Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-01-08, 14:58   #21
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Gabimet e Mediave Shqiptare !!!

...


Pėrdorimi i fjalės sė huaj nė vend tė fjalės shqipe

Me rastin e fatkeqėsive nė komunikacion, shtypi dhe interneti shqiptar shkruan se shoferi, apo udhėtari
u vra. Sipas Fjalorit tė Gjuhės sė Sotme Shqipe folja kalimtare vras do tė thotė: E bėj njė njeri tė vdes ose njė kafshė tė ngordhė, duke qėlluar me armė a me ndonjė mjet tjetėr. Nėse me anėn e lajmėrimit gazetaresk rreth fatkeqėsisė nė komunikacionin rrugor shkruan se shoferi u vra, nėnkuptohet sikur shoferi ėshtė lėnduar nė rrugė, ndonėse fjala ėshtė pėr vdekjen apo mbytjen e shoferit nė fatkeqėsinė rrugore. Dukuri e njėjtė ėshtė edhe me rastin e mbytjes sė minatorėve nė minierė, pėr tė cilėt televizioni dhe shtypi shqiptar shkruajnė se minatorėt u vranė. Prandaj duhet tė shkruhet: vdiq ose humbi jetėn nė fatkeqėsi komunikacioni, apo nė minierė. Ėshtė koha qė dukuritė e shprehjeve primitive tė fshihen nga tė gjitha faqet informative, librat shkollore dhe bisedat shoqėrore tė njerėzve. Dukuri tjetėr nė vend tė fjalės kuptimplotė ėshtė edhe lajmi me rastin e dėnimit tė fajtorėve, tė cilėt nė vend se tė deklarojnė se fajtori u dėnua me njė vit apo dy vjet burg, deklarojnė se fajtorėt u dėnuan me njė apo dy vjet heqje lirie. Parashtrohet pyetja pėrse zyrtarėt dhe gazetarėt shprehen me tabu, qė do tė thotė se kanė frikė nga "bestytnia" shtetėrore. Vallė, kaq e ndjeshme dhe prekėse qenka fjala dėnim i fajtorit, saqė nė vend tė saj shprehen me sintagma tė ndryshme zbutėse tė panevojshme. Kjo do tė thotė sikur nė vend tė fjalisė kuptimplote "diplomati gėnjen", gazetari duhet tė shprehet me butėsi se "diplomati nuk e thotė tė vėrtetėn". Shkelje tė rregullave gjuhėsore ndodhin edhe me shtrembėrimin e emrave tė pėrditshėm autobuz dhe guzhinė, nė vend se tė shqiptohen drejt autobus dhe kuzhinė. Siē dihet fjalėt autobus dhe kuzhinė janė me prejardhje nga frėngjishtja autobus dhe cuisine, prandaj obligohen qė qytetarėt t’i shqiptojnė dhe t’i shkruajnė drejt. Kur ndonjė nėnė lind binjak, shtypi shkruan se nėna lindi dy binjakė, qė do tė thotė se nėna ka lindur katėr fėmijė. Duhet pasur kujdes se parashtesa latine bi do tė thotė dyfish, prandaj vetė fjala binjak do tė thotė dyfėmijė. Me parashtesėn latine bi shkruhen edhe fjalėt bilateral (dypalėshe), bigami (martesė me dy gra), bimester (dymujor), bicycle (biēikletė) qė do tė thotė dyēikletė prej dy rrathėsh. Gjithashtu nė vend tė fjalės me burim neolatin dubloj duhet tė shkruhet dyfishoj, kurse nė vend tė fjalės duplikat shkruhet dyfish.

Keqpėrdorimit tė gjuhės shqipe nuk i shpėtojnė edhe fjalėt e huaja, tė cilat pa ndonjė arsye futen nė shkrimet shqiptare. Rastet janė tė shpeshta, sidomos kur autorėt nuk e dinė se fjalėt janė sinonime: e para nė gjuhėn e huaj dhe e dyta nė gjuhėn shqipe. Njė ndėr fjalėt mė tė shpeshta tė gjuhės publicistike qė pėrdoret ėshtė fjala e huaj
"human", nė vend tė fjalės shqipe "njerėzor". Kurse fjalėt trim dhe hero kanė njė kuptim: e para ėshtė shqip, e dyta ėshtė neolatine. Dukuri e fjalėve me kuptim tė njėjtė ndodh edhe me titujt e forumeve ndėrkombėtare, psh. "Anėtar i Bordit Kėshillimor" (shqip del Anėtar i Kėshillit Kėshillimor) nė vend se tė thuhet "Anėtar i Komisionit kėshillimor". Kėto sinonime pėrsėriten kėshtu: …ndaj humanizmit dhe njerėzimit, ose …kjo nuk ėshtė aspak humane dhe njerėzore, por edhe …fytyra jote plotė nuri dhe dritė, shpirtėror dhe psikologjik, nė pėrfundim tė kėsaj mund tė konkludoj (nga lat. concludere qė do tė thotė pėrfundoj)… etj. Unė habitem pse redaksitė shqiptare i durojnė kėto gabime tė skajshme, tė cilat e mundojnė lexuesin shqiptar. Gjithashtu fjalia me fjalėn e huazuar nga frėngjishtja toksik "Nxėnėsit u helmuan me helm toksik", duhet shkruar shqip: Nxėnėsit u helmuan me lėndė helmuese. Po tė shkruhen shqip, fjalitė e sipėrshėnuara dalin qesharake: …kjo nuk ėshtė aspak njerėzore dhe njerėzore; …ndaj njerėzimit dhe njerėzimit; …plotė dritė dhe dritė, shpirtėror dhe shpirtėror, meqė psikologjia merret me studimin e shpirtit tė njeriut, …u helmuan me helm helmues, nė pėrfundim tė kėsaj mund tė pėrfundoj… etj. E njėjta pėrsėritje ndodh edhe me fjalėn konkrete vdiq. Derisa nė fjalinė e parė tė lajmit shkruan se personi ka ndėrruar jetė, nė fjalinė e dytė shkruan se personi vdiq. Kjo tregon pasigurinė e gazetarit, ndaj pa ndonjė arsye i thekson fjalėt me kuptime tė njėjta. Prandaj nėse gazetarėt gabojnė nė drejtshkrimin e gjuhės shqipe, janė kryeredaktorėt dhe lektorėt, tė cilėt duhet t’i evitojnė kėto gabime tė ndjeshme.

...
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė