Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-10-06, 23:38   #6
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

"Nėnė Tereza e shenjtė apo VIP?"

"Pėrveē Papa Gjon Palit II ajo (Nėna Terezė) ishte personi mė i publikuar nė media gjatė shekullit tė 20-tė duke e shndėrruar atė nė njė VIP fetar", nėnvizojnė redaktorėt e Shtėpisė Botuese Routledge, nė Londėr, me rastin e botimit tė librit "Nėnė Tereza e shenjtė apo VIP?"


Muhamed Veliu

Londėr,10 tetor —Bibliotekės sė librave tė shkruar pėr shenjtoren katolike me origjinė shqiptare Gonxhe Bojaxhiut i shtohet njė tjetėr, kėsaj here shkruar nga njė autor shqiptar.
Gėzim Alpioni, lektor nė Universitetin e Birminghamit, nė Angli, ka publikuar librin me titull "Was Mother Teresa - Saint or Celebrity?" ("Nėnė Tereza e shenjtė apo VIP?") njė studim i hollėsishėm i parė nga njė kėndvėshtrim mediatik rreth jetės sė saj.
Libri i tij ėshtė botuar nga Shtėpia prestigjioze e botimeve "Routledge" dhe ka dale kėtė fundjavė, nė qarkullim, nė tė gjitha libraritė e Britanisė sė Madhe. Nė njė komunikatė pėr mediat "Routlege" thotė se Nėnė Tereza ėshtė njė nga gratė pėr tė cilat ėshtė shkruar dhe publikuar mė shumė se nė kohėt moderne.
"Pėrveē Papa Gjon Palit II ajo ishte personi mė i publikuar nė media gjatė shekullit 20 duke e shndėrruar atė nė njė VIP fetar", nėnvizojnė redaktorėt e kėsaj shtėpie botuese, nė Londėr. Debatet rreth figurės sė saj kanė vazhduar edhe pas vdekjes duke gjeneruar interesime tė tjera nė qarqet fetare dhe akademike. Duket se ky ka qėnė shkaku qė botuesit prestigjioz tė Routledgeit presin me padurim librin e lektorit shqiptar.
Alpion ndryshe nga autorėt e tjerė nė librin e tij ėshtė munduar tė sjellė njė profil krejt tė ri tė kėsaj gruaje, e cila duke u shndėrruar nė njė VIP i shfrytėzoi mediat pėr interesat e saj fetare nė ndihmė tė varfėrve nė Indi.
Autori me mjeshtėri analizon se sa me rėndėsi ka qenė pėr Nėnė Terezėn pėrdorimi i masmedias pėrfshirė kulturėn e jetės sė VIPve, pa harruar kishėn dhe disa grupe politike. Gėzim Alpion, i cili ka pasur njė letėrkėmbim tė hershėm me shenjtoren shqiptare nė njė kapitull tė librit me shumė kujdes analizon fėmijėrinė e saj, nė Ballkan.
E gjithė puna e tij kėrkimore pėrfshinė njė analizė tė thellė pėrmbledhur nė kėtė libėr padyshim hedh njė dritė tė re rreth figurės sė kėsaj gruaje me plot influencė, gjė e cila do t'i ndihmojė sė tepėrmi atyre tė cilėt merren me studimin e asaj qė quhet kultura e VIP-ve.
Pyetur se si Gėzim Alpion ndjehet tani qė libri ėshtė nė libraritė britanike, me modesti pėrgjigjet:
"Uroj qė libri tė shėrbejė si njė inkurajim pėr studiuesit e rinj shqiptar qė tė botojnė veprat e tyre me botuesit mė prestigjioz". Mėnyra se si Nėnė Tereza e trajtoi median pėr tė realizuar qėllimin e saj nė jetė ėshtė njė arritje e madhe, e cila vlen tė studiohet nga ekspertėt e medias dhe akademike tė disiplinave tė teologjisė, sociologjisė, historisė, studimeve kulturore, dhe shkencave politike.
Njė nga qėllimet kryesore tė studimit ėshtė prezantimi i Nėnė Terezėn nė botėn akademike veēanėrisht nė studimet e medias pėr tė kuptuar me mirė kulturėn bashkėkohore tė famės si dhe sociologjinė e famės, thotė Alpioni.
Nėnė Tereza ėshtė njė person i famshėm serioz pėr dallim nga disa personalitete tė njohura nga bota e sportit, politikės dhe muzikės tė cilėt bėhen tė dėgjuar pėr disa ditė, pėr njė stinė dhe po qe se janė me fat pėr njė ose disa vite dhe pastaj mbulohen nga pluhuri i harresės. Ajo duhet studiuar nė mėnyrė shkencore dhe me integritet pėr tė thėnė hapur dhe me takt gjėra sensitive pėr Nėnė Terezėn qė deri mė sot nuk janė bėrė publike pėr arsye tė ndryshme.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė