Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-04-12, 10:34   #12
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Misteriet e Piramides

Dituri Ezoterike

Piramida e Gizes eshte vetem njera nga monumentet qe qendron si strukture e nje profecie por nuk eshte e vetmja piramide ne bote. Ne te vertete ka me dhjetra te tilla ne Azi dhe ne zona te ndryshme te Europes, ne Ameriken e Jugut, ne mes te Trekendeshit te Bermudes, ne zonen e Jukatanit, Meksike dhe ne zona te tjera qe presin te zbulohen.

Nga keto qindra qe jane te shperndara ne te gjithe globin, vetem 6 prej tyre perputhen me madhesine e asaj te Gizes.

Pra nga keto 7 ne total, njera sic e dini dhe ju eshte e vendosur ne hyrjen Perendimore te Shkretetires Egjyptiane ne Pllajen e Libise, ne Sahara sic njihet ndryshe Giza. E dyta indikohet te jete ne Malin Kunlua Shar afer Cherchem ne Kine e njohur ndryshe si zona e Chorkhlik. (Kjo eshte konfirmuar kohet e fundit mbas Kina si vend u hap me shume ndaj studiuesve te huaj). Piramida e trete eshte nentoke (maja e saj eshte 100 kembe mbi nivelin e detit) ne Ishullin e Pashkeve, pothuajse 2000 milje ne perendim te Saltoc, Argjentine.

E katerta eshte ne mes te Trekendeshit te Bermudes, e varrosur thelle pothuajse 400 kembe nga maja e saj. E pesta ndodhet ne Meksike ne piken verilindore te Gadishullit te Jukatanit. E gjashta ndodhet ne zonen e Amerikes se Jugut afer Lihado Bananal, Brazil.

Kjo zone po sahtu permban te dhena qe tregojne per tunelet qe zbresin ne nje pjerresi prej 65 gradesh ne thellesi te panjohura aktualisht por vete rrugekalimi perfundon ne buzet e nje shpelle ne thellesi te tokes. Ndodh dicka e cuditshme kur vizaton vija per te lidhur keto destinacione. Se bashku ato formojne nje trekendesh gjigand ose nje piramide globale.

Sejcila prej ketyre shtate piramidave kane dicka te perbashket qe ato jane (ose kane qene) te lidhura me njera tjetren nen siperfaqen e tokes nepermjet Trans Tubave ose Mjete te Drites (drita ketu ka kuptimin si burimi i energjise qe i ve ato ne levizje). Networku kompleks dhe gjigand i tuneleve te nentokes eshte pertej cdo imagjinate apo mundesie te te kuptuarit per teknologjine e sotme.

Jemi duke folur per networkun origjinal qe tejkalonte gjatesine prej 300 mije miljesh ndersa tani kjo shifer eshte reduktuar ne 32 mije per shkak te termeteve te nendheshme, permbytjeve dhe spostimit te tokave te cilat virtualisht kane shkaterruar shume zona te tuneleve te brendesise se tokes. Keto tunele jane ndertuar ne faza te ndryshme nga civilizime te ndryshme dhe kane patur nje qellim te caktuar.

Nga te dhenat del se keto tunele nuk jane te nje madhesie qe ju mund te merrni me mend normalisht dhe as qe mund te krahasohen me kalimet e sigurise nga qyteti ne qytet qe kemi ne sot. Ato jane relativisht te vogla dhe mund te perllogariten me nje diameter prej 6 kembesh, gjysem rrethore qe do te thote se dyshemeja e tyre ka nje siperfaqe te sheshte.

Ato jane te drejta ne menyre perfekte vetem me disa kthesa te vogla qe ndihmojne per te ndryshuar drejtimin e udhetimit. Ne kete network ka shenja te 77 stacioneve ose dyer daljeje dhe njera ishte indikuar ne varrin poshte Piramides se Madhe te Gizes. Vizatimet gjysem te perfunduara tregonin dy shenja horizontale, sejcila prej tyre per cdo ane te tunelit tub.

Dhe mund te merret me mend qe keto vija sjane gje tjeter vecse burimi i energjise i cili ishte rregjistruar si drite e lenget. Nese drita e lenget eshte burimi i tyre i energjise atehere kjo teknologji duhet te kete ardhur pertej sistemit tone diellor dhe ky konkluzion del po te kemi parasysh menyren e furnizimit me energji qe kane disqet fluturuese te cilat perdorin te njejtin energji te lenget.

Me perdorimin e drites se lenget si burim energjie keto mjete tunelesh jane ne gjendje te arrijne shpejtesi qe i kalojne 1500 milje ne ore dhe me nje drejtim direkt nen siperfaqen e tokes, koha nuk do jete nje faktor i rendesishem nese vendosim te udhetojme psh nga Kairo per ne Pllajat e Amerikes se Jugut. Shkurtimisht nje largesi e tille mund te realizohet brenda 2 oreve.

Keto tunele tuba te nendheshem mesa duket ishin dizenjuar vetem per transportim te menjehershem nga piramida ne piramide dhe drejt shtate hyrjeve te tjera ne bote. Kjo do te thote qe sipas madhesise se tyre ato nuk ishin te dizenjuara per te transportuar pesha apo bagazhe te teperta. Nuk ishin krijuar per te transportuar skllever, poste apo thjesht per nje trill udhetimi te shpejte.

Diametri i ketyre mjeteve nuk ishte me shume se 4 1/2 kembe e te gjithe siperfaqes duke lejuar keshtu nje hapesire me ajer perreth edhe gjate udhetimit me shpejtesi te frikshme. Sidoqofte dicka nuk eshte e qarte. Ne nuk e dime nese keto mjete udhetojne mbi ndonje lloj shine apo qendrojne pezull mbi siperfaqen e fundit te tunelit.

Shtabi i Pergjithshem i Prifterinjeve te Medhej i cili mund te vazhdoje ende te perdori keto trans-tuba vinte nga njera prej shpellave gjigande shume larg siperfaqes se tokes, nga nje qytet qe ata e quajne Ty-ne Abilah qe i perkthyer do te thote Qyteti i Drites se Perjetshme. Nga hartat qe pame ky qytet mund te lokalizohet ne pjesen e jashteme te kores se tokes me hyrje ne kontinentin e Amerikes se Jugut.

Ndonese nuk ka ndonje verifikim te ketij fakti mendohet se keta prifterinj jane te fundit e rraces se Majave dhe jane mbajtesit e arkivave dhe te sistemit transportues trans kontinental. Po ashtu besohet (meqe jemi thjesht duke teorizuar) qe Majat kontrollojne varrin sekret, freskojne permbajtjen e tij dhe kujdesen per mirembajtjen. Qellimi i tyre i plote besohet se eshte qe keta prifterinj jane po ashtu pergjegjes per shume nga zhdukjet e shkenctareve tane dhe njerezve te tjere.

Midis atyre qe jane zhdukur ne menyre te menjehereshme dhe misterioze jane si me poshte:

Nathan Doubleday, nje shkenctar qe kishte perfeksionuar teorine moderne te Fushes se Forcave. Zhdukja e tij ndodhi fill mbasi ai hyri ne nje shpelle te vogel ne pjesen veriperendimore te Jukatanit ne 19 Prill 1937. Doubleday ishte i mirenjohur dhe i vleresuar per eksperimentet e tija ne fushat specifike te magnetizmit qe e cuan ate ne Jukatan per te kerkuar metale speciale ne shpellat thelle nen toke. Ai nuk u gjet me kurre dhe te gjitha kerkimet per te rezultuan te kota.

Nje person tjeter ishte Albert Newell, nje shkenctar i njohur i fushes se telekinezes i cili i kishte kushtuar pothuajse 20 vjet te jetes se tij kesaj teknologjie dhe kishte arritur rezultate mahnitese. Newell u largua nga Chicago ne 3 Maj ne nje udhetim per ne Jukatan dhe u konsultua per nje pjese te zbulimeve te tija me nje tjeter shkenctar qe kishte arritur rezultate te mira ne projektimin e mendimit.

Te dy u pane per here te fundit te udhetonin ne pjesen verilindore te kufirit me Jukatanin ne 2 Korrik. Makina e tyre u zhduk pa lene asnje gjurme dhe vete ata nuk u gjeten me. Dhe eshte zona e Jukatanit pjesa ku rezidentet e brendesise se tokes mund te gjehen nga ku dalin shpesh ne siperfaqe dhe zhduken krejt papritur duke i lene te gjithe me goje hapur dhe akoma me shume me ndjesine e misterit.

Keta jane dy nga rastet e shumta te atyre qe jane pare ne keto zona dhe qe jane zhdukur pa lene as gjurmen me te vogel...
__________________
--------------------------------------------------------------------------------

Vendlindje, ti ėndėrr qė mė ftofesh

lėshoma njė zė, pash' Hirin tėnd!

Shėtita pash' mė pash' (edhe Ferrin),

por Prushin tėnd s'ma dogj dot, asnjė vend!

[ e vodha, nga Panta_rhei ]
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė