Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-04-12, 10:19   #4
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Misteriet e Piramides

Pertej Deres

Dhoma qe vijonte mbas deres se madhe dhe te rende nuk ishte drita, ndonje ajer te kondencionuar te dallueshem ose ndonje pajisje te koheve tona moderne. Por ajo qe na tronditi me shume ishte fakti qe sapo kaloje pragun e deres nuk shikoje as gjurmen me te vogel te pluhurit apo reres.

Vetem nje pellembe me tutje ne hyrje ku ishte paradhoma ndodheshin pirgje te tera me rere ndersa brenda ne dhome as edhe nje kokrrize e vetme. Te ndodheshe ne nje ambjent te tille kaq te paster dhe pa piken e pluhurit ishte jo vetem nje lehtesim i madh per ne por edhe nje mister akoma me i madh, pertej cdo mundesie te shpjegueshme.

Perpara se te kaloj ne pershkrimin e brendesise dhe ne pergjithesi te gjithe struktures do te deshiroja qe tju jepja nje pamje te qarte te madhesise dhe ndarjeve te shumta qe kishte kjo dhome.

Varri qe mesa duket ishte ndertuar mijera vjet me pare se vete Piramida (kjo rezultonte nga vete permbajtja e saj) ishte i madhesie gjigande. Sejcila prej kater dyshemeve kishte nje permase prej 93 metrash katrore (matjet u bene mbas heres se trete) ndersa lartesia ishte 4.3 metra.

Duke mbledhur permasat e te kater niveleve dilte nje total prej 400 metrash katrore ose si te themi madhesia e nje punishteje te zakonshme te diteve te sotme. Sejcila kat kishte mure te lemuara prej mermeri, dysheme tejet te pastra nga pluhuri dhe rera dhe me nje material shume te lemuar si dhe mure te gurte qe ndanin cdo seksion te rregjistruar historik.

Cdo kthine paraqiste tavane me harqe te bera nga nje lloj guri gelqeror me prejre te vogla dhe qe kishin nje madhesi pothuajse 10 here me te madhe se nje tulle e zakonshme.

Ne pjesen jugore, ne fund te dhomes ndodheshin disa shkalle te ngushta qe te conin nga nje nivel ne tjetrin. Sejcili nivel kishte nje siperfaqe prej 30 mije kembesh dhe po me te njejten pamje murale, hapesire te gjere dhe hapje ne mur.
Dizajni i brendeshem ishte shume i pazakonte ne faktin qe cdo hark i vecante ne tavan dukej sikur bashkohej ne mesin e dhomes qendrore.

Pra kater tavanet me harqe bashkoheshin ne nje pike por nuk mund te dallohej asnje gjurme cimentoje ose prerje midis gureve. Ne kater kendet e seciles dhome ndodheshin shtylla te gjera qe mesa duket ndihmonin ne mbajtjen e struktures. Keto shtylla ose kollona ishin shume te vecanta dhe te nje menyre ndertimi te pa hasur me pare. Guret e medhenj ne forme drejtkendore qe krijonin pjesen e siperme te tavanit ishin te nderthurur me nje lloj mbeshtjellje metalike te nje materiali te panjohur.

Sado e pabesueshme te duket keto veshje metalike bashkoheshin ne formen e nje disku por pa gjurmen me te vogel te ngjitjes midis tyre. Pra ajo qe shikoje ishte thjesht nje mbulese metalike e trashe 10 cm qe nderthurej neper gjithe strukturen dhe si menyre ndertimi eshte jo vetem e paimagjinueshme por edhe e pamundur per tu realizuar.

Hyrja per ne keto dysheme te varrit ndodhet ne nivelin e poshtem ose ne katin e pare ne krahun e veriut magnetik (ose murit ballor) duke perballur te njejtin drejtim si ai i hyrjes se Piramides se Madhe, drejtimi me Sfinksin. Kjo hyrje ndodhej ose ne gjysem te rruges nga Muri Verior ose direkt perballe “Hollit te Madh” sic u quajt mbas zbulimit. Sic mund ta gjykoni nga foto (meqe ra fjala foto eshte thjesht nje paraqitje artistike dhe jo foto e vertete) muret kane ndarje te cilat mbahen nga shtylla gelqerore.

Dyshemeja ndonese prej mermeri te lemuar kishte nje si lloj vezullimi dhe vazhdimisht reflektonte cdo rreze direkte ose indirekte drite. Kjo dysheme dukej sikur ishte lare dhe lemuar vazhdimisht gje per te cilen jam i sigurt qe nuk eshte ashtu. Shume prej pjeseve te mureve ishin te mbuluara nga nga disa si rafte metalike (metali nuk ishte as alumin dhe as ndonje perzjerje, celik ose ndonje derivat i tille) qe mbulonin pothuajse cdo cm te hapesires dhe midis ketyre rafteve ndodheshin disa disqe metalike ne forme te cuditshme dhe fleta drejtkendore te nje materiali shume te holle metalik teresisht te panjohur.

Vizita e pare ne varrin sekret ishte ne nje fare menyre e shkurter dhe nuk u krye asnje studim i ketyre objekteve metalike te pazakonta po ashtu as nuk u analizuan disa si makineri te cuditshme qe u gjeten ne paradhoma te ndryshme. Duke qene se zbulimi i krye krejt aksidentalisht, grupi nuk ishte i pergatitur.

Largimi nga varri ishte relativisht i kollajte dhe perdorimi mbrapsht i kodit vibracional zanor funksioni sic pritej. Vetem 2 ndejtem ne kete varr sekret pasi mezi prisnim te dilnim ne siperfaqe. Nese grupi do arrinte qe te hapte gurin e madh atehere do planifikohej nje tjeter ekspedite. Atehere dhe vetem atehere do te mund te vazhdonim te studionim dhe zbulonim ate qe gjendej para syve tane.

Dymbedhjete ore kishin kaluar dhe shpesh gjate kesaj kohe te qendrimit ne varr mendonim per gryket tona te thara dhe do jepnim gjithe parate qe kishim vetem per nje gllenjke uje. Edhe nje gllenjke wisky do mjaftonte per te shuar etjen torturuese qe po na mundonte prej oresh.

Dera e dhomes u mbyll ngadale mbas shpinave tona dhe ne filluam te rrugen drejt majes se Piramides. Ideja qe do dilnim seshpejti na mbushte me energji dhe merzine e oreve te gjata ne ngjitjen e shkalleve e thyem duke diskutuar planin per ekspediten tjeter ne brendesi te Piramides dhe pajisjet qe duhet te merrnim me vete.

Mendimi i pergjithshem ishte qe te ndertonim nje maket te hapjes se gurit dhe te ushtroheshim ne menyre qe te saktesonim sesa persona mund te futeshin brenda perpara se guri te mbyllej perseri.

Kur tre anetaret e ekspedites mberriten ne maje te shkalleve ata menjehere provuan sinjalin tonal (kete rradhe te kthyer mbrapsht) duke e lene butonin gati. Ngjitja neper shkalle ishte pabesueshmerisht e shkurter dhe ju hengri vetem 5 ore e gjysem qe mund te duket e gjate por nuk eshte aspak e tille po te kihet parasysh veshtiresia e ngjitjes, pluhuri dhe rreziku i vazhdueshem i demtimit apo plagosjes neper guret e thepisur.

Koha totale qe na mori per te gjithe kete aventure duke filluar me hapjen e gurit, zbritjen neper shkalle, zbulimin e deres se hekurt dhe hyrjen brenda ne dhome, studimin perciptaz te saj, daljen nga dhoma dhe ngjitjen perseri drejt majes se Piramides ishte rreth 19 ore e gjysem. Kur provuam kodin zanor cdo perpjekje deshtoi dhe kjo na mbushi zemren me nje frike te papare.

Mbas nje fare kohe zhytjeje ne mendime te tella Amend Abouu papritur gjeti zgjidhjen qe duke qene se cdo gje ishte e shumezuar me shtate atehere kjo duhet te jete dhe zgjidhja. Ora tani ishte 20.45. Nese kjo teori ishte e sakte dhe numri magjik ishte 7 atehere guri duhej te hapej ne oren 21, pra nje pritje e vogel prej 15 minutash. Ose 21 + 7 sic ndodhi ne momentin e hapjes.

Ne oren 21.07 perdoren perseri rregjistruesin zanor dhe kete rradhe guri filloi te levizte ngadale dhe nje rrjedhe ajri i fresket na mbushi mushkrite per mrekulli. Liria eshte dicka e shtrenjte dhe nuk i gezoheshimi dot. Poshte nesh mundem te shikonim pjestaret e tjere te grupit qe spo i besonin syve.

Nuk eshte e nevojshme te pershkruhet se cfare ndodhi kur grupet u bashkuan. U diskutuan shume gjera ne lidhje me kete zbulim te madh. U hartuan plaen brenda diteve te ardhshme per nje udhetim te dyte dhe shqetesimi i perbashket ishte ndertimi i nje maketi per te llogaritur kohen dhe numrin e njerezve qe do ishin ne gjendje te futeshin brenda ne kalim. 15 ditet qe vijuan sherbyen per te gjetur materialet e duhura per ndertimin e modelit.

Gjate zbritjes se pare ne pame dicka e cila nuk mund te shpjegohej teresisht por sidoqofte ne ate moment tre eksploratoret ishin te perqendruar ne zbritjen e shkalleve dhe evitimin e pluhurit. Por mbas perfundimit te ekspedites se pare ju rikthyen pamjes se atyre dy dyerve te pazakonta qe ndodheshin, e para poshte pikes se mesit te shkalleve ndersa tjetra jo me larg se tre grupe shkallesh me poshte.

Nese gjate zbritjes nuk do qellonte qe ajri te ishte pastruar per disa sekonda nga pluhuri do te kishte qene e pamundur qe te viheshin re. I gjithe imazhi mendor nuk ishte fare i qarte dhe mbase nje e care ne gur mund te na kishte krijuar imazhin e nje dere. Ne momentin kur te tre po perpiqeshim te kujtonim detaje nuk u ndjeme me te sigurt per ate qe menduam fillimisht. Udhetimi tjeter per ne kalimin sekret dhe ne varrin e fshehur do zbulonte nese dyert ndodheshin aty apo ishin nje produkt halucinativ i mendjeve tona.
__________________
--------------------------------------------------------------------------------

Vendlindje, ti ėndėrr qė mė ftofesh

lėshoma njė zė, pash' Hirin tėnd!

Shėtita pash' mė pash' (edhe Ferrin),

por Prushin tėnd s'ma dogj dot, asnjė vend!

[ e vodha, nga Panta_rhei ]
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė