Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-08-13, 18:34   #653
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Thumbs down Titulli: A po kanoset rreziku i ekstremizmit fetar nė Kosovė?

Islamikėt e Kosovės mbėshtesin Tėrnavėn, etiketojnė Hamitin



Prishtinė, 18.08.2013

Nė njė komunikatė dėrguar mediumeve, Lėvizja Islame Bashkohu deklaron se nuk do tė lejojė me asnjė ēmim ardhjen nė krye tė Bashkėsisė sė Fesė Islame tė Kosovės Xhabir Hamitin, aktualisht kryetar i Kuvendit tė BIK-ut. Kjo lėvizje e quan Xhabir Hamitin njeri hipokrit, tė devijuar, realizues tė skenarėve antiislam.

“Pretendimi i Xhabir Hamitit pėr tu zgjedhur Myfti ėshtė absurd kur dihet qė nuk ka pas vetes vetėm katėr ose pesė hoxhallarė tė dėshtuar, tė cilėt nė mungesė tė realizimit tė apetiteve tė tyre tė sėmura pėr pozita nė kėshillat lokal tė BIK-ut janė rebeluar dhe kanė gjetur vetėn tė radhitur pas kryemunafikut Xhabir Hamiti qė kėshtu tė arrijnė realizimin e interesave tė tyre personale, por tė mjerėt duke mos qenė tė vetėdijshėm qė janė bėrė pjesė e njė skenari antiislam.

Po ashtu, ėshtė absurd dhe qesharak pretendimi i tij pėr tė ardhur nė krye tė BIK-ut kur dihet se BIK-u pėrfaqėson interesat e besimtarėve myslimanė, ndėrsa pėrkthyesi Xhabir Hamiti nuk e ka pėrkrahjen e asnjė besimtari mysliman, dhe pėr mė tepėr nuk do tė arrijė as plotėsimin e kushteve qė parashohin dispozitat statutore pėr kandidim pėr kryetar tė BIK-ut, por kėtu del nė pah pėrpjekja e planifikuar, e cila ka kohė qė ėshtė nė shėrbim tė pėrshtatjes sė terrenit pėr ardhjen e kryemunafikut Xhabir Hamiti nė pozitėn e Myftiut tė Kosovės .

Ka kohė qė i shituri Xhabir Hamiti sė bashku me disa pseudoanalist, pseudogazetar e pseudopolitikan merr udhėzime nga qarqe tė caktuara antiislame dhe antikombėtare qendrat e tė cilave i viziton shpesh me vėllezėrit e tij tė idealit tėrė kjo nė pėrpjekje pėr tė prezantuar BIK-un me afro 1500 imam si tė radikalizuar duke i akuzuar se interpretojnė apo edhe praktikojnė njė Islam radikal, me qėllim qė tė vijė vetė nė krye tė BIK-ut, ndėrsa nė realitet Islami qė predikojnė hoxhallarėt e nderuar nė kuadėr tė BIK-ut ėshtė Islami burimor i bazuar nė Kuranin Famėlartė dhe Traditėn Profetike, ėshtė islami tė cilin e predikoj me zell tė lartė vetė Xhabir Hamiti gjatė kohės sa punoj nė Qendrėn Islame Boshnjake nė Vjenė, para se tė vihej nė shėrbim tė agjenturave antiislame, tė cilave u ka ofruar vazhdimisht e nė veēanti viteve tė fundit informacione tė pavėrteta mbi bazėn e tė cilave pastaj mediat qė janė pjesė e kėsaj fushate kanė ngritur akuza tė shumta inekzistente ndaj BIK-ut , myftiut Tėrnava dhe hoxhallarėve tė caktuar”, thuhet pos tjerash nė kėtė komunikatė qė e transmeton Koha.net.

Sipas kėsaj lėvizje, “Myftiu Tėrnava ėshtė ai qė me sukses ka drejtuar BIK-un pėr dy mandate duke i bėrė ballė ēdo intrige tė thurur nga Xhabiroviqėt, ishte myftiu Tėrrnava ai qė nuk u lėkund pėrballė sulmeve tė matrapazėve dhe islamofobėve, ruajti unitetin e besimtarėve musliman dhe tolerancėn ndėrfetare me menēuri pėrkundėr sprovave dhe provokimeve, pėr ē’gjė duhet ti jenė mirėnjohės tė gjithė qytetarėt e Kosovės, pėrkrahja e tė cilėve jemi tė bindur qė nuk i mungon qė myftiu Tėrrnava tė vazhdoj tė jetė nė krye tė Bashkėsisė Islame tė Kosovės nė tė mirė tė tė gjithėve”, shkruan nė kėtė komunikatė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė