Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-06-09, 08:21   #114
Dani11
Banned
 
Avatari i Dani11
 
Anėtarėsuar: 21-12-05
Postime: 2,149
Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11
Gabim Titulli: Thesar hadithesh

Dyzet hadithe nė njė hadith
Dije se ēdo gjė qė Allahu ka pėrcaktuar pėr ty, gjithsesi do tė realizohet, kurse atė qė Allahu nuk ka pėrcaktuar pėr ty, kurrsesi nuk do tė realizohet.
E hėnė, 01 Qershor 2009 09:42

Transmetohet nga Selman el-Farisiu (Allahu qoftė i kėnaqur me tė), i cili kishte thėnė: "E kam pyetur Pejgamberin s.a.v.s. pėr dyzet hadithe, e ai mė ėshtė pėrgjigjur: "Cilido pjestarė i ummetit tim qė i mėson (dhe i praktikon nė jetė) kėto hadithe, do tė hyj nė Xhennet". Unė e pyeta: "Cilat janė kėto hadithe o i Dėrguar i Allahut? – Ai tha:
1. Tė besosh nė Allahun;
2. Tė besosh nė Ditėn e Gjykimit;
3. Tė besosh nė Melaiket e Tij;
4. Tė besosh nė Librat (e shenjta);
5. Tė besosh nė Pejgamberėt (e Allahut);
6. Tė besosh nė Ringjalljen pas vdekjes;
7. Tė besosh nė Pėrcaktimin e Allahut (Kader) dhe se ēdo e mirė dhe e keqe ėshtė prej Allahut tė Lartėsuar;
8. Tė dėshmosh se askush nuk meriton tė adhurohet pos Allahut, dhe se Muhammedi (s.a.v.s) ėshtė i Dėrguari i Allahut;
9. Tė falėsh ēdo namaz nė kohėn e vet duke qenė me abdes tė plotė (d.m.th. ta pėrsosėsh abdesin nė formėn mė tė bukur duke zbatuar tė gjitha rregullat e tij);
10. Tė japėsh Zekatin (kuptohet ai qė ka pasuri dhe arrinė sasinė e caktuar);
11. Tė agjėrosh muajin e Ramazanit;
12. Tė kryesh Haxhin nėse ke pasuri;
13. Tė falėsh 12-tė rekate sunnet (muekkedeh-tė fortė) pėr ēdo ditė; (sipas njė hadithi tjetėr kėto rekate sunnet janė: 2 rekate para farzit tė sabahut, 4 rekate para dhe 2 pas farzit tė drekės, 2 rekate pas farzit tė akshamit dhe 2 pas farzit tė jacisė);
14. Ēdo natė mos e lė pa e falė namazin e vitrit;
15. Mos i bėn Allahut shirk; (mos i shoqėro dikėnd tjetėr nė adhurim, se shirku ėshtė mėkat i madh);
16. Mos u bėn i padėgjueshėm dhe mosrespektues ndaj prindėrve tu;
17. Mos e ha pasurinė e jetimit pa tė drejtė;
18. Mos pi alkool (pije dehėse);
19. Mos bėn kurvėri (zina, prostitucion);
20. Mos u beto rrejshėm nė Allahun;
21. Mos dėshmo rrejshėm (nė dėm tė tė tjerėve);
22. Mos i ndjek epshet tua (tė sėmuara);
23. Mos e pėrgojo vėllain tėnd musliman;
24. Mos i akuzo gratė e ndershme pėr imoralitet;
25. Mos ki smirė ndaj vėllait tėnd musliman (dhe mos pėrhap fjalė tė kėqija pėr besimtarėt);
26. Mos bėn shaka me njerėz, me qėllim qė t'i fyesh dhe t'i ofendosh;
27. Mos u zhyt nė lojra dhe argėtime; (Pejgamberi a.s. nuk i ka ndaluar lojrat qė janė tė dobishme pėr trupin dhe shėndetin e njeriut, pėrkundrazi nė njė hadith tjetėr ka thėnė: "Mėsojuni fėmijėve tuaj notin, gjuajtjen me shigjetė dhe kalėrimin", mirėpo qėllimi kėtu ėshtė qė tė largohesh nga lojrat e ndaluara siē janė llojet e ndryshme tė bixhozit etj., dhe njėkohėsisht tė mos zhytesh tepėr nė lojra dhe sporte tė ndryshme tė cilat tė largojnė nga adhurimi dhe pėrmendja e Allahut);
28. Askujt mos i thuaj "hej, shkurtabiq...(apo diē tjetėr)" , duke dėshiruar mė kėtė nėnēmimin e tij;
29. Mos e pėrqesh asnjė njeri (kushdo qoftė ai);
30. Mos i pėrhap fjalėt e huaja nė mesin e njerėzve (p.sh. si t'i thuash dikujt: "A ke dėgjuar se ēfarė ka thėnė filani pėr ty?);
31. Tė falėnderosh shumė Allahun e Lartėsuar pėr begatitė e Tij tė panumėrta;
32. Tė jesh i durueshėm (tė bėsh sabėr) nėse tė godet ndonjė bela apo fatkeqėsi;
33. Mos ji i sigurtė se Allahu nuk do tė dėnoi; (mos ji i bindur se me siguri do tė shpėtosh nga dėnimi i Allahut xh.sh., por gjithherė t'i kėrkosh falje Atij, t'i shtosh edhe mė tepėr adhurimet ndaj Tij se ndoshta do tė gjesh shpėtim);
34. Mos i shkėput lidhjet familjare (farefisnore);
35. Duhet tė kesh raporte dhe marrėdhėnie tė mira me tė afėrmit tu;
36. Mos e mallko askėnd prej krijesave tė Allahut;
37. Pėrkujto Allahun sa mė shumė (duke bėrė dhikėr), sidomos fjalėt: "Estagfirullah (Kėrkoj falje nga Allahu), Allahu Ekber (Allahu ėshtė mė i madhi) dhe La ilahe il-lall-llah (S'ka tė adhuruar pos Allahut);
38. (Kurrsesi) Mos e lė namazin e xhumasė dhe dy bajrameve;
39. Dije se ēdo gjė qė Allahu ka pėrcaktuar pėr ty, gjithsesi do tė realizohet, kurse atė qė Allahu nuk ka pėrcaktuar pėr ty, kurrsesi nuk do tė realizohet;
40. Mos e braktis leximin e Kur'anit nė ēfarėdo situate (vazhdimisht lexo Kur'an aq sa ke mundėsi dhe nė ēfarėdo gjendjeje qė je)."

Nė fund Selmani tregon: "Pastaj e pyeta Pejgamberin s.a.v.s.: O i Dėrguar i Allahut, po ēfarė shpėrblimi ka ai qė i mėson (dhe i praktikon) kėto hadithe? Pejgamberi s.a.v.s, tha:– Allahu i Lartėsuar do ta ringjallė Ditėn e Kijametit sė bashku me Pejgamberėt dhe dijetarėt."

(Transmeton El-Hafidh ebul-Kasim bin Abdurr-rrahman bin Muhammed bin Is'hak bin Mundete; El-Hafidh ebul-Hasan Alijj bin ebi El-Kasim bin Babevejhi Er-Razi; Ibn Asakiri dhe Er-Rafiu nga Selman el-Farisiu (Allahu qoftė i kėnaur me tė).

Pėrktheu dhe pėrshtati nga gjuha arabe: Enes KOSHI

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Dani11 : 02-06-09 nė 08:22
Dani11 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė