Tema: Titanik
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-07-11, 20:01   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Titanik

Shkrimtari qė shkruajti fatin e Titanikut, 14 vjet para tragjedisė





Titaniku, gjiganti dhe i pamposhturi i kompanisė britanike “White Star Line”, ka qenė anija e parė e madhe dhe luksoze transatlantike tė kohėve moderne. Falė bazės sė tij teknike, ky kolos oqeanik duhej tė kishte qenė ekstremisht i sigurtė dhe pikėrisht pėr kėtė arsye, kompania nuk e ndieu tė nevojshme tė vendoste njė numėr varkash shpėtimi tė mjaftueshme pėr tė gjithė pasagjerėt.

Ky pallat luksoz pluskues u fundos nė mėnyrė tė mjerueshme gjatė udhėtimit tė parė tė tij nė natėn e 12 prillit tė vitit 1912 pas pėrplasjes me njė ajzberg. 1500 pasagjerė humbėn jetėn.

Tregjedia e goditi shumė fort opinionin publik. Pėr njė anije me sisteme sigurie avangarde, njė tragjedi e tillė ishte tėrėsisht e paparashikuar.

Por, ndoshta e “paparashikuar” nuk ėshtė termi i saktė pėr t’u pėrdorur nė kėtė rast, meqenėse 14 vjet mė parė, nė vitin 1898, Morgan Robertson, njė shkrimtar amerikan i cili shkruante libra marinarėsh, publikoi njė roman tė titulluar “Futility”, nė tė cilin pėrshkruhet me detaje tė hollėsishme, e ardhmja tragjike e Titanikut.

Qė nė fillim tė librit mund tė lexohen fraza shumė domethėnėse tė tipit: “Anija me avull Titan konsiderohej si njė anije e pafundosshme. E pafundosshmja dhe e pamposhtura mbante nė bordin e saj numrin minimal tė varkave tė shpėtimit tė lejuar nga ligji”.

Por, analogjitė impresionuese tė dy anijeve, Titani imagjinar dhe Titaniku real, vazhdojnė edhe nė faqet vijuese tė romanit, tė cilat janė ekzaminuar njė pėr njė me detaje. Mė pas ėshtė publikuar libri i autorit Martin Gardner, i titulluar “The wreck of the Titanic foretold?” (Tragjedia e Titanikut e parashikuar?). Gardner nuk mendonte absolutisht se Robertson kishte parashikuar tė ardhmen e Titanikut dhe nė librin e tij shpreh se ngjasimet janė vetėm koincidenca dhe nė pėrputhje me ligjet normale tė statistikave tė probabilitetit. Megjithatė, nuk ka lėnė pa ekzaminuar detajet qė e bėjnė Titanin njė lloj fati tė parashikuar tė Titanikut pa anashkaluar sigurisht edhe dallimet ndėrmjet tyre:

- Para sė gjithash, anijet kanė pothuajse tė njėjtin emėr: Titan dhe Titanik.

- Titaniku ishte 882,5 kėmbė i gjatė ndėrsa Titani 800.

- Tė dyja anijet ishin prej ēeliku me 3 elika dhe 2 trarė tė mėdhenj.

- Tė dyja konsideroheshin si tė pafundosshme pėr shkak tė ndarjeve ujore: 19 tek Titani dhe 16 tek Titaniku.

- Titani kishte 92 dyer ujore, Titaniku 12.

- Tė dyja konsideroheshin fjalė pėr fjalė “anija mė e madhe pėr pasagjerė qė ėshtė ndėrtuar ndonjėherė”.

- Tė dyja mund tė mbanin deri nė 3.000 pasagjerė.

- Titani transportonte 3.000, ndėrsa Titaniku 2.235.

- Titaniku kishte 66.000 tonelata vėllim uji tė zhvendosur, Titani 45.000 tė tilla

- Tė dyja anijet kishin shumė pak varka shpėtimi: 20 Titaniku dhe 24 Titani.

- Titaniku udhėtonte me 22.5 nyje kur u pėrplas me ajzbergun, Titani me 25 nyje.

- Tė dyja anijet e filluan udhėtimin e tyre nė muajin prill.

- Tė dyja u pėrplasėn me njė ajzberg dhe tė dyja nė mesnatė.

- Titaniku udhėtonte nė qiell tė hapur pa hėnė, ndėrsa Titani me mjegull tė ndriēuar nga hėna.

- Tė dyja anijet u fėrkuan me ajzbergun nė anėn e djathtė tė pėrparme.

- Tė dyja pėrshkonin vijėn qė lidh New Yorkun me Anglinė.

- Pėr Titanikun ishte udhėtimi i parė i inaugurimit nga Anglia pėr nė New York, ndėrsa Titani pėrshkontedrejtimin e kundėrt pėr herė tė tretė.

- Tė dyja anijet ishin pronė e njė kompanie britanike me qendėr nė Liverpul.

- Nė tragjedinė e Titanikut humbėn jetėn 1.520 pasagjerė, ndėrsa tek Titani 3.000.

Ndoshta kjo listė e detajuar mund tė duket pak e mėrzitshme, por ėshtė e domosdoshme dhe e paevitueshme pėr tė krijuar njė ide rreth kėtyre “koincidencave” shumė tė ēuditshme. Megjithatė, me njė shikim tė shpejtė duket qartė se numri i dallimeve mes dy anijeve dhe ndėrmjet imagjinares dhe realitetit ėshtė mė i vogėl se ai i ngjashmėrive.

Parashikuesit e fatit bėjnė njė numėr tė madh parashikimesh, pasi e dinė se ndėrmjet gamės sė madhe shpesh tė anashkaluar tė gabimeve tė tyre, do tė ketė patjetėr ndonjė parashikim qė do tė koinēidojė me realitetin. Por, nė rastin e kėtij romani tė anlizuar mirė pėr vite me radhė nuk mund tė jemi tė sigurt qė bėhet fjalė pėr koinēidenca. Ka kaq shumė fakte qė pėrputhen nė mėnyrė tė ēuditshme me njė realitet ndoshta tė parashikuar tė njė tragjedie.

A mund tė flitet me tė vėrtetė pėr “koinēidenca”?

Gardner, skeptiku dhe analizuesi i fakteve tė librit tė Robertson ėshtė tėrėsisht i bindur pėr kėtė dhe jep njė sėrė argumentesh pėr tė hedhur poshtė spekullimet e mundshme. Ai thotė se koinēidencat ndėrmjet Titanit dhe Titanikut janė tė shumta nė numėr pasi pėrveē rastėsisė sė thjeshtė, luan njė rol shumė tė rėndėsishėm edhe arsyetimi logjik i ndjekur nga autori i romanit.

Duke dashur tė shkrujė njė histori rreth njė katastrofe gjigante detare, ishte e thjeshtė tė zgjidhte pėrplasjen me njė ajzberg, pasi nė ato kohėra ishte njė rrezik shumė i frikshėm pėr detarėt. Periudha mė e rrezikshme pėr udhėtimet ishta pranvera, kur i ngrohti fillon tė shkrijė akullin polar, duke formuar kėshtu ajzberg gjigantė pluskues. Nė kėtė mėnyrė, ishte logjike qė tė zgjidhte muajin prill pėr katastrofėn.

Ishte gjithashtu e logjikshme qė kjo anije tė konsiderohej nė roman si e pafundosshme pasi njė bindje e tillė i shton tragjedisė njė ironi tė hidhur, qė e bėn historinė mė interesante dhe tėrheqėse. Pėrsa i pėrket tė dhėnave tė shumta teknike tė anijes, qė ishin gati identike me atė realen, ėshtė disi e vėshtirė tė flitet pėr rastėsi tė thjeshtė. Kėtė rast Gardner e shpjegon vetėm me njė alternativė, qė Morgan Robertson, shkrimtar tregimesh marinare, ishte padyshim tejet i informuar dhe i ditur pėr sa i pėrket teknikave detare.

Ėshtė e vėrtetė qė nė kohėn e tij, anijet nuk kishin ende karakteristikat avangarde dhe luksoze tė Titanikut, por qė nė atė kohė mendohej tė ndėrtoheshin anije shumė tė mėdha. Nė kėtė mėnyrė, Gardner thekson edhe njė fakt tjetėr tė rėndėsishėm.

Mė 17 shtator 1892, nė gazetėn “New York Times” ishte deklaruar ndėrtimi i njė anijeje tė emėrtuar “Gigantic”, e cila nė tė vėrtetė nuk u realizua kurrė, por nė projektin e pėrshkruar nė gazetė shfaqeshin tė dhėna shumė tė pėrafėrta me ato tė Titanit imagjinar.

Robertson mund ta ketė lexuar kėtė lajm, duke e pėrdorur mė pas si frymėzim ideal pėr detajet teknike tė romanit tė tij. Sipas argumentimeve tė Gardner, legjenda e njė tragjedie tė parashikuar tė Titanikut shkatėrrohet duke u katandisur nė njė tėrėsi koinēidencash dhe dijesh teknike tė shkrimtarit. Por, ka edhe njė anė tjetėr tė medaljes…



vijon
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė