Tema: Tasaffufi
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-02-12, 21:34   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tasaffufi

Burimet dhe objekti i sufizmit

Nė lidhje me burimin dhe cilėsitė burimore tė sufizmit ndėr islamistėt dhe te orientalistėt, ekzistojnė dy hipoteza themelore; nė grupin e parė hyjnė teoritė dhe hipotezat, tė cilat kanė tė pėrbashkėt qėndrimin se paraqitja dhe zhvillimi i sufizmit ėshtė fryt i ndikimit religjioz dhe kulturor i mjediseve tė tjera. Sipas kėtyre hipotezave, sufizmi ėshtė fenomen jotipik nė religjionin, kulturėn dhe nė shoqėrinė islamike.
Burimet e sufizmit kėrkohen nė neoplatonizėm, nė asketizmin - abacinė krishtere, nė reakcionin arianik ndaj religjionit semit nė zorastrianizmin, nė trashėgiminė mazdeistike - mahineike iraniane, nė brahmanizmin dhe hinduizmin indas, si dhe nė religjionet e tjera lokale.
Praktikisht, sufizmi kėrkohet nė ēdo burim tjetėr tė mundshėm, me tė cilin islami ka pasur ēfarėdo kontakti. Ēdo ngjashmėri dhe ēfarėdo lidhje historike me metodėn dhe shprehjet specifike merren si prova tė sigurta pėr burimin e huaj tė sufizmit nė islam.
Hipotezat dhe teoritė se sufizmi paraqet organizmin e huaj nė islam, i pėrqafojnė orientalistėt jashtė botės islamike.
Shumica e kėtyre orientalistėve kanė qėndrim negativ ndaj besimit islam, duke konsideruar atė si pėrzierje tė besimit hebraik dhe tė krishterė nė interpretimin arab.
Elementi i pėrbashkėt i kėtyre hopotezave dhe teorive, ėshtė qėndrimi aprioristik se islami nuk ėshtė religjion i shpallur nga Perėndia dhe pėr kėtė arsye nuk mund tė ketė dimensionin e vet autentik ezoterik.
Ekziston njė bindje e kahershme nė botėn perėndimore se islami ėshtė religjion i thjeshtė dhe i ashpėr, si religjion i shpatės.
Tėrė superstruktura sociale e shoqėrive islame ėshtė formuar nė bazė tė dhunės, kėshtu qė ēdo aspekt kontempaltiv ose metafizik parqet elementin e huazuar nga religjionet autentike.
Nė grupin e dytė hyjnė teoritė dhe hipotezat, tė cilat sufizmin e shohin si produkt burimor tė islamit dhe tė mjedisit arab.
Teorinė mbi burimin islamik tė sufizmit e pėrqafojnė shumica e teorikėve mė tė pėrmendur nė kėtė lėmė; si R.A. Nikolson, L.Masinjon, etj.
Njė ndikim vendimtar nė miratimin e qėndrimit mbi karakterin autokton tė sufizmit, kanė bėrė kėrkime kėmbėngulėse tė islamistit L.Masinjon.
Luj Masinjon nė analizėn municioze tė terminologjisė bazike tė sufizmit tė hershėm ku nė mėnyrė tė pakontestuar ka vėrtetuar se bėrthama e tėrė sistemit kuptimor dhe terminologjik buron nga Kur'ani.
Nė bazė tė kėsaj, shumica e islamistėve e miratojnė qėndrimin mbi burimin autokton islamik tė sufizmit si qėndrim i pakontestuar aksiomatik.
Pra, nė fillim islami, te besimtarėt mė tė hershėm ka nxitur shkallėn e lartė tė pėrgjegjėsisė morale para drejtėsisė Hyjnore.
Toni boshtor i kėsaj pėrgjegjėsie ka qenė frika nga Perėndia, pėr veprat e kryera. Pasuesit e parė tė profetit Muhamed s.a.v.s. kėtė ndjenjė morale e kanė ngritur deri nė shkallėn e veēantė tė aktivitetit shpirtėror, pėrkatėsisht deri nė interiorizimin dhe introspekconin e motivit moral.
Gjatė shek. II/VIII dhe III/IX, inteligjencia myslimane ka manifestuar ndarjen nė dy grupe; nė uleman ose nė teologėdhe nė njohėsit e mirė tė shkencės juridike, nė njėrėn anė dhe nė anėn tjetėr, nė ata tė cilėt nė pėrkushtimin e vet religjioz, theksin e veēantė e kanė vėnė nė bazėn personale.
Ky qėndrim i asketizmit pijetestik nė mėnyrė definitive ka formėsuar etosin e sufizmit.
Koncepti Kur'anor pėr mbėshtetje te perėndia (tewekul), ka shpėnė gjer te koncepti qendror i sufizmit; tė marrėdhėnies intime ndėrmjet njeriut dhe Perėndisė, pėrkatėsisht gjer te dy koncepte tė ndėrlidhura nė njė ndjenjė tė pėrbashkėt tė dashurisė dhe tė mėshirės.
Sa i pėrket burimit dhe domethėnies sė sufizmit nuk ekziston njė pajtim i njėzėshėm dhe as qė do tė ekzistojė. Vetėm Rejnold Nikolson (1868-1945), prej burimeve tė hershme islamike ka regjistruar 78 definicione tė tasawwufit.
Nė rast se mund tė bėjmė ndonjė ndarje doktrinere nė zhvillimin e sufizmit, atėherė mund tė themi se nė fazėn e parė tė misticizmit islam, qė pėrfshin periudhėn kohore prej shek. II /VIII - IV /X, vėrehet tendenca e aspektit wahdat ash - shuhud, e cila pėrafėrsisht mund tė pėrkthehet si monozmi testimonijal, "njėsia e dėshmisė".
Sipas kėsaj tendence Perėndia ėshtė i pranishėm nė zemrėn e besimtarit dhe Ai aty vet-veten e dėshmon.
Besimtari me anė tė dashurisė sė pakufishme njėsohet (bashkohet) me Perėndinė, kuptohet, jo nė mėnyrė substanciale. Pika bashkuese ėshtė dashuria e pakufishme si energji dhe medium i bashkimit.
Pėrfaqėsuesit e kėsaj tendence janė sufitėt mė tė hershėm si Hasan al - Basri dhe Rabija al - Adavija.
Nė fazėn e dytė paraqitet tendenca si wahdat al - wugűd, e cila mund tė pėrkthehet si monizmi ekzistencijalist, bashkim me qenien primodijale, qė pėrfshin periudhėn post - klasike tė sufizmit. Sipas kėsaj tendence tėrė ekzistenca empirike paraqet reflektimin e esencės Hyjnore.
Pėrfaqėsuesi mė i hershėm i kėsaj tendencė ėshtė Bajazid al - Bistami, kurse kulminacionin e arrin me veprėn grandioze tė filosofit Ibn Arabi.
Njė plejadė e tėrė mistikėsh dhe e poetėve tė famshėm botėrorė i takojnė kėsaj tendence, si Atari, Xhami e mbi tė gjithė Rumiu (Mevlana).
Sufizmi e ka obliguar besimtarin qė t'i kryejė tė gjitha ritualet e parapara fetare; si agjėrimin, haxhillukun (pelegrinazhin), namazin (faljet) dhe lutjet.
Namazi ka rėndėsi tė veēantė, pa marrė parasysh se a ėshtė fjala pėr pesė kohėt e parapara, tė cilat duhet t'i kryejė ēdo besimtar vetėm, apo nė bashkėsi me tė tjerėt.
Lutjet e shpeshta spontane e nė veēanti ato tė natės, janė shtresa obliguese pėr tė pėrkushtuarin nė rrugėn e Perėndisė.
Pra, sufizmi ėshtė i mundur vetėm me pranimin e tėrėsishėm tė shar'iatit dhe jashtė shar'iatit nuk mund tė ekzistojė kurrfarė sufizmi. Sufizmi paraqet zbatimin konsekuent tė shari'atit nė jetėn praktike tė besimtarit tė devotshėm.
Vitaliteti shpirtėror dhe kohezioni i brendshėm religjioz i shoqėrive myslimane ka ekzistuar nė harmoninė e shar'iatit dhe tė sufizmit, si dy dimensione tė pandashme tė njė tradite religjioze.
Sufizmi nė thelbin e vet ka pėrjatimin e brendshėm tė shar'iatit dhe paraqet mėshirėn e Muhamedit s. a. v. s. (al - barakat - al muhammadiyah), pėrkatėsisht praninė Hyjnore pėr tė cilėn sufizmi ka krijuar metoda dhe teknikėn pėrkatėse.
Pra, sufizmi ėshtė i mundur vetėm me pranimin e tėrėsishėm tė shar'iatit dhe jashtė shar'iatit nuk mund tė ekzistojė kurrfarė sufizmi. Sufizmi paraqet zbatimin mė konsekuent tė shar'iatit nė jetėn praktike tė besimtarit tė devotshėm.
Nė ndarjen, nė shikim tė parė, e sufizmit nga bėrthama e tij e islamit zyrtar, pėrveē faktorėve tė tjerė, nė mėnyrė tė theksuar ka ndikuar gjendja e marrėdhėnieve nė shtetin e forcuar dhe tė organizuar arab nė procesin e ekspanzionit tė vrullshėm jashtė territoreve tė Arbisė, si djep i islamit. Shoqėria dhe shteti islamik nė mėnyrė definitive shndėrrohen nė shtet me institucionet qė i mbrojnė interesat e shtesave sunduese dhe mbi tė gjitha me interpretimin zyrtar tė religjionit, si bazėn e pazėvėndėsueshme tė legjitimitetit tė vet.
Shar'iati - ligji i jashtėm i islamit, paraqet bartėsen e hakikatit, tė sė Vėrtetės sė brendshme dhe tė realitetit tė brendshėm.
Pėr kėtė arsye sufitėt janė mbrojtėsit mė tė flaktė tė ligjit tė jashtėm.
Liria e plotė e brendshme shpirtėrore, tė cilėn e kanė kultivuar sufitėt kundrejt formave tė jashtme, ua ka mundėsuar shkallėn mė tė lartė tė shpirtėzimit, tė pėrsoshmėrisė shpirtėrore.
Sufizmi, pa dyshim, paraqitet si njė fenomen kompleks dhe shumėshtresor shpirtėror e shoqėror, i pranishėm me shekuj nė tėrė hapėsirat e gjera gjeografike ku shtrihej islami.
Sufizmi gjatė historisė, ka pėrjetuar njė zhvillim tė vrullshėm dhe dinamik, tė brendshėm dhe tė jashtė, nė suazat e bėrthamės sė islamit.
Sufizmi nė fillet e veta nėnkupton bashkėsinė e gjendjeve ekstatike, kulminacioni i tė cilave mundėson njohuritė religjioze tė shkallės sė lartė, tė radhės metafizike, pėrkatėsisht tė njohurit intutiv tė pranisė sė Perėndisė dhe tė vetė Qenies sė Perėndisė.
Sufizmi paraqet lėvizjen dhe sistemin e veēantė nė besimin islam, i cili paraqitet dhe si metodė specifike e afrimit dhe e bashkimit me Perėndinė; paraqet shfrytėzimin e aftėsive intuitive dhe emocionale - spirituale, tė cilat nė mėnyrė latente ekzistojnė nė unin e njeriut si fshehtėsi tė pazbuluara.
Mosaktivizmi i kėtyre aftėsive, gjithashtu, e fsheh unin nga Perėdnia. Kėto aftėsi latente intuitive dhe emocionalo - spirituale me anė tė ushtrimeve dhe kultivimit tė caktuar ēlirohen dhe e ēlirojnė unin nga perdet e padukshme .
Sufizmi, ndėr tė tjera, parqet psikologjinė transcedentale nė kuadėr tė islamit.
Sufizmi gjithmonė ka insistuar nė drejtim tė hulumtimit - analizės sė thellėsive tė shpirtit tė njeriut. Sufizmi ka insistuar qė besimtari duhet tė analizojė dhe tė njohė veten, pėrkatėsisht tė bėjė analizėn personale.
Sufizmi ka insistuar tė transcedentohet "uni-egoja e vogėl" e njeriut tė pėrkufizuar me pėrvojėn e pėrditshme. Nė thellėsitė e idetė, shpirti i njeriut mund tė pėrjetojė praninė e Perėndisė.
Nė kėtė drejtim thėnia e profetit Muhamed s. a. v. s.: "Kush e njeh veten, ai e njeh Zotin e vet", flet mė sė miri pėr analizėn personale tė ēdo besimtari.
Mėsuesit sufitė, - shejhėt kanė pasur dije tė hollėsishme nė metodat terapeutike nė shėrimin e sėmundjeve shpirtėrore.
Njohja dhe bashkimi me Perėndinė nuk mund tė arrihet vetėm me aktivizimin e aftėsive intuitive dhe emocionale - shpirtėrore; pėrkatėsisht kjo njohje dhe ky bashkim nuk mund tė arrihet vetėm me aktivitetin e vullnetshėm dhe tė vetėdijshėm tė besimtarit, pa marrė parasysh sesa ėshtė ai aktivitet i sinqertė, vetėmohues dhe afatgjatė, por ajo mund tė arrihet me mėshirėn e veēantė tė Perėndisė.
Aktiviteti intuitiv dhe emocional - shpirtėror, edhe pse ėshtė kusht, paraqet vetėm pikėn e ujit nė det, nė krahasim me mėshirėn e Perėndisė.
Pėrceptimet (empiria) dhe mendja (arsyeja) e njeriut mund tė kuptojnė vetėm botėn e tė mundshmes.
Ndėrmjet, tė mundshmes dhe realitetit ekziston hėndeku i ndarjes, tejkalimi i tė cilit ėshtė i mundur vetėm me tejkalimin cilėsor tė empirisė dhe tė arsyes.
Kėtė akt mund ta bėjė vetėm drita e mėshirės sė Perėndisė, dhuruar besimtarit.
Vetė Perėndia, Veten e Vet e ka pėrshkruar si i Jashtmi (az - zahir) dhe si i Brendshmi (al - batin). Kėshtu Perėndia botėn e ka treguar si botė tė brendshme, pėr tė pasur mundėsi qė njeriu me pjesėn e tij tė brendshme tė njohė e tė pėrjetojė pjesėn e brendshme tė Perėndisė.
Me pjesėn e vet tė jashtme (shqisat, arsyeja) njeriu e njeh pjesėn e jashtme tė Perėndisė.
Pra, koncepti themelor i sufizmit ėshtė marrėdhėnia nė mes tė njeriut dhe Perėndisė, marrėdhėnia individuale dhe deri nė fund personale; pėrkatėsisht relacioni i dashurisė dhe i mėshirės nė mes tė njeriut dhe Perėndisė.
Njeriu mund tė njohė veten vetėm me ndihmėn dhe mėshirėn e Perėndisė. Njohja dhe thellimi nė vete, si njohje e drejtpėrdrejtė, ėshtė kushti pėr ringjalljen e dashurisė parakrijuese ndaj Perėndisė.
Ky lloj i tė njohurit intuitiv dhe emocionalo - spiritual paraqet formėn specifike tė zbuluesės dhe qėndron shumė mė lart se tė njohurit racional tė pjesėrishėm, tė njohurit e drejtpėrdrejtė (ma'erifa), pėrkatėsisht tė pėrjetuarit e njohjes gjendet mbi njohjen intelektuale teologjike (e'ilm).
Profeti Muhamed s. a. v. s. ka thėnė. "Al - ma' rifa sirri" ("Tė njohurit mistik ėshtė fshehtėsia ime") dhe "La tasihhu as - saltu illa bi - 1 ma'rifa" ("Lutja - namazi vlen me tė njohurit mistik")
Sipas pikėpamjes sufiste, dija (tė njohurit) ka tri shkallė;

1 dija e cila shpėton besimtarin nga vdekja nė mosdije,
2. kontemplacioni dhe
3. zbulesa, si shkallė mė e lartė e dijes.

Tė njohurit e drejtpėrdrejtė, tė vėzhguarit tė drejtpėrdrejtė, kontemplacioni (mushahada) pėr sufiun paraqet vėzhgimin shpirtėror tė Perėndisė, qoftė publike, qoftė sekrete, duke mos parashtruar sesi dhe nė ēfarė mėnyre arrihet deri te ky kontemplacion.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė