Titulli: Beteja me kancerin
Nė SHBA zhvillohet vaksina kundėr kancerit
Uashington, 16.12.2012
Shkencėtarėt nė Institutin Roswell Park nė Shtetet e Bashkuara kanė zhvilluar njė vaksinė, pėr tė cilėn thonė se shkatėrron qelizat e kancerit dhe parandalon rikthimin e sėmundjes.
Agjencia amerikane pėr Kontrollin e Ushqimit dhe tė Barnjave FDA ka dhėnė lejen pėr prodhimin e terapisė eksperimentale, e cila do tė testohet nė njerėz.
Instituti ka zhvilluar procesin nė atė mėnyrė qė nga pacienti merren qelizat kancerogjene, tė cilat modifikohen dhe mėsohen tė vrasin qelizat e kancerit, e mė pastaj i kthehen pacientit.
Tė armatosura me proteina speciale, qelizat i kthehen pacientit nė formėn e vaksinės, e cila krijon njė mori qelizash qė mė pastaj kėrkojnė dhe shkatėrrojnė kancerin, thuhet nė deklaratėn e Institutit Roswell Park.
Vaksina do tė prodhohet nė hapėsirat e institutit nė fjalė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|