Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-10-07, 15:11   #2
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Njohja e pavarėsisė e mundshme
Megjithėse zyrtarisht kursi i BE-sė pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės nuk ka konfirmim duket se BE po pėrgatitet pėr njohje tė pavarėsisė

Nė negociatat pėr tė ardhmen e Kosovės nuk duket asnjė afrim i palėve, shqiptarėve tė Kosovės dhe serbėve. Afati pėr njė marrėveshje pėrfundon mė 10 dhjetor. Bashkėsia ndėrkombėtare po pėrgatitet pėr shpalljen e mundshme tė pavarėsisė nga kosovarėt. Ndėrkohė qė nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė pavarėsia e Kosovės mbėshtetet nga SHBA po aq qartė sa refuzohet nga Rusia, Bashkimi Europian deri tani nuk ėshtė shprehur qartė. Megjithatė duket se po krijohet njė konsensus nė gjirin e BE-sė pėr njohjen e pavarėsisė nė rast shpalljeje tė njėanshme nga shqiptarėt.

Nė Slloveni dhe Kroaci nė vitin 1992 rrugėt, sheshet dhe kafenetė morėn emrin e ish-ministrit tė atėhershėm gjerman Hans-Dietrich Genscher. Nė vitin 1991 pak a shumė nė lėvizje unike Genscheri arriti qė 12 anėtarėt e atėhershėm tė BE-sė tė njihnin pavarėsinė shtetėrore tė republikave jugosllave. Lėvizje tė tilla tė njėanshme si ajo e Genscherit BE kėrkon t'i shmangė nė rastin e Kosovės. Nė takimin jo formal tė ministrave tė jashtėm tė 27 anėtarėve tė BE-sė nė fillim tė muajit shtator u ra dakort tė tregohet unitet nė ēėshtjes e Kosovės. Ministri i jashtėm francez Bernard Kouchner:

Uniteti pėr ēėshtjen e Kosovės - njė sfidė pėr BE-nė

"Ne preferojmė unitetin ndaj njė zgjidhjeje individuale tė ēėshtjes sė Kosovės. Eshtė absolutisht vendimtare qė tė mbetemi tė bashkuar. Kjo ėshtė pėr Europėn njė sfidė e vėrtetė."

Konsultimet e brendshme prapa siparit sigurisht kanė vazhduar dhe ndėrkohė sipas diplomatėve nė Bruksel ėshtė e qartė se shumica dėrrmuese e anėtarėve tė BE-sė do tė njohin Kosovėn shtet nėse kosovarėt pas dėshtimit pėrfundimtar tė negociatave me ndėrmjetėsinė ndėrkombėtare do tė shpallin pas 10 dhjetorit nė mėnyrė tė njėanshme pavarėsinė nga Serbia. Britania e Madhe, vendet nordike, Franca dhe ndėrkohė me sa duket edhe Gjermania janė gati pėr njohjen e Kosovės shtet. Spanja dhe Rumania fillimisht kanė kundėrshtuar por duket se ndėrkohė kanė ndryshuar qėndrim. Volfgang Ishinger, negociatori i Be-sė pėr Kosovėn tha pėr Deutsche Welle-n se nuk mendon qė BE do tė pėrēahet nė kėtė ēėshtje:


"Unė mendoj se premisat janė shumė tė mira qė BE tė ruajė unitetin e saj nė kėtė ēėshtje jo vetėm deri nė 10 dhjetor por edhe pas tij pavarėsisht se ēfarė ndodh. Bindja ime mbėshtetet nė rolin intensiv dhe reflektimin e pėrbashkėt tė 27 anėtarėve gjatė tre muajve tė fundit. Pavarėsisht nėse arrihet apo jo njė marrėveshje mes shqiptarėve dhe serbėve unė po e them qė tani se BE do tė ketė qėndrim unik."

Cilat shtete kundėrshtojnė njohjen e pavarėsisė?

Opozitė e fortė pėr njohjen e Kosovės shtet vazhdon tė vijė nga Sllovakia, Greqia dhe Qipro. Qipriotėt grekė nė jug tė ishullit tė ndarė druhen se republika e izoluar turke nė veri tė vendit mund tė njihej edhe nga shtete tė tjera veē Turqisė.

Zyrtarisht kursi i BE-sė pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės nuk ka konfirmim pasi nuk dėshėrohet tė ndėrhyhet nė pėrpjekjet e Trojkės, thuhet nė qarqet diplomatike. BE kėrkon nė kėmbim tė njohjes qė shqiptarėt nė Kosovė tė garantojnė mbrojtjen dhe barazinė e tė drejtave pėr pakicėn serbe nė Kosovė. Volfgang Ishinger, ndėrmjetėsi i BE-sė nė Trojkėn pėr Kosovėn, ankohet se tė dy palėt, serbėt dhe kosovarėt mendojnė shumė nacionalisht megjithėse tė dy kėrkojnė tė anėtarėsohen nė BE:


"Unė mendoj se ėshtė e mundur qė tė zgjidhet ēėshtja e Kosovės. Pyetja sė cilės unė nuk di t'i pėrgjigjem ėshtė nėse palėt disponojnė vullnetin e mjaftueshėm politik pėr tė arritur njė marrėveshje."

BE kėrkon tė shmangė me ēdo mėnyrė njė ndarje nė njė ēėshtje tė politikės sė jashtme si nė rastin e luftės sė Irakut e cila u mbėshtet nga Britania e Madhe por u kundėrshtua nga Gjermania. BE ėshtė e gatshme tė financojė dhe organizojė ngritjen e shtetit nė Kosovė. NAto do tė garantojė si deri tani sigurinė. Por pėr kėto dy misione duhet tė disponohet siguri juridike thuhet nga diplomatėt nė Bruksel. Njė siguri e tillė ėshtė e thjeshtė tė garantohet nga njė shtet i njohur se sa me njė krijesė e cila pranohet si shtet vetėm nga gjysma e anėtarėve tė BE-sė apo Nato-s.

Tė premten e ardhshme (26.10) BE do tė zhvillojė sėrisht konsultime me Rusinė pėr ēėshtjen e Kosovės. Rusia mbėshtet Serbinė edhe kundėrshton pavarėsinė e njėanshme tė Kosovės.

Diplomatėt e BE-sė druhen gjithashtu se njė Kosovė e pavarur mund tė ngjallė oreksin e shqiptarėve nė Maqedoni.

Mė 10 dhjetor nė pėrfundim tė afatit pėr negociatat me shqiptarėve dhe serbėve ministrat e jashtėm tė BE-sė do tė takohen nė Bruksel. Tre ditė mė vonė kryetarėt e shteteve dhe qeverive tė BE-sė do tė mblidhen nė samitin e tyre tė rradhės. Deri atėherė presidenca portugeze e BE-sė do tė punojė pėr pozicioninim nė njė linjė tė 27 vendeve tė BE-sė, pra pėr njohjen e Kosovės.
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė