Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-07-11, 15:52   #18
GURI SYLAJ
Moderator
 
Avatari i GURI SYLAJ
 
Anėtarėsuar: 21-03-05
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 10,671
GURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ramiqi ka lidhje me Hamasin ?!


Myftiu Fuad

Myftiut Naim Tėrnava i ka dalė situata prej dore, me ose pa dėshirė. Punėn e tij tash po e kryen Fuad Ramiqi, njeriu qė duket se e ka gjetur deriēkėn pėr faktorizim politik. Ai po udhėheq turmat e myslimanėve qė po protestojnė pėr ndėrtimin e njė xhamie tė madhe nė qendėr tė Prishtinės. Imamė kosovarė pyesin se kush ėshtė nė krye tė Bashkėsisė Islame tė Kosovės.
Nga Nebih Maxhuni mė 02 korrik 2011 nė ora 08:17
Pėrēarjet kanė nisur ta lėkundin Bashkėsinė Islame tė Kosovės. Udhėheqės tė myslimanėve nė disa komuna tė Kosovės kanė nisur haptazi ta akuzojnė kryetarin e BIK’ut, Naim Tėrnava, se mban lidhje me radikalėt islamikė.

Sipas tyre, nė protestat dhe bllokimin e rrugėve nė kryeqytet, nė mėnyrė indirekte ėshtė i pėrfshirė edhe BIK’u nė krye me Tėrnavėn.

“Prapaskena e kėtyre mund tė jetė edhe Naim Tėrnava. Problemi qėndron se kur ti nuk i kryen punėt nė shtėpinė tėnde, atėherė t’i kryejnė tė tjerėt, siē janė OJQ’tė ndryshme qė thirren nė emėr tė myslimanizmit, e qė po protestojnė”, thotė pėr Express Mulla Osman Musliu nga Drenasi, i cili disa herė ėshtė rrahur nga persona tė panjohur, pėr shkak tė qėndrimeve tė tij ndaj vahabistėve.

Myftiu Naim Tėrnava nuk ėshtė parė nė protesta, por njė njeri tjetėr po e luan rolin e tij. Ai ėshtė Fuad Ramiqi. Mulla Osmani ka disa pyetje: “Kush ėshtė ky Fuad Ramiqi, ēfarė bėn ky njeri? A ėshtė ai nė krye tė BIK`ut apo Naim Tėrnava nuk i ka kryer punėt si duhet dhe tash kemi kėtė gjendje?”.

Sipas tij, Tėrnava ka disa vjet qė nuk ka thirrur asnjė takim me kryetarėt e bashkėsive islame tė qyteteve tė Kosovės, pėr shkak se janė disa kryetarė qė nuk pajtohen me qėndrimet e BIK’ut pėr shumė ēėshtje.

Mulla Osmani ka edhe njė porosi pėr Tėrnavėn dhe njerėzit e tjerė tė BIK`ut.
“Ai dhe tė tjerėt duhet qė t`i thėrrasin njerėzit e tyre. Ka mė shumė se 30 vjet qė jam nė BIK dhe asnjėherė askush nuk mė ka pyetur pėr asgjė. BIK’u duhet tė konsultohet se si ta zgjidhim kėtė situatė”.

Ai ka akuzuar drejtpėrdrejt kryeimamin Tėrnava dhe klanin e tij se janė tė lidhur ngushtė rreth pėrftimeve tė shumta materiale qė vijnė nga OJQ tė ndryshme, e qė thirren nė emėr tė fesė islame, por qė pėr prejardhjen e atyre mjeteve nuk dihet asnjėherė.

“Naim Tėrnava e ka vaktin me ikė prej aty. Ai asnjėherė nuk ėshtė distancuar nga protesta apo bllokimi i rrugėve, nga njerėzit qė po protestojnė. Unė nuk jam kundėr protestės, por ka ndarje tė xhematit dhe ndarje brenda BIK`ut”, thotė ai.
Gazeta ka mėsuar nga burime tė veta se pėrēarjet ndėrmjet BIK’ut dhe imamėve tė disa qyteteve tė Kosovės kanė filluar para disa vjetėsh, gjegjėsisht me ardhjen e Tėrnavės nė krye tė komunitetit mysliman. Ata tashmė janė duke u vetorganizuar kundėr BIK’ut dhe Tėrnavės. Pėrveē imamit tė Drenasit, politikat e BIK’ut i kundėrshtojnė edhe imamėt e Hanit tė Elezit, Vitisė, Klinės, Podujevės etj. Madje, imami i xhamisė kryesore tė Podujevės, Idriz Bilalli ka numėruar njė varg akuzash ndaj myftiut Tėrnava. Mė e rėnda ka qenė ajo pėr bashkėpunim me njerėzit qė drejtojnė organizata joqeveritare radikale islamike, qė funksionojnė me fonde tė dyshimta.
Bilalli ka thėnė se krerėt e kėtyre shoqatave, myftiu i mban nė funksione tė larta dhe me ta ėshtė nė njė koalicion tė heshtur, pėr shkak tė fondeve tė mėdha qė kanė nė dispozicion.

Sekretari i Bashkėsisė Islame tė Kosovės, Resul Rexhepi, nuk ka dashur tė komentojė akuzat qė i janė bėrė myftiut Naim Tėrnava pėr lidhjet e tij me radikalėt islamikė. “Thirreni myftiun, pyeteni pėr kėtė”, ka thėnė ai.
Por, Tėrnava ka qenė e pamundur tė kontaktohet tė premten. Ndėrkaq, Rexhepi ka theksuar se BIK’u asnjėherė nuk e ka pėrkrahur protestėn e xhematit nė Prishtinė. “Ne nuk pėrkrahim dhe nuk qėndrojmė prapa organizimit, sepse kjo vetėm i vėshtirėson punėn BIK’ut nė rrugėn pėr tė gjetur njė zgjidhje me Komunėn e Prishtinės pėr ndarjen e lokacionit”, ka thėnė Rexhepi pėr Express.
Por, jo vetėm krerėt e BIK’ut po akuzohen pėr lidhje me radikalėt islamikė. Njėri nga organizatorėt e protestave tė xhumasė, Fuad Ramiqi, ėshtė akuzuar nga gazetari amerikan i besimit islam, Stephen Suleyman Schwartz, se ėshtė pėrfaqėsues nė Kosovė i Rrjetit Evropian tė Myslimanėve, njė organizatė fundamentaliste.

Presin deri nė Ramazan

Prishtinė, 1 korrik - Rreth njė mijė besimtarė kanė falur tė premten namazin e xhumasė nė sheshin “Adem Jashari”, qė ndodhet nė mes tė Komunės dhe Kuvendit tė Kosovės. Gjithēka ka kaluar pa incidente. Sikurse kishte marrė vendim tė enjten nė orėt e mbrėmjes, organizatori i protestės – Lėvizja “Bashkohu”, rruga nuk ėshtė bllokuar. Pėrveē policisė, rendin e kanė mbajtur edhe organizatorėt, tė veshur me fanella tė bardha e tė kaltra, tė cilėt nė shumė raste kanė penguar mediat nė punėn e tyre. Para faljes sė namazit, masės sė mbledhur i ėshtė drejtuar pėrfaqėsuesi i “Bashkohu”, Fatos Rexhepi. Ai ka thėnė se protesta ėshtė anuluar pas analizimit, siē ka thėnė, tė komunikatės sė lėshuar nga Komuna e Prishtinės, e cila po shqyrton ndarjen e hapėsirės pėr xhami dhe qendėr islamike. Rexhepi ėshtė shprehur i bindur se nisja e punimeve pėr xhami do tė ndodhė ditėn e nisjes sė muajit tė Ramazanit, mė 1 gusht.

Por, Komuna nuk ka mundur tė premtojė nėse ndėrtimi i xhamisė do tė nisė pikėrisht nė ditėn e Ramazanit. Zėdhėnėsi Muhamet Gashi ka thėnė se Komuna ėshtė duke shqyrtuar disa lokacione pėr tė vendosur pastaj se ku do tė ndahet hapėsira.

Shefqet Krasniqi pėrkrah protestuesit

Imami i Xhamisė sė Madhe nė Prishtinė, Shefqet Kraniqi ka thėnė pėr Express se pėrkrah protestuesit, tė cilėt, sipas tij, po kėrkojnė vetėm qė xhemati mysliman tė ketė njė vend ku do t`i kryente ceremonitė fetare nė Prishtinė. “Qysh nuk i pėrkrahi, me mish e me shpirt. Xhemati verės falet nė rrugė, kur temperaturat janė 40 gradė plus, e dimrit falet nė temperatura minus 20 gradė Celsius”, ka thėnė ai.
__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.
GURI SYLAJ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė