Shiko Postimin Tek
Vjetër 16-09-12, 19:55   #74
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Re: Kronikat e Tursun Beut

http://www.youtube.com/watch?v=S7gYo5NXIYo

Gjuha shqipe

Porsi kanga e zogut t'verës,*
qi vallzon n'blerim të prillit;*
porsi i ambli fllad i erës,*
qi lmon gjit e drandofillit;*
porsi vala e bregut t'detit,*
porsi gjáma e rrfès zhgjetare,*
porsi ushtima e nji tërmetit,*
ngjashtu á' gjuha e jonë shqyptare.*

Ah! po; á' e ambël fjala e saj,*
porsi gjumi m'nji kërthi,*
porsi drita plot uzdajë,*
porsi gazi i pamashtri;*
edhe ndihet tue kumbue;*
porsi fleta e Kerubimit,*
ka'i bien qiellvet tue flutrue*
n't'zjarrtat valle t'ameshimit.*

Pra, mallkue njai bir Shqyptari,*
qi këtë gjuhë të Perëndis',*
trashigim, që na la i pari,*
trashigim s'ia len ai fmis;*
edhe atij iu thaftë, po, goja,*
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;*
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,*
flet e t'veten e lèn mbas dore.*

Në gjuhë shqype nanat tona*
shi prej djepit na kanë thánun,*
se asht një Zot, qi do ta dona;*
njatë, qi jetën na ka dhánun;*
edhe shqyp na thanë se Zoti*
për shqyptarë Shqypninë e fali,*
se sa t'enden stina e moti,*
do ta gzojn k'ta djalë mbas djali.*

Shqyp na vete, po pik' má para,*
n'agim t'jetës kur kemi shkue,*
tue ndjekë flutra nëpër ara,*
shqyp má s'pari kemi kndue:*
kemi kndue, po armët besnike,*
qi flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet,*
kah kanë dekë k'ta për dhé t'Parvet.*

Në këtë gjuhë edhe njai Leka,*
qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xúni,*
në këtë gjuhë edhe Kastriota*
u pat folë njatyne ushtrive,*
qi sa t'drisë e diellit rrota,*
kanë me kenë ndera e trimnive.*

Pra, shqyptarë çdo fès qi t'jini,*
gegë e toskë, malci e qyteta,*
gjuhën t'uej kurr mos ta lini,*
mos ta lini sa t'jetë jeta,*
por për té gjithmonë punoni;*
pse, sa t'mbani gjuhën t'uej,*
fisi juej, vendi e zakoni*
kanë me u mbajtë larg kambës s'huej,*
N'per gjuhë shqype bota mbarë*
ka me ju njohtë se ç'fis ju kini,*
ka me ju njohtë për shqyptarë;*
trimi n'za, sikurse jini.*

Prandaj, pra, n'e doni fisin,*
mali, bregu edhe Malcija*
prej njaj goje sod t'brohrisim:*
Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia!

Herën e fundit është Redaktuar nga Hajra : 16-09-12 në 19:58
  Përgjigju Me Kuotë