Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-03-12, 16:24   #34
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēka po shkruajnė Gazetat/Opinione

AAK:Raporti i DASH-it ėshtė shumė negativ pėr Kosovėn

1

Prishtinė, 9 mars 2012 (15.45)
Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK) ka shprehur shqetėsimin e saj pėr raportin e fundit tė Departamentit Amerikan tė Shtetit (DASh), tė cilin e ka cilėsuar si shumė negativ pėr vendin. Pėrfaqėsues tė saj kanė thėnė se AAK-ja ka kohė qė e ka ngritur njė shqetėsim, tė tillė edhe nė Kuvendin e Kosovės, por qė, sipas tyre, kjo nuk ėshtė marrė fare nė konsideratė nga Qeveria e Kosovės.
Sekretari i Pėrgjithshėm i AAK-sė, Burim Ramadani, nė njė konferencė pėr media ka thėnė se raporti i fundit i Departamentit Amerikan tė Shtetit (DASH) ėshtė shumė negativ pėr vendin.
Sipas tij, raporti i DASH-it tregon pėr defektet qė ekzistojnė nė kontrollin dhe menaxhimin e kufijve, nė mėnyrė qė tė bėhet parandalimi i hyrjes sė drogės nė vend.
Ai ka shtuar se AAK-ja lidhur me kėtė ēėshtje ka iniciuar debat edhe nė Kuvendin e Kosovės, por kjo nuk ėshtė marrė parasysh nga Qeveria e Kosovės.
Mirėpo, duke e parė kėtė situatė, Ramadani ka ngritur pyetjet se “A ėshtė kjo Kosova qė ne po duam ta ndėrtojmė? A ėshtė kjo Kosova qė ne duam ta kemi nė familjen euro-atlantike?”
Sekretari i Pėrgjithshėm i AAK-sė, Burim Ramadani, ka shpalosur planin e kėsaj partie lidhur me parandalimin dhe luftimin e kėsaj dukurie negative qė e ka kapluar Kosovėn.
Lidhur me kėtė ēėshtje, Ramadani ka thėnė se pėr t’i vetėdijesuar qytetarėt e Kosovės se marrja me kėtė dukuri ėshtė shumė e rrezikshme, ata, sė bashku me Aleancėn e tė Rinjve tė Kosovės (ARK), do tė iniciojnė projekte pėr vetėdijesimin e qytetarėve. /kosovapress/


2
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė