Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-03-13, 10:19   #7
Makresh
 
Avatari i Makresh
 
Anėtarėsuar: 12-01-09
Vendndodhja: ..
Postime: 5,781
Makresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: 660 Milion $ Kisha Katolike per abuzime seksuale

Figura e dyshimtė e Nenės Terezė, thotė njė studim nga tre profesorė ndėrkombėtarė


Njė analizė e tre profesorėve, Serge Larivee, Genevičve Shenard tė Universitetit tė Montrealit dhe Carole Senechal tė Universitetit tė Edukimit tė Otavės, thotė se ka elemente shumė tė dyshimta mbi punėn humanitare tė Nenės Terezė, e madje edhe kontestohet lumturimi i saj nga Vatikani. Analiza e kėtyre studiuesve do tė botohet kėtė muaj nė revistėn ‘Studime mbi fenė dhe shkencėn’.


Studiuesit kanė hulumtuar 287 dokumente mbi punėn e Nenės Terezė dhe sipas tyre ka elemente mjaftė kundėrthėnėse nga raportet e saj me politikėn, qėndrimet dogmatike pėr shumė ēėshtje sociale, madje deri edhe nė menaxhimin e fondeve pėr bamirėsi qė i jepeshin asaj.
Sipas analizės nė shumė prej 517 misioneve nė 100 vende qė kishte hapur Nėna Terezė, shumė mjekė kishin vėrejtur njė moskujdes tė mjekėve tė misioneve ndaj tė sėmurėve dhe tė varfėrve. Madje nė shumė strehimore kishte pasur mungesė tė lartė tė pastėrtisė deri edhe ushqim tė pamjaftueshėm. Dhe kjo nuk thuhej se ishte pėr mungesė parash. Sipas analizės, pėrgjigja e saj pėr vuajtjet e shumė tė varfėrve kishte qenė se ‘bota fiton shumė nga vuajtjet’ dhe sė ‘ėshtė diēka e bukur tė shohėsh tė sėmurit tė pranojnė fatin e tyre dhe tė vuajnė sikur Jezusi nė kryq”.



“Nėnė Tereza ishte bujare me lutjet e saj, por mė tepėr dorėshtrėnguar me milionat e fondacionit tė saj, kur ai vinte pėr vuajtjet e njerėzimit”, kėshtu thonė studiuesit nė analizėn e tyre, teksa flasin pėr paratė qė jepeshin pėr fondacionin e saj. “Gjatė pėrmbytjeve tė shumta nė Indi apo pas shpėrthimit tė njė fabrike tė pesticideve nė Bhopal, ajo ofroi lutje tė shumta dhe medaljonin e Virgjėreshės Mari, por asnjė ndihmė tė drejtpėrdrejtė apo monetare”. Thuhet se miliona dollarė janė derdhur nė llogaritė bankare, madje edhe njė grant nga diktatura Duvalier nė Haiti. Larivee thotė. "Duke pasur parasysh menaxhimin dorėshtrėnguar tė punėve tė Nėnė Terezės, njeriu mund tė kėrkojė tė dijė se ku kanė shkuar miliona dollarė pėr tė varfėrit?"


Tek pjesa e lumturimit tė saj, ka po ashtu dyshime. Vatikani kishte marrė pėr bazė shėrimin e njė gruaje, Monika Besra, e cila kishte qenė duke vuajtur nga dhimbje tė forta tė barkut. Gruaja dėshmoi se ajo ishte shėruar pasi kishte vendosur nė bark njė medaljon tė bekuar nga Nėnė Tereza. Por mjekėt kishin thėnė se ajo u shėrua pas barnave dhe mjekimi qė ju bė asaj. Vatikani s’kishte marrė parasysh kėtė.

Pėrkundėr kėtyre dyshimeve, analiza e kėtyre tre profesorėve thotė se miti pėr altruizmin e Nenės Terezė ka pasur efektin e vet pozitiv, pasi ka nxitur nisma tė mėdha bamirėsie. /reporteri.net/ marrė nga:

http://www.eurekalert.org/pub_releas...-mta022813.php dhe http://articles.timesofindia.indiati...-vatican-study

http://reporteri.net/?page=1%2C2%2C6134
__________________
La ilahe il-lall-llah - Nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut !
Makresh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė