Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-09-12, 21:01   #33
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēfarė thonė tė huajt pėr Shqiptarėt?

Xhorxh F. Wiliams: ''Shqiptarėt''


Nuk vij tė flas si mik i njerėzisė, por vij si mik dhe adhuronjės i racės shqiptare. Dashuroj Shqipėrinė, dashuroj burrat e Shqipėrisė siē dashuroj Amerikėn, siē dashuroj burrat qė i kanė dhėnė lirinė Amerikės. Shqipėria do tė jetė e lirė. Shqipėria i ka dhėnė pesė imperatorė Romės dhe gjaku i shqiptarėve ka forcuar kombet e tjerė. E lashė Shqipėrinė nė vuajtje dhe tė mbytur nė gjak nga faji i Evropės, e cila tani po lan gjynahet e saj. Unė protestova kundėr paudhėsisė sė Evropės kundrejt Shqipėrisė, lashė vendin tim zyrtar dhe ju siguroj, qė unė besoj, se ajo ditė qė unė protestova pėr Shqipėrinė, ėshtė dita mė e lumtur e jetės sime… Tregtia e Amerikės duhet tė jetė e lirė pėr kombin shqiptar, qė ėshtė vėllai i kombit amerikan. Unė jam gati pėr ēdo shėrbim pėr lirinė dhe shpėtimin e Shqipėrisė, edhe me jetėn time." - Xhorxh Fred Uiliams (Nė mitingun e organizuar pėr tė mbrojtur tė drejtat e kombit shqiptar, Boston, 7 Nėntor 1915).





SHQIPTARĖT

Xhorxh F. Wiliams
(1852-1932)

I. TOKA DHE BANORĖT

Shqipėri, lejomė tė hedh sytė e mi
Mbi ty o nėnė e rreptė burrash t'egėr!
(Bajron)

"Bah! Shikoni kėta barbarė!" - ka thirrur ēdo tiran qė ka shtyrė nė fatkeqėsi viktimėn e vet, por mė nė fund e ka parė tė pamundur ta bėjė skllav. Historia e dhimbėshme e Shqipėrisė nuk i ėshtė treguar popullit tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Kjo ka qenė zhdukur nė vendin e Bajronit dhe tė shteteve tė mėdha, tė cilėt kanė vendosur tė zhdukin nga faqja e dheut kėtė popull heroik.
Nė sallat e errėta tė Dipllomacisė Europiane pėr shekuj me radhė ka qenė mbyllur dhe mundur fati i Shqipėrisė. Edhe tani me lot nė sy dhe mjaft e dobėsuar nga robėria dhe padrejtėsia e shekujve, po nxjerr duart thatanike pėr tė kėrkuar drejtėsi dhe liri; por akoma mė kot. Po shpėrblimi i mėkateve ėshtė vdekja dhe kujdesi i drejtė i Perėndisė nxjerr pėrpara faktin qė gjendja e keqe e sotshme e Europės rrjedh drejpėrsėdrejti po nga ajo politikė qė pėrdori pėr Shqipėrinė.

Me gjithė se nė mėnyrė tė pėrmbledhur, propozoj qė ta them unė kėtė ndodhi, tė pėrshkruaj tokėn, origjinėn, gjuhėn, zakonet dhe historinė e kėtij populli, intrigat e Europės pėr ta mbajtur kėtė popull skllav tė Turqisė, mundimet dhe kėrkesat e drejta tė tij pėr liri dhe indipendencė, dhe mė nė fund se si Amerika mund tė ndihmojė duke i prirė kėtij kundrejt tė drejtave tė tij.

Toka e Shqiptarėve

Avlanon ishte njė pjesė e vogėl e kėsaj toke, prej tė cilės ata qė shkelėn Shqipėrinė krijuan emrin Albania nė tė XI shekull. Emri i vėrtetė i kėsaj toke ėshtė Shqipėri dhe populli "shqiptar", qė dmth "toka e bijt e shqipes". Shqipėria nė mes tė Malit tė Zi dhe Austrisė nga veriu, tė Serbisė nga Lindja dhe tė Greqisė nga Jugu, shtrihet gjatė bregut italian ku qytete dhe limane prej Brindisi deri nė Venetik duan tė thonė se janė kryelartė me pėrparimin dhe lumturinė e tyre pėrpara anės sė detit tė shkretė tė fqinjės sė vet.

Si nė Jug dhe nė Veri tė Shqipėrisė ka limane tė bukur dhe lumenj tė mėdhenj e tė mrekullueshėm. Buna, Drini dhe Liqeni i Shkodrės janė tė pavozitshėm. Duhet qė nėpėrmjet tyre tė zhvillohej njė tregėti e madhe, e pėrgjithėshme; katėr limane tė tjerė gjatė bregut shqiptar janė pa mole dhe pa farė pėrmirėsimi. Lumenjtė janė tė mbushur dhe tė pavozitshėm; pyje tė mėdhenj po kalben nė baltė dhe moēale; fusha tė mėdhaja dhe pjellore shėrbejnė vetėm si njė kullotė e dobėt pėr tufat e dhenve tė njė race shumė tė dobėt; i vetmi plug ėsht ėparmėnda e drunjtė e antikitetit romak. Minierat e punuara prej romakėve dhe venecianėve janė zhdukur nga pamja dhe s'dihet fare ku janė; pėrveē vija Egnatia njė tregues i okupacionit romak, s'ka rrugė; fuqira ujrash tė mėdhaja shkojnė kot; s'ka asnjė central elektrik, s'ka bankė, shumė pak tė holla, asnjė zyrė postare tė vendit veē atyre tė huaja, shumė pak gazeta e libra, shumė rrallė njė lloj makine edhe s'ka as qeveri tė vendit.

Ministri i Punėve tė Jashtėme tė Italisė i quajtur San Guliano, bėn njė pėrshkrim se si mbriti nga bregu i detit nė Shkodėr, qyteti kryesor; hipur mbi njė kalė nėpėr fusha moēale, ferrishta e baltė, mbi njė rrugė tė verbėr, ndėrsa gjatė rrugės sė tij kalonte i bukuri lumė pengues dhe i pavozitshėm, i cili me pak shpenzime, mund tė bėhet qė nėpėr tė tė kalojė nga qyteti nė det vaporė prej mė shumė se tremijė tonėsh. E pamundur! Nė zemėr tė Europės tė ndodhet njė shkretėtirė si kjo; por ky ėshtė njė fakt. Nė tė vėrtetė kjo vjen nga qė ky vend ka posibilitet mė tė madh se ēdo shtet tjetėr i Ballkanit qė Europa e ka parė tė arsyeshme pėr ta bėrė kėtė vend mizerabėl dhe tė shkretė. Ky vend ka pozitėn gjeografike mė tė mirė nė Europė, ėshtė ēelėsi i tregėtisė sė Ballkanit dhe porta e kalimit pėr nė Orient. Megjithkėtė sot nuk ka asnjė hekurudhė qė tė pėrshkojė Ballkanin nga Adriatiku qė kjo tė jetė njė vijim i linjės austriake.
Ky princ Vidi dhe pėrfaqėsuesit e gjashtė fuqive tė mėdha bėnė Durrėsin kryeqytet tė mbretėrisė. Ata sot zunė njė vend tė keq, njė katund tė qelbur, por Durrėsi nėn emrin Epidamnus, siē quhej nė kohėt e vjetra. Ciceroni dymijė vjet pėrpara e pėrshkroi si njė vend tė bukur, tė madh e tė lulėzuar. Nė atė kohė ishte njė qendėr e madhe tregėtare, por sot sikurse edhe fqinja e tij Tivari nė Veri, qėndrojnė si monumente tė mėkatės sė shkatėrimit turk. Nė tokėn e Epirit ku sot 600.000 frymė rrojnė mizėrisht nėn Pax Romana rronin 40.000.000 nė lumturi. Do tė shohim mė vonė se jo natyra, por arti i zi e zbriti kėtė vend nga lumturia e hershme nė gjendjen e dhimbshme e tė mjerueshme tė sotme.

Shqipėria u qeth e u shkurtua nė Traktatin e Berlinit e nė akordin e Londrės, sa qė askush nuk mund tė dijė sot sipėrfaqen dhe popullsinė e saj. Mund tė jetė e madhe sa shtetet e Connecticut dhe Masachusetts, bashkė dhe popullsia mund tė ēmohet prej 500.000 nė 1.500.000 por mesatarisht mund tė jetė 750.000 banorė, p.sh. Shkodra ka 40.000 banorė, por me pak pėrjashtim ky vend pėrbėhet nga fshatrat.


Origjina e shqiptarėve

Nė kohėt prehistorike, para se poetėt e Homerit tė kėndonin pėr Zotat e tyre dhe heronjtė e pėrrallave, pėrpara se tė shkruhej gjuha greke, rronte njė popull i quajtur Pellazg, Herodetus ju hedh Pellazgėve historinė e cila kėto i pėrmend shumė mė parė se sa civilizimin e grekėve, punimi i ashpėr qė mbulon anėt e Parthenon nė Athinė akoma quhet pellazgjik. Kėta muret e mėdha qė ne i quajmė Cyclopean, dhe pėr tė cilat thotė profesor Pococke qė qenė ndėrtuar shumė mė pėrpara se tė ekzistonin grekėt e Homerit.

Prej kėsaj race tė fortė prehistorike mbetėn vetėm shqiptarėt. Vetėm nė kohė tė vona u shkoqit se pellazgėt qenė ilirianėt e vjetėr, e para degė indo-europiane, perandoria e tė cilės shtrihej qė nga Azia e Vogėl deri nė Adriatik dhe nga Veriu deri nė Danub. Nga studimet e shkencėtarėve tė rinj, si Prof. Max Miller dhe Prof. Pot, nė gjuhėn shqipe u stabilizua kjo origjinė. Kėta ilirianė u shpėrndanė edhe nė Itali si Toskė (Tosc) rrojnė akoma nė Shqipėri: nė Itali rrojnė si toscs, Tuscans, Ėtruskans.

Ėshtė e kotė tė kėrkohet pėr Zotėt e Greqisė nė etimologjinė e gjuhės sė saj; nė gjuhėn shqipe kėta janė shumė tė qartė dhe domethėniet e tyre shumė tė drejta. P.sh. "Chaos" ėshtė hapėsi (Kaopsi) - hapėsirė; Erbus (son of Chaos - i biri i Chaos) - er-het-os - me ba t'errėt uranos, I Vranos, zana e reve, vranėt; Zeus, Zaa, Zee, Zoot - Zot, ra rrufe; Athena - E thėna, me thėnė fjalėn; Nemesis, nemes - nam, thirje e djallit; Muse, Mosois - Mėsuesi; Aphroditė, Afėrditė - afėr ditės, (Agim).

Kur tė jetė studiuar mirė gjuha shqipe dhe kur tė jenė ēvarrosė gojėdhėnat e saj, atėherė shumė nga veprat e Homerit do tė rishikohen dhe ca nga ato do tė jetė nevoja edhe tė korrigjohen. Herodotus nuk e dinte qė emrat e heronjve tė veprės sė Homerit ishin fare qartė nė gjuhėn pellazgjike. E deri emri i vetė Homerit mund tė gjurmohet nė gjuhėn shqipe. "I mirė" - qė nė formė "I miros", d.m.th. "Poezia e mirė".
Nė gjuhėn shqipe ėshtė Agamnos, Aigemendon, - ai qė mendon, Ajax (Ajaks); si I-gheacehs-gjaks, gjakderdhės; Prijamos si Bir i-ams, bir i sė amės e me kuptim ironik-Bir i Tokės, i vendit; Achilles (Akiles), i qiellės, njė i zbritur nga qielli; Odysseus, I-oudhės, I udhės, udhėtari, ai qė shėtit; Ithaka, I-Thakė-idhėnak; Droilos, (Droilos), ai qė druhet-frikacak.

Shumė tė tjera mund t'i shtohen kėsaj liste. Nuk ėshtė ēudi nėse njerėzit qė kanė studiuar gjuhėn shqipe tė thonė se ajo ėshtė gjuha origjinale e Homerit, dhe qė grekėt morėn nga poetėt pellazgjikė tė shumtėn e kėngėve trimėrie dhe heroike.

Sa dituri e madhe e pret arkeologun kur toka shqiptare do t'i hap thesarin e historisė pellazgjike!
Kėta dhe shumė derivacione tė tjera provojnė qė shqiptarėt sot janė mbi tokėn e tė parėve dhe flasin gjuhėn e stėrgjyshėrve tė tyre. Edhe pėrpara se se dega helene njihej nė malet e Thesalisė. Shkodra, qyteti kryesor i Shqipėrisė qe padyshim kryeqyteti i mbretėrisė madhėshtore tė Ilirisė; shqipja qe gjuha amtare e Aleksandrit tė Madh qė zaptoi botėn dhe e Piros sė Epirit, njė nga gjeneralėt mė tė mėdhenj qė pėrmend historia, pėrballuesi i fundit tė ushtrive zaptuese romake.

Njė tragjedi pėrtej imagjinacionit tė tragjedistit, ėshtė ajo qė njė racė e vjetėr dhe e fortė erdhi nė njė gjendje kaq tė keqe dhe mizore, gjė e cila shikohet si skandal i civilizimit euripian. Nuk ėshtė pėr ēudi qė otomanėt nuk lejuan asnjė gėrmim nė tokėn shqiptare, gjė qė mund t'i sillte ndėr mend kėtij populli lulėzimin e parė.

vijon
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė