Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-01-08, 14:57   #20
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Gabimet e Mediave Shqiptare !!!

*

TĖ PĖRDORIM FJALĖN SHQIPE NĖ VEND TĖ FJALĖS SĖ HUAJ

Frazeologjia "ndėrroi jetė" dhe "solli nė jetė"

Frazeologjia "
ndėrroi jetė" nė vend tė foljes pėsore vdiq ka vėrshuar nė tė gjitha gazetat shqiptare, nė radiotelevizion dhe nė publicistikėn e internetit. Me tė drejtė parashtrohet pyetja: pse shtypi dhe radiotelevizioni shqiptar kanė frikė nga fjala „vdekje"? Fjala „vdekje" ėshtė e dhimbshme, por ėshtė fjalė poetike. Pa kėtė fjalė tė dhimbshme do tė varfėrohej Fjalori i Gjuhės sė Sotme Shqipe, do tė varfėrohej tradita dhe folklori ynė kombėtar… Ka raste kur nė faqet e shtypit dhe nė internetin shqiptar pėr njeriun qė vdes shkruhet me shprehjen „ndėrroi jetė", „shkoi nė atė botė", „shkoi nė amshim", „i mbylli sytė", „ndahet nga jeta", "gjendet i pajetė", "i pushoi zemra", "shuhet nė moshėn…", "pėrcillet nė banesėn e fundit" etj. nė vend tė fjalės sė vetme me kuptim tė natyrshėm vdiq, vdes apo u gjet i vdekur. Si mund tė jetė shprehja "shuhet" mė e pėrshtatshme se fjala "vdiq" pėr njeriun si qenie e botės objektive?! Po "banesa e fundit" a nuk gjendet nė varreza, ku varrosen tė vdekurit, qė me asnjė mjet figurativ nuk mund tė thuhet dhe tė shkruhet?! Kjo shprehje e vjetruar e stilit tė lartė e ka vendin nė letėrsinė artistike, qė i jep forcė dhe e zbukuron krijimtarinė letrare. Tė gjitha shprehjet frazeologjike kanė kuptimin e pėrgjithshėm vdekje-a, qė sipas FGJSSH do tė thotė ndalim i veprimtarisė jetėsore tė organizmit tė njeriut, ndėrprerje pėrgjithnjė e shkėmbimit biologjik tė lėndėve nė organizėm a nė njė pjesė tė tij; mbarimi a fundi i jetės sė njeriut. Konkretisht, nė Historinė e Letėrsisė Shqiptare nuk shkruan se poeti i madh, Naim Frashėri, „ndėrroi jetė", por vdiq nė vitin 1900. Kurse nė librin voluminoz „Historia e Popullit Shqiptar" shkruan se mė 17 janar 1468, i mbuluar me njė lavdi tė pėrjetshme, Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, vdiq nė Lezhė.


Shqiptarėt, pa dallime fetare, nuk duhet tė vuajnė nga kompleksi i shprehjes sė vjetruar me stil tė lartė
„ndėrroi jetė". Konkretisht, gjuha angleze e ka tė vetmen fjalė die (stop living) = vdes (pushoj sė jetuari), qė pėrdoret si pėr njerėzit, ashtu edhe pėr kafshėt. Megjithatė gazetat angleze me rastin e vdekjes sė personaliteteve nuk shkruajnė me stil tė lartė „shkoi nė amshim", apo "shkoi nė qiell", ose me shprehje figurative "shuhet", por thjesht: vdiq. Padyshim se me anėn e shpalljeve objektive nė gazetat e Evropės Perėndimore tregohet kultura dhe emancipimi i popullit. Prandaj nė dallim me gjuhėn angleze gjuha shqipe ka njė pėrparėsi shumė mė tė madhe, meqė pėr njerėzit thuhet vdes, kurse pėr kafshėt thuhet ngordh. Nėse njė organ i trupit nuk funksionon, ne themi se ka vdekur: p.sh. dhėmbi i vdekur, dhe si pėrfundim duhet nxjerrė, prandaj nuk mund tė thuhet ndryshe. Dukuri tjetėr ėshtė edhe me rastin e lindjes sė fėmijės, pėr tė cilin nė vend se shtypi tė shkruaj me logjikė se nėna lindi njė djalė apo vajzė, shtypi shqiptar shkruan me trope tė panevojshme se "…solli nė jetė vajzėn e saj". Duhet tė kemi parasysh pėr shėnimet nė bibliografinė elektronike rreth personave tė vdekur: nėse nė rubrikėn "Kėrko nė web" shkruhet fjala e pėrshtatshme "vdiq…", lėndėn qė kėrkojmė mund ta gjejmė mė shpejt dhe mė lehtė, se me frazeologjinė - me trope tė ndryshme, qė pėrmenda nė fillim tė shkrimit. Prandaj nė bibliografinė e internetit shqiptar nuk shėnohet "ndėrroi jetė", por vdiq, me anėn e sė cilės rezultati bibliografik do tė dalė mė shpejt dhe mė saktė, sepse fjalėt "ndėrroi" dhe " jetė" dhe tė ngjashme kanė fushė mė tė gjerė shėnimesh, kundrejt fjalės kuptimplote "vdiq" me fushė tė pėrcaktuar. E njėjta gjė vlen edhe pėr tropin letrar "Nėna solli nė jetė djalin apo vajzėn", i cili nė bibliografinė e internetit shqiptar krijon huti, kurse me anėn e fjalės madhėshtore "lind" shėnimet rreth vitlindjes dhe vendlindjes do tė gjenden mė shpejtė dhe mė saktė se tropi "solli nė jetė".

...
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė