Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-08-07, 23:15   #9
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Planeti ėshtė nė rrezik. Nuk ka mė kohė pėr tė humbur. Ekonomisti amerikan (Jeremy Rifkin) shpjegon me 5 pika se si mund tė duket era e pasqymyrit dhe tė shpėtohet Toka.


Kėto ditė nė Paris u botua raporti i paralajmėruar prej kohėsh i panelit ndėrqeveritar tė Kombeve tė Bashkuara lidhur me ndryshimin klimaterik (IPCC). Konkluzionet e tij janė tė zymta. Parashikohet qė brenda fundit tė kėtij shekulli, si pasojė e aktiviteteve njerėzore, temeperatura globale do tė rritet ndoshta me 3 gradė Celsisus, pėr tė arritur nė njė nivel tė pa arritur nga planeti Tokė qysh nga era e Pliocenit, 3 milion vjet tė mira mė parė. Shkencėtarėt na paralajmėrojnė se njė ndryshim klimaterik i kėsaj shkalle do tė vėrė nė rrezik vetė qytetėrimin njerėzor dhe tė ardhmen e planetit. Kėshtu, pyetja qė lind legjitime nė mendjen e tė gjithėve ėshtė: ēfarė tė bėhet?
Janė pesė shtyllat kryesore qė duhen ndėrtuar pėr t'ju pėrgjigjur kėsaj sfide dhe tė hidhen bazat e njė ere tė pasqymyrit. Duhet tė bėjmė optimale efikasitetin e pėrdorimit tė lėndėve djegėse me bazė fosile; tė reduktohen emisionet e gazrave pėrgjegjės tė ngrohjes globale; tė krijohen kushtet mė tė mira pėr komercializimin e energjive tė rinovueshme; tė pėrsoset teknologjia e fuel cells (qelizave me lėndė djegėse) mė hidrogjen pėr magazinimin e energjive tė rinovueshme dhe tė ndėrtohen sisteme "rrjetesh inteligjente" pėr shpėrndarjen e energjisė nga njėri cep nė tjetrin e kontinenteve. Nė tėrėsinė e tyre, kėto pesė shtylla do tė pėrbėjnė bazėn mbajtėse tė revolucionit tė tretė industrial.
Njė: Nė periudhėn afatshkurtėr, mėnyra mė e shpejtė pėr tė pėrballuar problemin e ngrohjes globale ėshtė qė tė reduktohen me tė paktėn 20 pėrqind konsumet tona tė lėndėve djegėse me bazė fosile, falė futjes sė teknologjive tė reja pėr njė pėrdorim mė efikas tė energjisė dhe adoptimin e njė serie rregullimesh nga ana e tė gjithė konsumatorėve, nga familjet tek pėrdoruesit industrialė e publikė.
Dy: Ēdo qeveri duhet tė pėrcaktojė tavane maksimale tė emisioneve tė dioksidit tė karbonit dhe tė gazeve tė tjera pėrgjegjės tė ngrohjes globale dhe tė garantojė respektimin e kėtyre limiteve nėpėrmjet mekanizmash efikase kontrolli, pėr tė arritur brenda viti 2020 nė njė reduktim prej 30 pėrqindėsh (duke ju referuar niveleve tė 1990). Ėshtė minimumi i domosdoshėm qė tė mund tė shpresohet tė frenohet rritja e temperaturės globale, nga kėtu nė fundin e shekullit tė XXI-tė, nėn pragun e 2 gradėve Celsisus.
Tre: ēdo vend ka njė potencial tė madh energjishė tė rinovueshme, nė formėn e energjisė diellore, eolike apo gjeotermike, nga biomasat apo nga valėt e detit. Ēdo qeveri duhet tė paraqesė njė seri objektivash realiste, pėr tė arritur brenda vitit 2020 tė mbulojė me energji nga burime tė rinovueshme 33 pėrqind tė nevojės kombėtare pėr eletricitet dhe 25 pėrqin tė konsumit energjitik tė pėrgjithshėm.
Katėr: Ēdo vend duhet tė impenjohet nė njė aksion afatgjatė pėr tė realizuar tranzicionin nė erėn e energjisė me hidrogjen. Hidrogjeni ėshtė mė i lehti i elementėve, mė i bollshmi nė univers, qė i pėrdorur si burim energjie nuk krijon as skorje, as nėnprodukte, pėrveēse ujit tė pastėr dhe nxehtėsisė. Ka tashmė mė shumė se 30 vjet qė pėrdorim bateri me hidrogjen high-tech pėr anijet tona hapėsinore. Ajo e hidrogjenit ėshtė ndeshja finale pėr t'u fituar pėr tė hyrė nė erėn e pasqymyrit. Pse hidrogjen? Sepse ėshtė mjeti mė i mirė pėr magazinimin e energjisė nga burime tė rinovueshme, pėr t'u destinuar si nė shpėrndarjen e korrenrtit elektrik, ashtu dhe nė transporte. Ėshtė e rėndėsishme tė nėnvizohet se njė shoqėri e bazuar mbi energjitė e rinovushme do tė jetė e mundur vetėm me kusht qė tė arrijė tė akumulojė energji nė formėn e hidrogjenit. Nė fakt, burimet e rinovueshme janė me ndėrprerje: dielli nuk ndrit gjithmonė, era nganjėherė nuk fryn, uji pėksohet nė periudha thatėsire, tė korrat variojnė sipas viteve. Qelizat me hidrogjen bėjnė tė mundur magazinimin e energjisė sė rinovueshme dhe lejojnė kėshtu tė garantohet furnizimi i rrjete elektrike dhe i sistemeve tė transportit.
Pesė: Do tė jetė e nevojshme tė rikonfigurohen nė ēdo vend rrjetet pėr shpėrndarjen e energjisė elektrike. Tė njėjtat parime projektimi, tė njėjtat teknologji inteligjente qė kanė mundėsuar tė krijohet interneti dhe tė zhvillohen rrjetet e mėdha tė decentralizuara tė komunikacionit global janė sot tė aplikueshėm pėr tė rikonceptuar rrjetet kombėtare tė shpėrndarjes sė eneregjisė elektrike, duke mundėsuar njė pėrdorim mė efikas tė energjisė pėr industritė dhe tė gjithė pėrdoruesit, si dhe duke u hapur tė gjithėve mundėsinė qė ta prodhojnė drejtpėrsėdrejti energjinė nga burime tė rinovueshme dhe qė tė mund t'ia rishesin tepricat e tyre menaxhuesit tė rrjetit. Nė disa realitete lokale, nė Shtetet e Bashkuara dhe nė Gjermani, IBM-ja po eksperimenton tashmė njė teknologji "rrjeti inteligjent" (smart poėer grid) tė kėtij lloji.
Disa ekspertė avancojnė propozime tė ndryshme: ka qė flasin pėr njė brez tė ri impiantesh me "qymyr tė pastėr" ose propozon qė tė thithet dioksidi i karbonit i emetuar nga centralet me qymyr pėr ta izoluar nėntokė apo nė dyshemetė detare. Shumė shkencėtarė dyshojnė qė kėto teknologji magazinimi tė mund tė jenė tė realizueshme nė shkallė tregėtare nė dhjetėvjeēarėt e ardhshėm dhe demostrohen aq tė besueshėm sa tė pėrjashtojnė ēdo rrezik rrjedhjeje gazrash helmuese nė atmosferė. Tė tjerė do tė donin tzė rilanēonin pėrdorimin e energjisė bėrthamore, por nė njė rast tė tillė do tė akumuloheshin sasira gjithnjė e mė tė mėdha skorjesh radioaktive tė rrezikshme; nė lėmin e sigurisė, do tė kishte rrisqe veēanėrisht tė rėnda nė kohėrat e terrorizmit dhe kostoja e energjisė do tė ndeshte shtrenjtime tė mėdha nė kurrit tė pėrdoruesve dhe tė kontribuesve. Mbi tė gjitha, aktivizimi i qindra impianteve tė reja bėrthamore do tė kėrkonte afate tė gjata, kėshtu qė prodhimi i energjisė nuk mund tė fillonte mė pėrpara periudhės 2025 - 2030: tepėr vonė pėr tė pėrballuar problemin e emisioneve tė rritje tė dioksidit tė karbonit. Krijimi i njė sistemi tė bazuar mbi burime energjie tė rinovueshme, mbi teknologjitė e qelizave me hidrogjen dhe mbi rrjetet shpėrndarėse inteligjente i hap derėn njė revolucioni tė tretė industrial, efektet shumėfishues tė tė cilit mbi planin ekonomik nuk do tė jenė mė tė pakta se ato tė dy revolucioneve tė mėparshme tė shekullit tė XIX-tė dhe tė XX: revolucioni i qymyrit dhe i makinave me avull dhe ai i naftės dhe i motorėve me djegie tė brendshme. Sot qelizat me hidrogjen janė tashmė nė fazėn e komercializimit pėr pėrdorime tė ndryshme, si nė strukturat produktive e administrative, ashtu dhe pėr konsumet private. Stabilimente industriale dhe kompani shėrbimesh po blejnė tashmė qeliza me hidrogjen fikse me pėrmasa tė mėdha, pėr tė garantuar furnizimin energjitik nė periudha mbingarkese tė rrjetit dhe pėr tė pėrballuar rriskun e rėnieve tė tensionit dhe tė rrjetit. Pėr shembull, aeroporti i Mynihut disponon njė qelizė fikse me hidrogjen. Shoqėri tė mėdha tė tilla si Hitachi apo Toshiba parashikojnė tė hedhin nė treg qysh nė vitin 2007 qelizat e para me hidrogjen portabėl, pėr ushqimin e telefonėve celularė, laptopėve, aparateve fotografike dixhitale, lexuesve Mp3 dhe PDA-ve: zgjatja e njė njėsie mund tė variojė nga 8 nė 35 orė. Shtėpitė mė tė mėdha automobilistike kanė shpenzuar miliarda dollarė pėr tė konceptuar modele veturash, kamionėsh dhe autobuzėsh me hidrogjen. Aktualisht, veturat dhe autobuzėt e kėtij lloji janė nė provė nė rrugėt e vendeve tė ndryshme europiane dhe modelet e para tė prodhimit nė seri do tė jenė nė shitje midis 2012 dhe 2014. Kalifornia, nė vendin e gjashtė nė botė pėr nga rėndėsia e ekonomisė sė saj, ėshtė tashmė vendosmėrisht e nisur, njėlloj me rajone tė ndryshme tė botės, drejt njė tė "ardhmjeje me hidrogjen". Rikonfigurimi i infrastrukturave energjitike tė ēdo vendi do t'i japė jetė njė game tė gjerė teknologjishė, tė mirash dhe shėrbimesh tė reja, duke krijuar miliona vende tė reja pune nė 25 vitet e ardhshme. Vendet mė novatore, qė do tė arrijnė tė parėt nė kėtė treg, do tė kapin mundėsinė e eksportimit nė tė gjithė botėn tė teknologjive tė reja pėr energjitė nga burime tė rinovueshme, H2-nė dhe rrjetet shpėrndarės inteligjentė. Energjia me origjinė fosile dhe bėrthamorja kanė karakteristika elitare: ato tė modalitetit tė vjetėr me drejtim tė centralizuar dhe autoritar tė resurseve qė ka shėnuar shekullin e XIX dhe shekullin e XX. Qymyri, nafta, gazi natyror dhe uraniumi gjenden vetėm nė vende tė caktuara dhe kanė kėrkuar jo vetėm kapitale tė mėdha tė nevojshme pėr punimin dhe komnercializimin e tyre, por edhe investime ushtarake po aq tė mėdha pėr t'i siguruar. Rezultati ėshtė humnera qė ka ndarė gjithnjė e mė shumė mbajtėsit e fuqisė nga ata qė janė tė privuar prej saj, nė kuptimin letrar dhe atė figurativ tė fjalės. Pėrkundrazi, burimet e rinovueshme tė energjisė ekzistojnė kudo nė Tokė. Rrezatimi diellor, energjia eolike, hidrike dhe gjeotermike, prodhimet mbeturinė tė bujqėsisė dhe tė aktiviteteve pyjore, mbeturinat e qėndrueshme urbane janė nė dorėn e tė gjithėve, nė ēdo pjesė tė botės. Nėqoftėse mund tė grumbullohen dhe magazinohen nė formė hidrogjeni dhe, pėr pasojė, tė shpėrndahen nėpėrmjet rrjetesh shpėrndarės inteligjentė, energjitė nga burime tė rinovueshme pretendohet qė tė pėrhapen gjerėsisht dhe tė ndahen mbvi baza paritare, siē ndodh tashmė sot pėr informacionin dhe komunikacionin nėpėrmjet internetit. Nė shekullin e XXI-tė do tė jetė njė ekonomi hidrogjeni, e gjelbėr dhe e mbėshtetėshme, ajo qė do tė mishėrojė kuptimin e dyfishtė tė slloganit "Power to People". Pushtet, por edhe energji popullit.

Pėrgatiti: ARMIN TIRANA
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė