Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga ~AnnA~
Teme mjaft interesante Estela.Temperamenti eshte predispozita gjenetike qe e nxit njeriun te veproje ne nje menyre te caktuar.
Do te jap edhe nje permbledhje te secilit tip Temperamenti,duke i pershkruar ato me pak fjale:
SANGUIN: Vdes per te folur. I gjalle, i hareshem, i jep energji dhe gezim edhe njeriut me te
depresionuar. sanguinet e bejne kete bote nje vend me te pelqyeshem.
KOLERIKU: Vdes per te punuar . Eshte i vendosur dhe kembengules ne synimet e tij. Per shkak te kesaj kembenuljeje, ai ia del mbane aty ku shume kane deshtuar.
MELANKOLIKU: Vdes per te menduar. Eshte shume i kujdesshem dhe i sakte ne gjerat qe ben. Eshte shume besnik dhe preket lehte.
FLEGMATIKU: Vdes per te pushuar . Eshte shpirti i humorit te shoqerise. Ai eshte ne gjendje t'i beje te tjeret te gajasen, nderkohe qe ne fytyren e tij nuk duket as shenje buzeqeshjeje. Ai nuk shqetesohet shume per gjerat dhe e shijon jeten.
Ciles kategorie i perkisni ju??
**Personalisht jam tip Melankolik.
|
Natyrisht cdo njeri mund t'a kategorizoj veten ne njeren nga keto kategori te personalitetit te njeriut ... Zakonisht keto jane te shkrira, kombinuara - ne manifestim/paraqitje tek nje person --> ne dy forma te temperamentit por njera dominon me shume
(dhe kjo dominanc percakton, apo e kualifikon formen e temperamentit dhe personalitetit te nje personi).
Mund t'jesh nje melankolike e predispozuar ne pejsen me te madhe te kohes , por me nje manifestim te kohepaskoheshem te KLOERIKUT, APO SANGUINIT . Apo nje SANGUIN i predispozuar me disa cilesi dhe tendenca FLEGMATIKE , e keshtu me radhhe...
NUK KA TIPE TE PASTERTA (por zakonisht njera eshte me e theksuar-me dominuese tek nje pesonalitet)
Cila e pason MELANKOLIN TENDE ( e shoqeron) nga ato tri te mbeeturat tjera (dhe pastaj te tregoj se sa melankolike ne t'vertete je ???