Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-08-13, 20:26   #657
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: A po kanoset rreziku i ekstremizmit fetar nė Kosovė?

Hamiti: Bashkėsia Islame pa vizion tė qartė





Krejt ajo ēfarė ka pėrjetuar Xhabir Hamiti pėr 15 vite si pjesė e Bashkėsisė Islame tė Kosovės, ka qenė preokupimi i kėsaj kryesie se si ta organizojė haxhin, therjen e kurbaneve, kėrkimin e donacioneve pėr ndėrtimin e xhamive dhe objekteve mėsimore. Pavarėsisht se edhe pėr tė, kėto ēėshtje kanė qenė me rėndėsi, Hamiti thotė se asnjėherė nuk ka dėgjuar e parė ndonjė projekt apo agjendė tė njė vizioni tė qartė tė BIK-ut. Apo edhe ndonjė iniciativė e sinqertė dhe serioze, pėr tė rishkruar korniza tė reja tė punės sė BIK-sė sidomos pas luftės ose pas pavarėsisė sė saj. Janė kėto fjalė qė i tha nė mbledhjen pas sė cilės Hamiti humbi postin e kryetarit tė kėshillit tė BIK.


“Nuk po e kuptoj, se prej kujt po frikėsohemi pėr njė riorganizim substancial tė brendshėm tė BIK-sė, qė nėnkupton njė funksionim autokton kosovar dhe shqiptarė tė saj, qė punon pėr fe dhe pėr atdhe, e qė nuk bie pre e nuk rrėshqet nė animin e rrymave dhe interesave tė huaja, tė cilat shpeshherė veprojnė tė fshehura nėn petkun e fesė”, iu ėshtė drejtuar Hamiti anėtarėve tė kėshillit.

E numėrimi i parregullsive nuk ka pėrfunduar me kaq. Hamiti foli edhe pėr problemet qė janė tash e sa vite nė Medresenė e mesme Alaud-din.

“Ka mė shumė se 10 vite, qė kuadrot fetare pranohen pa konkurs, nuk ka ndryshim tė plan programeve dhe tė kurrikulave pėr shumė subjekte mėsimi, kurse disa lėndė ende gati 30 vite e mė tutje, janė tė njėjtat me tė njėjtin tekst dhe tė njėjtėn pėrmbajtje”, thotė Hamiti.

Ai pati kritika edhe pėr Fakultetin e Studimeve Islame. Tha se nė FSI-sė qė nga viti 2010, ėshtė ngulfatur autonomia akademike dhe administrative, me ndėrhyrjen klasike tė stafit teknik tė Kryesisė sė BIK-ut.

“Janė nėpėrkėmbur kriteret akademike, janė dhuruar thirrje akademike nga 2 e 3 pėrnjėherė, vetėm pėr personelin e ngushtė, tė cilėt pėrveē punės nė Fakultet paguhen rregullisht me paga mujore tė majme nga organizata tė huaja. Mbi dy vite me radhė Fakulteti udhėhiqet nga njė person me status tė pensionerit, qė ėshtė emėruar nga Kryesia pėrmes nėpėrkėmbjes sė kritereve akademike dhe shkeljes juridike administrive tė Fakultetit. Pėr dijeninė tuaj, Fakulteti i Studimeve Islame as pas kėtyre viteve nuk ėshtė licencuar , as nga Ministria e Arsimit , por edhe nuk ėshtė pranuar inkuadrimi i tij nė kuadėr tė Universitetit tė Prishtinės. Arsyeja kryesore e mos legjitimimit dhe licencimit tė Fakultetit tonė nė kuadėr tė institucioneve tona zyrtare legjitime, edhe pas kaq shumė viteve ėshtė edhe dhėnia e thirrjeve akademik tė modelit ‘unė ty e ti mua’”, ėshtė shprehur Hamiti.

E nuk e la pa e pėrmendur edhe fenomenin e laramanive tė formės se si po falet namazi nėpėr xhamitė e Kosovės.

“Diku ngritėn duart deri nė bel, diku deri nė gjokes, diku falen vetėm 8 reqate taravi, diku 20, e qė nė shikim tė parė ndoshta nuk na duken ēėshtje tė mėdha, mirėpo nėse kėshtu vazhdon edhe nė tė ardhmen, kjo do tė jetė fillimi i poliralizimit dhe ndarjes sė madhe tė besimtarėve mysliman nė Kosovė, qė nuk do t`i bėnte nder as komunitetit mysliman e as tė ardhmes sė vendit tonė”, ka pohuar Hamiti duke thėnė se ata qė falen nuk janė fajtor, por qė sipas tij i vetmi fajtor kėtu janė punonjėsit e BIK-sė, tė dekretuar nga kjo kryesi, tė cilėt xhematit po ju prijnė e po i mėsojnė jashtė vijės institucionale tė BIK-sė, e po lihen tė lirė pa kurrfarė pėrgjegjėsie.

/Express/
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė