Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-03-12, 17:05   #37
Royal
 
Anėtarėsuar: 14-03-12
Postime: 9
Royal i vlerėsuar jo keq
Gabim Re: Ēka po shkruajnė Gazetat/Opinione

S’e mbyllim gojėn
Arbana Xharra

Gjysmė milionė euro kėrkoi dėmshpėrblim pėr shkrimin qė kam botuar dy vjet mė parė, i titulluar “S’po na vjedhin, po na plaēkitin” . Duke konsideruar se ia kam humbur shanset nė karrierėn e tij profesionale, dinjitetin njerėzor dhe profesional dhe autoritetin, ish- drejtori i PTK-sė, Shyqri Haxha, megjithatė nuk u paraqit nė gjykatė, si paditės ndaj meje.

Kjo vėrtetoi pėrpjekjet e tij pėr tė mė frikėsuar. I vetėdijshėm qė njė gazetar s’mund tė sigurojė kėto tė holla edhe sikur tė punojė tėrė jetėn, ai ka zgjedhur kėtė formė tė kėrcėnimit me tendencė qė tė ma mbyll gojėn. Me sigurinė maksimale se ka pushtet dhe qėndron mirė financiarisht nė atė kohė, ai ka marrė guximin qė tė ngre padi pėr njė shkrim, i cili flet me fakte pėr mėnyrėn se si ai e ka keqmenaxhuar kėtė ndėrmarrje publike, duke e zhvlerėsuar me tė madhe atė. Ai ka kėrkuar me padi qė tė demantohet nga ana ime ky shkrim.

Detyrimet pėr pėrgėnjeshtrim tė shkrimeve tė bazuara nė fakte qė kritikojnė ashpėr, janė duke u bėrė praktikė e shpeshtė e kapadaive qė e njohin sistemin totalitar tė instaluar nė sektorėt kyēė tė shtetit tė Kosovės. Ata i janė adaptuar rrethanave lehtėsuese pėr t’ia arritur qėllimin qė tė pastrojnė emrat nga keqpėrdorimet dhe krimet qė kritikohen nga gazetarėt pėrmes sistemit tė drejtėsisė, qė shumė prej tyre e kanė nė dorė.

Procese penale tė ngritura ndaj gazetarėve, janė forme e re e presioneve dhe e shantazhit qė ia kanė mėsyrė zyrtarėt me pushtet nė kėtė vend. Me dhjetėra raste janė shėnuar gjatė vitin qė lamė pas, tė padive tė ngritura ndaj gazetarėve, ku dėmshpėrblimet e kėrkuara pėr t’u paguar nga gazetarėt kapin shumat qindra mijėra euro. Nga ana tjetėr qasja selektive e drejtėsisė nė Kosovė, bėn qė gazetarėt ta druajnė se ēfarė vendimi mund tė nxjerrė drejtėsia.

As numėrimi nė vend nuk i ngjason zhvillimeve aktuale nė Kosovė. Sistemi i funksionimit tė tė “fortėve” tregon se si Kosova po ėshtė kthim prapa nė demokraci. Ata qė mbėshtesin tė vėrtetėn nuk kanė fuqi, sepse duke mbėshtetur tė vėrtetėn dhe drejtėsinė je kundėr atyre qė janė nė pushtet, tė cilėt kanė forcė dhe lidhje kudo qė atyre u duhet.

Pėr tė pasur mė tė lehtė dėnimin e gazetarėve, sė fundi ėshtė propozuar amendamentimi i Kodit tė Procedurės Penale, pėrkatėsisht neni 187 dhe neni 188 qė kanė tė bėjnė me veprėn penale Fyerje dhe Shpifje, vepra pėr tė cilat janė paditur gazetarėt nė disa raste. Kėto vepra janė propozuar qė tė mos jenė vepra penale por qė kėto ēėshtje tė zgjidhen nė konteste civile. Pra deri tash vepra Fyerje dhe Shpifje ka qenė vepėr penale dhe kjo ėshtė kėrkuar qė tė hiqet. Kėshtu qė me kėtė ndryshim palėt mund tė padisin gazetarėt nė konteste civile dhe dėnimi ėshtė vetėm me gjoba marramendėse dhe jo me burgim.

Kjo ėshtė taktika e re e pushtetit pėr t’ua futur frikėn gazetarėve pėrmes shtrimit tė infrastrukturės sė re ligjore qė dėnon kush tė ketė qejf gazetarėt.
Royal Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė