Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-03-13, 01:39   #10
Makresh
 
Avatari i Makresh
 
Anėtarėsuar: 12-01-09
Vendndodhja: ..
Postime: 5,781
Makresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: 660 Milion $ Kisha Katolike per abuzime seksuale

Nėnė Tereza, njė produkt i suksesshėm me publikun, por jo edhe me tė varfėrit


Nė studimin kryer nga njė grup akademikėsh kanadezė thuhet se, Nėna Terezė ėshtė vetėm njė produkt i suksesshėm i raporteve me publikun. Kjo pėr shkak se, sipas studimit, ajo ishte njė grua qė tė varfėrve e tė sėmurėve u gjente strehim nė vende tė mjerueshme, megjithėse kishte qasje nė pasuri marramendėse.

Duke raportuar pėr kėtė ese kontrovers, gazeta ‘The Times od India’ nėnvizon se nė ese thuhet qė vuajtjen e tė pafuqishmėve Nėna Terezė e pėrjetonte si njė gjė tė bukur – nė vend se ta luftonte atė. Thėnė ndryshe, sipas studimit del se, ajo shumė mė pėrpara preferonte tė lutej pėr tė varfrit dhe tė sėmurėt sesa qė atyre t’iu ofronte ndonjė ndihmė konkrete.

Ku zhdukeshin paratėv?

Njėkohėsisht, nėpėrmjet njė raporti tė shkathėt me publikun, Vatikani tentonte qė vėmendjen e publikut ta shmangte nga fakti se atje – qartazi – nuk e merrnin parasysh afarizmin e saj tė dyshimtė financiar, andaj edhe u anashkalua qėllimisht periudha pesėvjeēare, e nevojshme pėr beatifikimin e saj.

Serge Larivee, qė ėshtė njėri prej studiuesve nga Universiteti nė Montreal, tė cilėt kryen esenė mbi Nėnėn Terezė, shtron dilemėn:

"Nėse kemi parasysh menaxhimin goxha tė dorėshtrėnguar tė veprimtarisė sė saj, atėherė shumėkush mund tė pyes se ku u zhdukėn gjithė ata miliona, tė cilėt ishin tė dedikuar pėr mė tė varfrit”.

Sė kėndejmi, nė punimin e tyre tė fundit akademik, studiuesit kanadezė pretendojnė se Vatikani mė tepėr veproi si njė publicist i Nėnės Terezė, ngase u fokusua nė mirėsinė e saj ndaj tė varfėrve tė Calutta’s, nė vend se [mes tjerash] tė merrej me "mėnyrėn tepėr tė dyshimtė tė trajtimit tė tė sėmurėve, dhe me menaxhimin shumė tė dyshimtė tė shumave tejet tė mėdha tė parave qė merrte ajo".

Studimi i akademikėve kanadezė tregon se deri nė kohėn kur vdiq, motra mė e famshme e nderit mori pjesė nė 517 misione, nė 100 shtete tė botės, edhe pse shumica e pacientėve tė saj nuk pėrfituan ndihmė adekuate shėndetėsore. Nga ana tjetėr, njė numėr i madh i tyre u lanė qė tė vdisnin. Nė web-faqen e studiuesve kanadezė thuhet edhe ajo se, madje, zyrtarėt e Selisė sė Shenjtė injoruan edhe paralajmėrimet e mjekėsve, atėherė kur konstatuan publikisht se “falė mrekullisė, Nėna Terezė arriti tė shėrojė njė grua qė vuante nga tuberkulozi, dhe nga cistat nė vezore”.

Mjekėt ndėrkaq insistonin se “cistat dhe tuberkulozi nga tė cilat u shėrua ajo, u larguan falė ilaēeve qė i ishin dhėnė”, sqaron Larivee.

Hitchens dhe Green

Sipas web-faqes UofM, hulumtuesit Carole Senechal, nga Universiteti nė Otava, dhe Serge Larivee dhe Genevieve Chenard, nga Universiteti nė Montreal, erdhėn nė kėto pėrfundime pas hulumtimit tė afro 96 pėrqind tė veprave tė publikuara, nė tė cilat trajtohet puna e Nėnės Terezė. Gjetjet e tyre pritet tė botohen kėtė muaj nė revistėn pėr studime tė religjionit dhe shkencės ‘Religieuses”, qė del nė gjuhėn franceze.

Nga ana tjetėr, puna e tyre deri nė njė masė i referohet edhe asaj tė publicistit Christopher Hitchens, i cili pėr njė kohė tė gjatė insistonte nė atė se Nėna Terezė, nė fakt, s’ėshtė gjė tjetėr pos njė mashtrim i madh medial. Dhe Hitchens nuk ishte i vetmi qė e thoshte kėtė gjė, sepse humanisten e njohur e kritikon edhe Meg Greene, nė librin e tij biografik tė vitit 2004, “Mother Teresa: A Biography" (Nėna Terezė: Biografia), nė tė cilin pėrmend njė numėr tė madh tė rasteve qė ndėrlidhen me mospėrfilljen e tė varfėrve nėpėr spitalet qė Nėna Terezė i kishte hapur Calcutta

Mirėpo, kėtu duhet marrė parasysh edhe njė fakt tjetėr, se nė vitin 1979, Nėna Terezė fitoi Ēmimin Nobel pėr Paqe. Nė web-faqen zyrtare tė Institutit qė e ndanė kėtė ēmim prestigjioz nėnvizohen aspektet pozitive tė punės sė saj, tė cilat nuk mund tė hidhen poshtė as nė studimin e studiuesve nga Universiteti nė Montreal. Nga ana tjetėr, edhe sot e kėsaj dite shumėkush pajtohet se kontributi mė i madh i Nėnės Terezė mbetet trashėgimia qė ajo la pas vetes, si dhe inspirimi qė ajo pėrfaqėson pėr gjeneratat e reja tė humanistėve nė botė.

Nėna Terezė vdiq nė vitin 1997, nė moshėn 87-vjeēare.


Burimi : gazetaexpress
__________________
La ilahe il-lall-llah - Nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut !
Makresh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė