Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-05-08, 00:07   #9
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dritėro Agolli ...

Poezia
Poezia e Agollit krijoi njė model tė ri vjershėrimi nė problematikė, nė shqetėsime dhe nė mjeshtėrinė letrare. Me krijimtarinė e vet Dritėro Agolli ka treguar se di tė rrezikojė nė letėrsi. Dyzet vjet mė parė, duke botuar vėllimin e parė poetik "Nė rrugė dola" (1958), ai huajti pėr titull pjesėn e parė tė njė dyvargėshi tė mirėnjohur tė poetit skocez Bėrns: "Nė rrugė dola / Pas meje porta u mbyll".
Rruga e rritjes sė tij poetike shprehet dhe nė titujt e librave poetikė: Hapat e mia nė asfalt (1961), Shtigje malesh dhe trotuare (1965), Devoll-Devoll (1964), Mesditė (1968), Baballarėt (1969), Nėnė Shqipėri (1974), Fjala gdhend gurin (1977), Udhėtoj i menduar (1985), Pelegrini i vonuar (1993), Lypėsi i kohės (1995), Fletorkat e mesnatės (1999) e libra tė tjerė. Me poezinė e tij Dritėro Agolli e ēkanonizoi vjershėrimin e traditės dhe njėherėsh krijoi njė traditė tė re e ēliroi poezinė shqipe nga njė frymė monumentalizmi tė gėnjeshtėrt, nga deklarativizmi dhe ngurtėsia; ndryshoi pėrdorimin pėr "temėn e madhe", duke kėrkuar madhėshti poetike jo vetėm prej luftės dhe heroizmit tė jashtėm, por edhe prej pėrjetimeve tė "heroit tė dobėsisė"; duke zgjeruar shumėfish hapėsirėn e realitetit nė poezi dhe duke i ndryshuar rrėnjėsisht raportet ndėrmjet tyre. Agolli krijoi njė poezi antologjike me motive tė pėrditshmėrisė sė jetės.
Poezia e Agollit ka ndikime tė drejtpėrdrejta prej poezisė popullore, prej artit tė Naim Frashėrit e tė Lasgushit, prej Bėrnsit e autorėve rusė tė fillimit tė shekullit tė 20-tė. Kjo poezi emancipoi nė tėrėsi mendimin letrar nė Shqipėri dhe futi frymėn e konkurrencės pėr ide tė reja dhe cilėsi nė art. Gjithashtu krijimtaria poetike e Dritėro Agollit mund tė cilėsohet si liriko-epike. Kjo ishte njė shmangie e madhe nga tradita, e cila mbahej kryesisht nė lavdinė epike. Agolli e pruri poezinė shqipe prej kozmocentrizmit nė homocentrizėm.
Poezia e D. Agollit e ktheu vėmendjen nė jetėn e njeriut nė kohė paqeje. Nė kohėn kur u botuan librat e parė poetikė tė tij, botėn e sundonte slogani "t'i ktheimė armėt nė plugje". Kjo ishte njė thirrje e pėrgjithshme e njerėzimit nė gjysmėn e planetit. Nė kėtė kohė Agolli shkroi poezi qė pėrshkohen nga kulti i vendlindjes, i tokės, i bukės, i parmendės, i familjes, i prindit, babait. Ishte njė prurie e re nė letėrsinė shqipe pretendimi i tij pėr tė qenė njė "unė" i identifikuar nė letėrsi. Kjo u shpreh qartė, fillimisht nė poemat "Devoll-Devoll", dhe "Poemė pėr babanė dhe pėr veten".
Nga ana tjetėr nė tėrėsinė e vet poezia e Dritėro Agollit sundohet nga bota e gjallė, shpirtėzimi i mjedisit, shenjtėrimi i natyrės, i arės dhe i bagėtisė. Nė kėtė tipar tė poezisė sė tij rishfaqen panteizmi i Naimit dhe gjurmė tė botėkuptimit bektashian.
Nė mėnyrėn e vet Dritėro Agolli krijoi "njė Shqipėri alterna-tive", qė mbėshtetej nė njė ideal romantik. Kjo ėshtė njė marrėdhėnie e zakonshme poetike me realitetin, e njohur nė traditėn shqiptare
dhe atė tė huaj. Tė gjithė e dinė se Naimi e kishte fare mirė tė qartė se cila ishte Shqipėria, por ai krijoi Shqipėrinė e vet plot bukurira imagjinare. Ismail Kadare e krijoi "Shqipėrinė tjetėr" duke mėrguar nė lashtėsitė e moēme shqiptare. Ndėrsa "Shqipėria tjetėr" e Dritėro Agollit, qė hyjnizohet tek "Nėnė Shqipėri" dhe nė vepra tė tjera, ėshtė kulti i atdheut, pėrthirrja e krenarisė kombėtare. "Nėnė Shqipėri", si duket, u shkrua si njė "Bagėti e bujqėsi" e kohėve moderne. Fryma naimiane e futurizmit romantik ("Shqipėria, ē'mund tė jetė", siē do tė shprehej Samiu), ndihet e plotpushtetshme nė poemė. Agolli dėshironte tė ndėrtonte njė Shqipėri tė lumtur. Poetikķsht kjo mund tė arrihej ose nė formėn e mitit tė sė shkuarės (nostalgjisė pėr "motin e madh", si e bėnė shumica e rilindėsve), ose nė formėn e utopisė - kultit tė sė ardhmes, idealizimit tė njė "vendi qė nuk ekziston" (nga greqishtja. "u-topos", "vend qė s'ėshtė").
Dhe nė vėllimet mė tė fundit poetike, D. Agolli s'ka pushuar sė qeni njė poet mjaft popullor, qė s'mban kurrėfarė distance me lexuesin e thjeshtė; qė dhimbjen, gėzimin dhe dobėsinė njerėzore i merr si ndjenja universale dhe i shkrin me filozofinė jetėsore. Raportet jetė / vdekje, lumturi / hidhėrim, tradhti / besė etj. bashkėjetojnė dhe pėrplasen me njėra-tjetrėn sa nė realitetin e jashtėm aq edhe nė atė tė brendshėm.
Dritėro Agolli qė nga fillimet e deri mė sot mbeti njė poet i trishtimeve "tė vogla" pėr njė zog tė vrarė apo njė qen tė shtypur dhe poeti i dhimbjeve tė mėdha pėr udhėkryqin e historisė shqiptare. Asnjė poet mė shumė se Agolli nuk e ka tė shprehur kaq me sinqeritet dobėsinė e vet njerėzore.

Mė ndodh sikur s'jetoj nė vendin tim,
Por nė njė vend tė huaj dhe tė largėt...
(Sikur s'jetoi nė vendin tim)

... Dhe gishtat kėrcas si kokrra arrash tė forta
Ėshtė koha kur mblidhem shuk nėn peshėn e natės
Dhe pres i friksuar kusarėt tė vijnė te porta
(Ėshtė koha)

Po iki me trishtim i zhgėnjyer nga miqtė,
E mbylla dhe derėn qė rrinte e hapur...

... Diku nė njė skaj tė largėt do prehem
Me qafėn e futur nė jakėn gri tė xhaketės...
( Trishtimi)

Libri poetik "Fletorka e mesnatės" u botua nga Dritėro Agolli nė 40-vjetorin e botimit tė vėllimit tė parė, "Nė rrugė dola".
Gjatė 40 vjetėve krijimtari, poezķa e Dritėro Agollit ka ruajtur disa tipare pėrveēuese, tė cilat janė tė pranishme vijimisht: kultin e tokės dhe tė bukės, shenjtėrimin e natyrės dhe tė njeriut, raportin vetjak me botėn, mitin e dheut tė tė parėve dhe tė historisė sė tyre, pėrmasėn e njė tė ardhmeje optimiste dhe zhgėnjimin pėr humbjet e sė shkuarės.
Nė vitet '90 Agolli iu paraqit lexuesit tė vet me njė ringjallje poetike. Kjo qe njė sfidė e fuqisė krijuese. Pas "Pelegrinit tė vonuar" dhe "Lypėsit tė kohės", nė njė periudhe kulturore qė erdhi me tronditje tė rėnda tė referencave tė shoqėrisė, poeti shfaqi njė tjetėr pjesė tė fshehtė tė vetes, qė ruhej diku nė "Fletorkėn e mesnatės".
Nė kėtė libėr shpėrfaqet po ai Dritėro qė prej vitesh "udhėton i menduar", po ai qytetar qė mundohet tė shohė fatin e vet nė fatin e bashkėsisė ku jeton, i njėjti poet qė e gdhend fjalėn sikurse mjeshtri gurin. "Fletorka e mesnatės" ėshtė njė vėllim me tė cilin poeti ka shprehur pėrjetimet e dhimbshme tė njė kohe me tronditje tė mėdha, prej vitit 1996, kryesisht tė vitit 1997, disa edhe tė vitit 1998. Me kėtė vėllim ėshtė paraqitur njė hapėsirė tjetėr e poezisė sė tij.
Vjershat e "Fletorkės sė mesnatės" janė bisedė e dhimbshme me veten, me miqtė, me aleatėt dhe kundėrshtarėt, me njeriun ashtu siē ėshtė. Nata ėshtė e ngarkuar me zymtėsi dhe njeriu ėshtė mirė tė mos mendojė gjatė natės. Nata ėshtė depresive dhe njeriu ėshtė mirė tė ruhet prej rėnies, sidomos nė kohėra tė rėnda. Mirėpo ndėrgjegjja e poetit nuk mundet ta pranojė kėtė luks. Dhe ėshtė njė fat qė ndėrgjegjja e poetit ka ndenjur zgjuar e ka kthyer nė art situata e ndjesi qė njeriu i zakonshėm do t'i shmangte lehtė me njė qetėsues nervash. Poeti ka nyjėtuar nė artķn e tķj vuajtjet e njerķut qė e di pėrgjegjėsinė e tij para opinionit, qė t'i tregojė atij se ē'vlerė ka dhimbja. Po, edhe dhimbja ka vlerė! Eshtė njė ndjenjė fisnikėruese.
Ka qenė njė fat pėr njeriun shqiptar, subjektin qė pret letėrsinė nė gjuhėn shqipe, qė kėto dhimbje poeti la sjell atij si njė "realitet tė dytė", si realitet letrar. Ne dridhemi nga dhimbja e poetit, qė vjen prej "realitetit tė parė", ngjarjes sė ditės, gjėmės sė ditės, tronditjes sė ditės, tė cilin poeti nuk e ka pėrjetuar si poezi. Pėrmes dhimbjes letrare qė arriti tė shprehė Dritėro Agollķ ne kemi mundur tė kuptojmė vlerėn e mahnitshme tė gjuhės qė flasim e qė kanė folur tė parėt tanė, vlerat e kėsaj pasurie qė i lidh shqiptarėt me burimin e kryehershėm tė popujve evropianė e indo-evropianė, finesat e saj tė brendshme, qė vetėm njė mjeshtėr i fjalės mund t'i bėjė tė ditura.
__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė