethanat e “Holokaustit kristian aziatik”. Ata qė janė prekur, armenėt, grekėt dhe asirianėt, besojnė se dėbimet dhe masakrat ishin tė planifikuara sipas skemės sė madhe tė pastrimit etnik tė Perandorisė Osmane. Tre pashallarėt u vranė nė periudha tė ndryshme pas vitit 1918.

Augusto Pinoēet

Augusto Pinoēet ishte njė gjeneral ushtarak, por qė e qeverisi Kilin si diktator, nga 11 shtatori 1973 deri nė mars tė 1990. I ardhur nė pushtet pas njė grushti shteti ushtarak, Pinoēeti ėshtė cilėsuar si njė nga vrasėsit mė tė mėdhenj tė shekullit tė kaluar. Ai ėshtė pėrgjegjės pėr vrasjen e 3 197 njerėzve dhe burgosjen e shumė tė tjerėve, krime qė ai i ka bėrė gjatė regjimit tė tij diktatorial. Nė vitin 1988 regjimi i tij mori fund pas njė referendumi popullor. Por me gjithė akuzat e shumta dhe proceseve gjyqėsore, Pinoēeti nuk u dėnua asnjėherė pėr krimet e tij. Ai vdiq nė 10 dhjetor 2006.

Benito Musolini

Njė nga vrasėsit mė tė mėdhenj tė shekullit tė XX ėshtė edhe diktatori italian, Benito Musolin, i cili e futi Italinė nėn njė regjim fashist nga viti 1922 deri nė 1943. Ai akuzohet se gjatė 11 viteve tė regjimit tė tij janė vrarė mbi 400 mijė italianė dhe mbi 30 mijė etiopianė, tė cilėt janė vrarė gjatė pushtimit tė Etiopisė nga Italia. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore ai u fut nė luftė, duke u bėrė aleat me Gjermaninė naziste tė drejtuar nga Adolf Hitleri. Gjatė regjimit tė tij, ai drejtoi nė mėnyrė tė egėr duke vrarė dhe zhdukur ēdo kundėrshtar tė tij. Pas fitores sė forcave aleate nė Itali, mė 18 prill 1945, gjatė njė tentative pėr t’u arratisur nė Zvicėr, ai arrestohet nga forcat partizane italiane dhe pushkatohet menjėherė sė bashku me tė fejuarėn e tij, Klareta Petaēi.

Elie Hobeika

Nė listėn e vrasėsve mė tė mėdhenj tė shekullit tė XX ėshtė edhe libanezi Elie Hobeika, i cili gjatė luftės civile nė Liban, nė vitet 70-80, ishte komandant i “Forcave Libaneze”, njė ushtri qė financohej nga Siria. Elie Hobeika ėshtė akuzuar se ka urdhėruar pėr masakrat e kryera nė dy kampe refugjatėsh nė Liban, ku janė vrarė 1700 gra dhe fėmijė palestinezė. Gjithashtu ai ėshtė edhe autor i shumė vrasjeve tė popullsisė sė pafajshme gjatė luftės civile nė Liban, por edhe tė kundėrshtarėve tė tij politikė. Ku pėr tė ekzekutuar kundėrshtarėt e tij ai shpesh pėrdorte shpėrthimet me eksploziv nė vende tė populluara, ku si pasojė mbesnin tė vrarė edhe shumė njerėz tė pafajshėm. Por me gjithė krimet e tij, ai nuk u dėnua asnjėherė. Elie Hobeika vdiq mė 22 janar tė vitit 2002 nga njė shpėrthim me eksploziv.

Enver Hoxha

Nė listėn e vrasėsve mė tė mėdhenj tė shekullit tė XX ėshtė edhe diktatori i vendit tonė, Enver Hoxha. Ai akuzohet se gjatė regjimit tė tij janė vrarė, zhdukur dhe internuar mijėra njerėz nė Shqipėri. Enver Hoxha ėshtė cilėsuar edhe si njė nga diktatorėt mė tė egėr tė shekullit tė kaluar. Ish-diktatori shqiptar erdhi nė fuqi pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, ku forca politike qė ai drejtonte luajti njė rol tė madh nė ēlirimin e vendit. Pas ardhjes nė fuqi tė Partisė Komuniste, Enver Hoxha, qė ishte edhe kreu i saj, instaloi njė regjim tė egėr diktatorial, duke zhdukur tė gjithė kundėrshtarėt e tij politikė. Ai e drejtoi vendin me njė regjim tė egėr nga viti 1945 derisa vdiq nė vitin 1985.

Ferdinand Marcos

Nuk ka shifra pėr vrasjet qė janė bėrė nė Filipine gjatė regjimit tė tij, por ato mund tė jenė me mijėra, dhe demokracia dhe ekonomia atje janė shkatėrruar. Ferdinand Marcos, u zgjodh si president i Filipineve nė nėntor tė vitit 1965, me premtimin se jeta e filipinasve do tė pėrmirėsohej. Megjithatė, nė mandatin e tij tė dytė si kreu i shtetit, rritja e tė ardhurave ngadalėsohet dhe cilėsia e jetės fillon tė shkatėrrohet. Dhuna dhe krimi fillojnė tė bėhen ngjarjet e ditės. Destabiliteti rritet, derisa studentėt demonstrues mėsyjnė drejt Pallatit Presidencial. Manila dhe qytete tė tjera tronditen nga bombardime. Figura tė opozitės, gazetarė, studentė dhe aktivistė arrestohen. Gazetat mbyllen dhe fillon censura e fortė. Demonstratat dhe grevat bėhen tė paligjshme dhe Marcos ndryshon kushtetutėn, e cila nuk lejonte njė mandat tė tretė pėr president, duke i dhėnė vetes pushtet tė pakufishėm. Marcos vdes nė ’89-ėn nga njė atak zemre, ndėrsa ishte nė mėrgim nė Honolulu, para se tė gjykohej.

Francisco Franco Bahamonde

Diktatori i Spanjės, i vėnė nė krye tė shtetit mė 29 shtator 1936, akuzohet se me trupat e tij nacionaliste ka shkaktuar vdekjen e mbi 500 mijė vetėve gjatė Luftės Civile tė Spanjės. I ndihmuar nga Hitleri dhe Duēja, Franko fitoi luftėn pa kushte pas 3 vitesh, mė 1 prill tė 1939-ės. Rreth 500 mijė republikanė u arratisėn nga vendi pėr tė gjetur njė vend mė tė sigurt jashtė. Ndėrkohė me fillimin e Luftės sė Dytė Botėrore, megjithėse Franko njihej si pėrkrahės i fashizmit, ai mbajti pozicion neutral dhe e shmangu pėrfshirjen e Spanjės nė luftė. Franko e mbajti pozicionin e tij nė krye tė shtetit deri kur vdiq, mė 20 nėntor, tė vitit 1975. Busti i tij i fundit nė Madrid, i vendosur nė ambiente publike, u hoq nė mars tė vitit 2005.

Franēois Duvalier, Jean-Claude Duvalier

Franēois Duvalier u zgjodh president i Haitit mė 22 shtator tė vitit 1957. I vetėshpallur president pėr jetė i Haitit, Duvalier vendosi njė regjim tė pėrqendruar nė Haiti, dhe sė bashku me djalin e tij, tė cilin e shpalli pasardhės tė kreut tė shtetit, Duvalier akuzohet tė ketė vrarė 20-60 mijė njerėz. I pėrballur me grushte shteti, tė cilat tentonin ta pėrmbysnin nga kreu i shtetit, Duvalier reagonte me shtrėngime tė mėtejshme, duke eliminuar rivalėt e tij. Vdes nė vitin 1971 dhe pushteti i transferohet djalit tė tij 19 vjeē, i cili bėhet presidenti mė i ri nė botė. Demonstrata tė shumta dhe me viktima shoqėruan presidencėn e Duvalierit tė ri. Ky largohet nga vendi nė ‘86-ėn, dhe aktualisht jeton nė Francė me shpresėn pėr ta rimarrė pozicionin e tij.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė