Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-01-08, 00:57   #38
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Raca Shqiptare

Nė kėtė kohė eksistenca e njė Shqipėrije kombėtare, «e njė toke tė banuar vetėm prej kėsaj race», nuk munt tė vihet nė dyshim. Kur Ivan Aseni, Car i Bullgarve, ai qė do t'i jepte funt Despotatit t'Epirit, fal njė piivilegj tregtije, e vėndos krahinėn e Devollit nė «tokėn e Arbanases.» Mbishkrimi i mirėnjohur i Tėrnovos, nė tė cilin Sovrani bullgar numron tė gjitha pronat e tij, shėnon edhe njė «tokė e Arbanases» pranė njė «toke greke» ... Barinjt shqiptarė, njė soj si barinjt e famshėm vllehė, pėrmėnden nga gjysma e shekullit tė XIII.» 13)

Me shekullin e XlV-tė fillon tė bėhet fjalė edhe njė herė pėr Sėrbėt. Kėta nisėn t'organizohen politikisht e ushtarakisht. Mbretrija e themeluar prej Stefan Nemanjės zgjati thuajse njė shekull dhe, nėn Stefan Dushanin, u zgjerua kaq shumė sa pėrmblodhi nė gjirin e sajė, pėrveē Sėrbis sė Vjetėr, edhe tė gjithė Shqipėrin me kufijt ethnikė tė sotshėm, Greqin, Maqedhonin e njė pjesė tė Thrakės. Stefan Dushani vetė, ditėn e pashkėve tė vitit 1346, u kurorzua «perandor i Sėrbėve, Shqiptarėve, Bullgarėve dhe Grekėve» prej patriarkut sėrb tė Shkupit nė prani tė patriarkut bullgar t’Ohrit, tė kryeigumenit tė Malit tė Shėnjtė e tė shumė peshkopve tė tjerė, tė mbledhur nga tė gjitha viset e Mbretėris sė tij tė gjėrė dhe po pėrgatitej pėr t'i rėnė Kostantinopolit 14). Por vdekja e tij e papritur (1355) shkaktoi edhe vdekjen e rrezikut sllav pėr Bizancin dhe pėr vėndin t'onė. Princat e vogjėl u shpallėn me njė herė mė vehte dhe prenė ēdo marėdhėnje me Sėrbėt. Tyrqit, mė nė funt, i dhanė shkelmin e vdekjes organizimit tė Car Dushanit kur, nė luftėn e Kosovės (1389), vranė krajlin e tyre tė funtėm, Lazarin.

_____________
13) JORGA : «Bréve Histoire de l'Albanie etc.», faqe 21, 22.
14) Nė vėnt qė t'i nėnshtronte, Perandori Sėrb u mundua mė shumė qė tė bėhej mik i Shqiptarvet e prandaj jo vetėm u suall mjaft mirė, por edhe futi shumė ndėr ta n'ushtrin e tij tė madhe. «Venetikasit i quanin ushtarėt e Gjeneralit tė tij Perljubi, qė hyri gjer nė kėshtjellin e Pteleonės, me emrin Albanenses». Dr. Milan SYFFLAY : «Sėrbėt dhe Shqiptarėt», Tiranė, 1926, faqe 113.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė