Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-10-12, 08:21   #155
Bona-us
 
Avatari i Bona-us
 
Anėtarėsuar: 05-09-12
Postime: 664
Bona-us i pazėvėndėsueshėmBona-us i pazėvėndėsueshėmBona-us i pazėvėndėsueshėmBona-us i pazėvėndėsueshėmBona-us i pazėvėndėsueshėmBona-us i pazėvėndėsueshėmBona-us i pazėvėndėsueshėmBona-us i pazėvėndėsueshėmBona-us i pazėvėndėsueshėmBona-us i pazėvėndėsueshėmBona-us i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Fjalor shqip-shqip

Bujrum

Kjo fjalė, e huazuar nga turqishtja, ndeshet rrallė nė ligjėrimin bisedor, kryesisht te brezi i moshuar, pėr tė ftuar dikė qė tė hyjė nė shtėpi, tė ulet pėr tė ndenjur a pėr tė ngrėnė etj. Kjo fjalė e huaj mbulohet me pasthirrmėn e shqipes urdhėro (ni)!, p.sh. A do miq, o i zoti i shtėpisė? — Urdhėro(ni)! — iu pėrgjigj plaku. — Ju bėftė mire! — thotė. — Urdhėro(ni)! — thonė kėta.





Bravo

Fjalė e huazuar nga italishtja krejt pa nevojė. Shpreh miratim me entuziazėm. po kėtė e jep plotėsisht, madje edhe mė tė fuqishėm, pasthirrma shqipe tė lumtė! Pasthirrma jonė ka aftėsinė tė shėnojė edhe vetėn, sė cilės i drejtohet miratimi, me anė tė trajtave tė shkurtra pėremėrore qė merr: tė lumtė!, ju lumtė!, u lumtė!. Me kuptim miratimi, po edhe me njė ngjyrim tė lehtė keqėsues (me inat), kjo pasthirrmė pėrdoret kėshtu edhe pėr vetėn e parė: mė lumtė qė vajta! Me njė shkallė mė tė ulėt force, nė vend tė pasthirrmės bravo mund tė pėrdoret edhe tė pėrgėzoj. Po ka njė pėrdorim ironik nė shprehjen bravo tė qoftė!, ėshtė vėshtirė tė bėhet zėvendėsimi i fjalės bravo. Megjithatė, edhe nė kėtė rast mund tė pėrdorim me ironi shprehje tė tjera tė shqipes, si: Tė shtrėngoj dorėn! Nuk e sheh, punė tė mirė na paske bėrė! etj.





Celule

Kėtė fjalė e mbulon plotėsisht fjala shqipe qelizė, si nė fushėn e biologjisė, ku pėrdoret si term, ashtu edhe nė kuptime tė tjera. Kėshtu, nė vend tė: celulė shtazore (bimore) duhet thėnė qelizė shtazore (bimore), bėrthama (ndarja) e qelizės, pėr shumėzimi i celulave pėrdoret shumėzimi i qelizave. Po kėshtu, nė kuptim tė figurshėm thuhet nė
ēdo qelizė tė ekonomisė, familja ėshtė qeliza bazė e shoqėrisė etj., duke mėnjanuar pėrdorimin e fjalės celulė. Edhe si term nė fushėn e muzikės celulė zėvendėsohet me fjalėn shqipe bulėz, njė fjalė e bukur popullore. Por fjala celulė do tė pėrdoret si term nė fushėn politiko-shoqėrore pėr organizatėn-bazė tė Partisė Komuniste tė Shqipėrisė gjatė Luftės Nacionalēlirimtare dhe nė vitet e para pas ēlirimit, si edhe pėr njėsinė mė tė vogėl organizative tė Rinisė Komuniste tė Shqipėrisė. Fjala celular, qė pėrdoret kryesisht nė biologji, zėvendėsohet me qelizor, (lėngu, indi) celular — (lėngu, indi) qelizor.





Bosh

Kėto dy fjalė zėvendėsohen mirė me fjalė shqipe. Kuptimin e fjalės sė parė e jep mbiemri i zbrazėt: enė boshe - enė e zbrazėt, thes bosh — thes i zbrazėt etj. Herė-herė zėvendėsohet edhe me i lirė, i pazėnė, si p.sh.: vend bosh — vend i lirė (i pazėnė) etj. Nė njė kuptim tjetėr fjala bosh zėvendėsohet me i padobishėm, pavlerė, i kotė, i pakuptim etj., pra: njeri bosh — njeri pa vlerė, fjalė boshe — fjalė tė kota, gjėra boshe — gjėra tė pakuptime, etj. Pėr fjalėn boshllėk pėrdoret shumė mirė emri shqip zbrazėti, por edhe mungesė, e metė, mangėsi etj.: boshllėk i madh — zbrazėti e madhe, mbushi boshllėkun — mbushi zbrazėtinė, boshllėqet e nxėnėsve — zbrazėtitė e nxėnėsve. ka boshllėqe — ka mangėsi, ndiente boshllėk — ndiente mungesė, kam njė boshllėk tė madh nė zemėr — kam njė zbrazėti tė madhe nė zemėr. Me kėtė mėnyrė zėvendėsohen edhe ndajfolja bosh me zbrazėt, mangėt. kot, humbur etj, folja boshatis me zbraz etj. Edhe nė frazeologji ka mundėsi zėvendėsimi, p.sh.: (e pėrcolli) me duar bosh — me duar thatė (zbrazur), mbeti me lugė bosh — mbeti me lugė zbrazur, ngopet me lugė bosh — ngopet me lugė zbrazur. mė mirė djepin bosh se shejtanin brenda — me mirė djepin thatė.
Bona-us Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė