Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-04-07, 00:08   #1
budo785
 
Avatari i budo785
 
Anėtarėsuar: 13-02-07
Postime: 209
budo785 i dashurbudo785 i dashurbudo785 i dashurbudo785 i dashur
Gabim A eshte terrorizmi i dukshem?

Shume rrefim interesant per ta shqyrtuar realitetin.......


Vėrtetė unė jam terrorist..?


Pjesa e parė

Ne librin “Vėrtetė una jam terrorist ? pėrshkruhen kujtimet e njė qytetari irakian, i cili arrestohet nga ushtarėt amerikan me pretekstin e armėmbajtjes paleje dhe bashkupunim me terroristėt. Pastaj nė burg i nėnshtrohet maltretimeve dhe dhunės sė ushtarėve amerikan dhe nėn kėrcnimet e tyre se mė nuk do ta shoh asnjehrė familjen dėrgohet nė disa misione tė dirigjuara nga ushtria amerikane, vetėm qė edhe njėherė tė ket mundėsi ta shoh familjen e tij. Kėtė libėr tė autorit Mehdi Latif, ku pėrshkruan kujtimet e tij do ta transmetojmė nė disa pjesė.
Arrestimi

E dija se afėr shtėpisė sime, e cila ndodhej nė mes tė njė rrugice tė ngusht, janė tė zėnė me vrasje, arrestime dhe me bastisje tė shtėpive. Po ashtu e dija qė shumica e banorėve tė lagjes sime posedojnė armė dhe nganjėherė rradhiten nė mesin e atyre qė pėrdorin dhunėn. Madje e njohė njė fqiun tim, i cili mė thoshte se me njė gjuajtje qė kishte bėrė kishte vrarė dy ushtarė amerikane. Unė isha i vetmi banor i lagjes qė nuk iu kisha bashkangjitur luftėtarėve ēlirimtar, dhe nė kėtė moment derisa ata po bastisnin lagjen time unė isha i sigurt se nuk do tė kenė punė me mua. Edhe fėmijėt i kisha tė vegjėl, dhe nuk mund tė bėnte gjė as vajza ime dymbdhjetė vjeēare, as vajza tjetėr, e cila sapo kishte mbaruar klasėn e parė fillore, po ashtu as djalim im katėr vjeēar nuk kishte ndonjė rrezik pėr shtypėsit. Gruaja ime e re aq shumė e kishte zemrėn e dobėt sa qė derisa vija nėshtėpi me vete mendoja se tani atė, nga dėgjimi i kėtyre vrasjeve, plagosjeve dhe arrestimeve, do ta lėshoj fare zemra. Zėrat e armėve e frikėsonin shumė ate, madje nuk kishte fuqi as ta shikoj ndonjė armė. Njė ditė prej ditėve, njė i ri nga tė afėrmit tanė erdhi nė shtėpinė tonė qė t’i fshehte armėt qė i kishte tė tepėr pėr momentin, ajo as qė pati guximin t’i shikonte ato dhe njė herė kur i shikoi padashje filloi tė dridhej tmerrėsisht, kėshtu qė, pasi edhe unė nuk desha qė tė ngatėrrohem nė gjėra tė kėtilla nuk pranova qė ai t’i fshihte armėt nė shtėpinė tonė. Duhet tė them se kur djaloshi i solli armėt pėr t’i fshehur nė shtėpinė tonė, deri atėherė sytė tonė asnjėherė nuk kishin parė dhe nuk besonim dotė qė sulmi shtazarak i tyre mbi lagjen tonė tė jetė i llojit tė kėtillė. Atė natė e shqelmuan dhe e thyenė derėn e shtėpisė sonė dhe hynėn brenda nė mėnyrėn e tyre luftarake. Nė fillim disa prej tyre uleshin dhe me armėt e tyre ruheshin nga ata qė sulmonin, nė kėtė mėnyrė, duke ecur barkazi pėrgatisnin gjendjen pėr sulmin e parė dhe krijonin rrugė tė sigurta pėr tė sulmuar. Oborri ynė u mbush plotė ushtarė dhe filluan t’i afroheshin ballkinit, i cili gjendej i kthyer kah oborri. Unė dhe gruaja i kishim pėrqafuar fėmijėt dhe tė gjithė sė bashku ishim bėrė tubė nė fund tė dhomės, me qėllim qė xhamat e dritareve qė thyheshin nga plumbat e ushtarėve mos tė na dėmtonin. Edhe dėrėn e ballkonit e cila hyrjen e kishte nė dhomėn ku ishim tubuar e thyen me shqelma, nė mėnyrėn e tyre shtazarake. Dhe pėrnjehrė nė dhomė u futėn dy persona tė armatosur, armėt e tė cilėve ishin gati pėr tė gjuajtur. Pastaj edhe tre persona tjerė iu bashkuan kėtyre. Kur njėri nga ushtarėt na pa neve tė tubuar nė kėndin e fundit tė dhomės bėrtiti me zė tė lartė dhe filloi tė gjuaj, kėshtu qė e shkatėrroi, murin, derėn dhe ēdo gjė qė pat nė kuzhinė. Lusteri, frigoriferi, karrigat dhe tavolinat u shkatėrruan plotėsishtė dhe asnjėra nga to nuk ishin nė gjėndje qė t’i njihnim si mė parė. Nuk e dij se nga ēdo automatikė i tyre sa qindra plumba u zbrazėn nė shtėpinė tonė. Nga plumbat e shumtė kishte rėnė i gjithė qyreēi nga muret. Pėr njė moment njėri nga ta dha urdhėr qė tė ndėrpritej e shtėna. Ēdo vend e kaploi njė qetėsi mortore. Madje unė dhe familja ime nuk merrnim as frymė. Amerikani i cili kishte dhėnė urdhėr qė tė ndaleshin tė shtėnat, dhebėri me shenjė qė tregonte qė akoma tani na kishte parė. Nė fillim na u sul me tyten e automatikut dhe pastaj me qytėn e tij dhe fliste diēka qė ne nuk kuptonim asgjė nga fjalėt e tij. Pas goditjeve tė ashpra qė morėm, kuptuam qė duhej qė t’i ngrisnim duart mbi kokė dhe tė dalim jashtė nė oborr. Nuk e dij se ēfarė force i erdhi gruasė sime qė nuk u humbi vetėdijen nė atė moment. I mori fėmijėt para vetes dhe pas meje doli jasht. Posa dolėm jasht pash njė ushtarė qė qėndronte pas derės, dy tė tjerė nė tė dy anėt e ballkonit, dy tė tjerė nė mes tė oborrit dhe katėr ushtarė tė armatosur gjer nė dhėmbė qėndronin prapa dėrs sė hymjes. Pėrnjeherė na mbyllėn sytė me disa qese tė najllonit, me qėllim qė mos t’i shihnim ushtarėt tė cilėt gjendeshin nė oborrin tonė. Nė realitet, ushtarėt me helmeta dhe me syza qė ia mbulonin sytė, me rroba tė trasha, dhe padyshim qė nėnė rroba kishin edhe jelekėt anti-plumb, po t’i kishim shikuar ata me orė tė tėra nuk do tė mund qė t’i dallonim njėrin prej tjetrit. Kur na shtynė nga prapa atėherė e kuptova se ēka dėshirojnė nga ne. Dėshironin qė tė na merrnin me vete pėr tė na burgosur. Kur shkelėm tokėn e oborrit na u pėrkeqėsua gjendja. Me goditje tė rėnda nga prapa na shtynin qė tė ecnim para dhe nė drejtim qė nuk e dinim, dhe kėto ēaste tragjike i shoqėronte britma e mėdha dhe tė egra tė ushtarėve amerikane. Gruaja ime gjėmonet shumė lehtė, kurse vajza ime e madhe qante ngadale nga frika e madhe qė kishte. I dėgjoja shumė mirė tė qarat e vajzave tė mija dhe e kuptoja se janė duke mė shoqėruar mua. Por zėri i djalit tim katėr vjeēar vetėm sa shkonte e largohej nga unė, dhe posa doja qė tė ndaloja dhe tė pėrqėndrohem te zėrat e fėmijve, menjėherė pasonte shtyrja nga mbrapa e ushtarėve amerikan, dhe me qėllim qė tė mos dėgjohej zėri i tyre flisnin qetė dhe jepnin urdhėra ngdalė. Nga zėrat e tyre dhe qindra zėra tjerė, toni i tė cilėve biente nė muret dhe ktheheshin prap te ne, e kuptova se jemi nė fund tė rrugicės. Nė atė moment mua mė mbėshtetėn pėr njė murė tė hekurt. E preka me dorė murin e hekurt dhe kuptova se isha mbėshtetur nė njė kamion ushtarak. Mė detyruan tė ngjitem lartė dhe tė futem brenda nė te. Pasi hypa lartė mė shtypėn supet. Kur e bėnė kėtė gjė mendova se mbi kokėn time ėshtė ndonjė tavan dhe mė ndihmojnė qė koka ime mos t’i biej tavanit, por kur vėrejta se mė shtypin katėr duar atėherė e kuptova se duhej qė tė ulesha nė gjunj. Ato katėr duar mi rrotulluan gjunjėt dhe duart mi lidhėn nga prapa me njė litar apo fije peni tė hollė. Nga prapa mė ranė nė kokė mė dhe para se tė alivanoseja dėgjova klithjet e gruas sime.


__________________
Dy pika loti rane mbi qelq
E un per ty se cndjeva mall
......
budo785 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante