Sallate italiane me patate
Perberesit per 4 persona: 450 g patate te reja, te paqeruara,ose 4 patate te medha te ndara me dysh, 4 luge kos, 4 luge majoneze, 8 domate te thara, 2 luge majdanoz i grire, kripe dhe piper.
Pergatitja: 1. Pastroni patatet dhe vendosini ne nje ene te madhe me uje. Ziejini per 8-12 minuta derisa te zbuten. 2. Me nje thike te mprehte prisni domatet e thara ne feta te holla. 3. Per te pergatitur garnituren, perzjeni kosin dhe majonezen ne nje ene dhe shtojini kripe dhe piper sipas shijes. Hidhni aty dhe fetat e domateve te thara dhe majdanozin e grire. 4. Hiqni patatet nga zjarri dhe lerini te thehen. Nese po perdorni patate te medha pritini ne copa rreth 5 cm. 5. Hidheni garnituren mbi patate dhe perzjejini. 6. Lereni sallaten me patate ne frigorifer per rreth 20 minuta, me pas servireni si anitpaste ose si pjate shoqeruese.