Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-08-05, 09:43   #3
Domira
 
Avatari i Domira
 
Anėtarėsuar: 02-02-05
Postime: 16,716
Domira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėm
Gabim

I nderuari Arb tė pėrgėzoj pėr temėn qė ke hapur pėr Antropologun Kulturor dhe Figurės Popullore tė nderuarin dhe me veprėn e Tij gjithnjė tė pranishėm ne mesin tonė,Anton Ēetta.

Momentalisht nuk kam ndonjė artikull pėr Figurėn tonė tė Madhe Anton Ēettėn por nė mungesė tė materialeve pėr te cilat ti ke shprehur interesim po iu percjell pjesė tė parathėnies tė vetė autorit pra nga botimi i Anton Ēettes te dalė me 1995, NGA FOLKLORI YNE III-PLEQNI E TREGIME ETNOGRAFIKE.

Pjesė nga PARATHĖNIA

[i]Tė shumta kanė qenė konfliktet dhe kontestet ndermjet njerėzve nė pėrgjithsi nė marrėdhėniet e tyre ndėrnjerėzore. Tė shumta kanė qenė edhe mėnyrat se si ata i kanė zgjidhur ato, duke u mbėshtetur nė normat etike nė fuqi nė stadet e zhvillimit tė tyre ekonomiko-shoqėror.
Nė shoqėrinė patriarkale tė rendit shoqėror fisnor, gjatė feudalizmit mesjetar, qė vende vende, pėr shkak tė zhvillimit tė ngadalshėm ekonomik, zgjati deri vonė, njė ndėr format e zgjidhjes sė kėtyre kontesteve dhe konflikteve bėhejme anė tė pleqnive , ku zgjidheshin shumė ēėshtje civile, penale dhe konteste tė ndryshme. Nė kėto pleqni , qoftė para njė plaku tė afirmuar e mė shpesh nė kuvend tė pleqve ("meshlis" apo "mexhliz"), vlerėsohej pesha e deliktit, e fajit apo dėmit, caktoheshin sanksionet, duke u mbėshtetur nė Kanunin e Lekė Dukagjinit , sepse , gjatė sundimit osman ndėr ne, ligjet e Sheriatit zbatoheshin kryesisht ndėr qytete, ndėrsa popullsia fshatare, sidomos ajo e viseve malore, qė ishte larg qendrave administrative, u drejtohej pleqve nė kėso raste "ngatėrresash". Pleqnari apo pleqtė , njerėz tė mprehtė e tė ndershėm, tė cilėt gėzonin besimin dhe respektin e popullit dhe kishin autoritet, i zgjidhnin konfliktet dhe ēėshtjet me tė ndėrlikuara nė mėnyrė sa mė tė drejtė, qė tė mos dėmtohej i pafajshmi dhe t'i caktohej dėnimi adekuat fajtorit, duke u munduar " jo me i lanė hasėm, po me i lanė vllazėn".
Pėr ta lehtėsuar punėn e pleqnarėve pėr zgjidhjen e kontesteve tė ndryshme, me njė anė kontribuonin shpeshherė, kur e kėrkonte rasti, dėshmitarėt ndėrsa pėr plotfuqizimin e zbatimit tė pleqnive janė caktuar dorėzanėt nga tė dy anėt e palėve tė konfliktit.
Deri sot janė bėrė studime me vlerė mbi pleqnitė dhe pleqnarėt nė bazė tė materialeve ekzistuese, qė fatkeqėsisht nuk kanė qenė tė shumta, madje nė traditėn tonė pleqnitė deri vonė nuk janė mbledhur, sepse nuk konsideroheshin si lloj i veēantė i krijimtarisė popullore.
.................................................. ..................................................
Pleqnitė apo kallėzimet juridike nga tradita i kanė tė gjitha veēoritė karateristike tė llojeve tjera tė prozės popullore. Ato shquhen nė trajtat e veēanta tė rrėfimit shumė konciz, pėr dialogun e shkathtė dhe pėr ecurinė tradicionale tė narracionit, qė ėshtė karakteristike pėr llojet e prozės popullore nė tė cilat mbizotorėjonė elemnete realiste, siq janė kallėzimet dhe anekdotat.
.................................................. .................................................. .

PĖR TRI RASTE NUK DUHET ME U BA NGATRRESĖ
(Ladrovc, Suhareke)

Tri marime janė pa sevap: ma s'pari me ja dhanė dy flakaresha naj djali t'vogėl kur e ka ba naj gabim. Kjo punė s'ā' kurgja e s'vyen me ēue punėn ma larg.
Edhe pėr bimė t'vjeshtės, kur hanė gjaja n'vjeshtė, nuk āsht gja m'u ngatrrue, se dimnit bjen borė e shi e edhe kerret me ra asajde, dy javė para shingjergjit nuk dihet rrugė qi aty āsht ra. Nuk āsht halli m'u ngatrrue pėr ksi sźnesh.
Edhe pėr qen t'kudrės, me ja vra njanit ni klysh t'kudrės, nuk duhet me e ba punėn t'madhe, se kudra pjell tri herė n'sene ka shtatė klysh qi bajnė nizet e ni klysh. Pra s'ā nevoja m'u ngatrrue pėr ni klysh t'kudrės.
Pėr ksi rastesh nuk āsht nevoja m'u idhnue, m'u rritė sherri e m'u marrė n'qafė nakush.
______________________

I nderuar Arb ishte kėnaqėsi te marr pjesė nė temėn domethėnėse qe ke hapur.
Dukem ksajde pėrsėri me ndonji tregim tė ri :D

Ju pėrshėndes
Domira Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė