Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-04-07, 00:10   #3
budo785
 
Avatari i budo785
 
Anėtarėsuar: 13-02-07
Postime: 209
budo785 i dashurbudo785 i dashurbudo785 i dashurbudo785 i dashur
Gabim

Pjesa e dytė
Vazhdojmė me pjesėn e dytė tė librit i cili pėrshkruan kujtimet e njė tė burgosurit irakian nga ushtarėt amerikan. Personi nė fjalė nuk ishte aspak i rrezikshėm dhe ishte njė person i zakonshėm. Por ushtarėt amerikan duke ia pėrkatitur njė komplot arrestojnė atė dhe familjen e tij pastaj I burgososin nė burg. Ndėrsa ata nė burg bėhen object I maltretimeve dhe sjelljeve brutale tė ushtarėve amerikan. Nė kėtė pjesė do te pershkruajm marrjen nė pyetje nga ushtarėt dhe pėr personat e tjerė tė burgosur nė kėtė qeli tė burgut.

Marrja nė pyetje
Tė nesėrmen e asaj dite, nė nėntokėn e trishtueshme tė kėtij burgu u mora nė pyetje nga tre persona, dy nga tė cilėt flisnin shumė bukur arabishtėn dhe kishin dialekt tė sionistėve izraelit. Personi i tretė nuk fliste fare, por urdhėrat dhe fjalėt e dy personave tjerė tė cilėt flisnin nė gjuhėn arabe i kuptonte shumė mirė. Ishte trupmadh, kishte fytyr tė shumtuar dhe tė urrejtur. Mė dukej sikur ishte profesionist i torturave dhe ishte urdhėrues i atyre dy personave tjerė. Aq leht dhe qetė maltretonte sa qė dukej se thyente shkopinj apo sikur ishte duke pastruar me fshese. Nė mėnyrė profesinale mi kapte kėmbėt dhe mė lente me kokė te poshte dhe kėmėbet mi lidhte nė njė hekur qė ishte na tavan, nė kėtė mėnyrė unė qėndroja me kokė te poshtė dhe nė tė njėjtėn kohė mė biente me kamxhik. Me tė vėrtetė nė atė moment ēka do qė tė mė kishin pyetur do t’i thoja, por marrėsit nė pyetje, apo mė mirė tė them maltretuesit mė pyetnin pėr disa gjėra qė shpirti dhe veshi im asnjėherė nuk kishte dėgjuar pėr gjėra tė kėtilla. Mė pyetnin: “vendi ku janė fshehur lėndėt shpėrthyese?”, “armėt?”, “lloji i tyre?”, “numri i armėve?”, “ku e keni fshehur barutin?”, dhe nė kėtė mėnyrė vazhdonin tė goditurat, nė kėmbė dhe nė kokė mė kishte rėnė gjaku nga kėmbėt, i cili mė jipte mund e siklet aq shumė. Nuk e dij se sa zgjati kjo gjendje. Aq shumė kisha bėrtitur nga dhimbjet sa qė mu kishte shterrė zėri plotėsishtė. Dėshiroja qė njėri nga kėta shqelma tė mė kishte ra nė tru dhe t’kisha shpėtuar nga kėto dhimbje. Nuk e dija se a mė kishte mbetur diēka nga kėmbėt apo jo. Sikur ma lexuan kėtė mendim dhe menjėherė filluan tė mė goditnin nė gjunjė dhe nė kėmbėt mbi nėn gjunjė, madje mė goditnin aq frot sa qė fillova ta humb edhe vetėdijen. Nga shqelmat qė mė goditnin kokėn dhe gjoksin, u pėrpoqa tė shfrytėzij vendin e atyre dhe tė kapem pėr kėmbėt e tyre, por kėtė e kuptuan shuėm shpejt. Ishin shumė prefesionalistė dhe me eksperiencė. Nė atė moment ndaluan torturimin dhe mė detyruan tė vrapoja, kėmbėt mu kishin bėrė aq shumė tė pandjeshme sa qė nuk kuptoja se isha duke vrapuar me kėpucė tė zbathura apo mbi pambukė. Pastaj pa mė pyetur asgjė ma vunė qesen nė kokė dhe duart mi lidhėn prapa, nė kėtė gjendje mė ēuan nė qeli. Kėtė herė ma hoqėn ata vet qesen nga koka dhe e morėn me vete. Mė sillej koka dhe fillova tė mos shoh asgjė. I mbylla sytė dhefilloja tė gjėmoja me ze tė lartė, por gjėmimet u detyrova t’i ndalja me bėrtimėn e gardianit. Mė von kur mu ndal frymėmarrja u duk nje amerikan trupshkurtėr, i cili fliste me njė zė tė butė dhe donte tė trėgonte se ishte bujarė, me gėrshėr apo me diēka tjetėr ma preu litarin e duarve dhe mi liroi ato. Bėri njė buzėqeshje tė pakuptimtė dhe shkoi. Pėr herė tė parė sytė mė shkuan te kėmbėt nga tė cilat gjaku rridhte sikur lumė. Kurse nga bėrryli i dorės e te posht, gishtat mu kishin ajur dhe mu kishin bėrė si ndonjė top futbolli. Para se t’i shihja kėmbėt mendoja se nuk mė ka mbetur asgjė nga gishtat dhe nė ta nuk ka mbetur lėkura e as ndonjė kockė e pathyer, por sikur torturuesit punėn e tyre e bėnin nė mėnyrė tė pėrpiktė, ngase plagėt nuk ishin aq tė thella por kishin dhimbje tė papėrshkrueshme. Pasi vėrejta se kėmbėt mė erdhėn nė gjendjen e pėrparshme atėherė u ndjeva pak mė mirė dhe fillova tė mendoj pėr shkakun e burgosjes sime dhe tė familjes sime. Po aq shumė qė thellohesha nė mendime dhe tė kaluarėn tone e gjykoja nė mėnyrė kritike, por nuk gjeja asnjė shkak tė vogėl pėr tu arrestuar. Dhe kjo gjė mė bėntė mė tepėr qė tė ndihesha keq dhe tė nervozohesha. Nuk kisha as njė shok qė kėtė ēėshtja ta diskutoja me te. Posaēėrisht, arrestimi i antarėve tė familjesė dhe torturimi c’njerėzor qė mu bė nga ana e ushtarėve amerikane, mė bėnte qė tė ēmėndesha. Mė nė fund ēmund tė dėshironin ata nga unė? Pyetjet e palogjikshme tė tyre qė m’i shtronin gjatė torturimit, nuk kishin as nevoj pėr ndonjė pėrgjigje sepse ishin tė kota, dhe si dukej nuk kishin shumė vlerė pėr ta, sepse ata gjatė marrjesė nė pyetje vetėm se thonin fjalė fyese pėr tė mė bėrė presion psiqik. Ndoshta pas kėtyre pretendimeve tė tyre fshihej diēka qė unė nuk mund ta kuptoja. O Zoti im! Ē’kanė pėr qėllim me te? Dhe pasi qė mė dy herė shkova nė dhomėn e torturimit nuk arrtia qė tė kuptoj qėllimin e tyre. Pastaj e kuptova se ata jo vetėm qė kishin informacione pėr emrin dhe profesionin, por ata kishin informata edhe pėr imtisirat e edukatės sime dhe ta afrėmve tė mij. Nuk e kuptoja se, me gjithė problemet qė kishin kėta kidnapues dhe presionet qė bėheshin nga populli i Irakut ndaj tyre, ēfarė dobie kishin nga gjithė kjo humbje energjie dhe e kohės, pėr ēfarė e bėnin kėtė ? Ata e dinin qė unė isha 38 vjeēar, dhe qė isha tregtar qė shitja gjėra, qė legalishte apo ilegalisht hynin nė Irak. Nganjėherė bėja sport dhe kisha trup tė fuqishėm. Isha njeri qė jetoja nė mesin e popullit dhe njohė shumė njerėz, madje kam punė me shumė njerėz nė rrethin tim. Madje ata e dinin se nuk mė lidhė asnjė gjė me plotikėn, edhe nė kohėn e Sadam Hysejnit por edhe pas pushtimit tė Irakut nga forcat e koalicionit nuk e kam lejuar veten qė tė futem nė poltikė. Ata e dinin se jam njeri familjar dhe qė bėja ēdo gjė pėr plotėsimin e dėshirave tė tyre. Pėr kėtė gjė dhe disa herė derisa mė dėrgonin nė dhomėn e torturimit dhe nė dhomėn nėntoke ku maltretonin tė burgosurit, me qėllim kalonim para qelse ku ishin familja ime, qė tė mė torturonin me zėrat e klithjeve dhe qarjeve tė gruasė dhe fėmijve. Zėrat e qarjeve dhe lutjeve tė tyre pėr mua, ishin aq tė mundimshme dhe mė krijonin njė gjendje tė paimagjinueshme sa qė torturat fizike qė mi bėnin mė vonė mė dukeshin si normale. Aq shumė nuk ndikonin tek unė sa zėrat dhe klithjet e fėmijve. Mė nuk mi lidhnin duart por goditjet me kamxhik dhe shqelmet vazhdonin pėrsėri. Torturuesit para lutjeve tė mia, ata shtronin po ata pyetje qė edhe vet e dinin se nuk kam pėrgjigje pėr t’i dhėnė. Njėherė duke mė goditur mė njė shkop tė trashė mė goditėn nė sy dhe filloi tė mė rrjedhė gjakė i madh. Djersa dhe gjaku mi kishin lagur tė gjitha rrobat. Kisha arritur nė njė gjendje sa qė mė nuk kishte rėndėsi vėrbėrimi i syrit tim tė djathtė. Nė mesditėn e po asaj ditė ngase nuk mė ndalej gjakėderdhja erdhi gardiani hapi derėn dhe mė dėrguan nė njė spital nė mes tė shkretetirės, posa mė dėrguan aty mė bėn pavetėdije. Kur u kthyem nga spitali ma kishin lidhur kokėn dhe syrin dhe e dija se mė kishte plasur syri dhe ma kishin nxjerrur atė nga vendi. Nuk e dij pėr kėtė gjė apo kishin ndonjė shkak tjetėr, por qė nga kjo ditė pėrfunduan maltretimet dhe torturat. Mandej syrin dhe kokėn ma mjekonin shumė me kujdes dhe nė mėnyrė tė rregullt. Ndoshta edhe ishte premtimi im qė u kisha dhėnė torturuesve dhe atyre qė mė merrnin nė pyetje pėr tė bashkėpunuar pėr ēdo gjė qė do tė mė thonin.
__________________
Dy pika loti rane mbi qelq
E un per ty se cndjeva mall
......
budo785 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė