Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-06-13, 16:59   #7
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Kalendari historik

Katėrmbėdhjetė vjet nga zbarkimi i NATO-s nė Kosovė



Prishtinė, 12.06.2013






Bota vazhdon tė ketė nė mendje imazhet e shumė qytetarėve kosovarė qė u uronin mirėseardhje ushtarėve tė KFOR-it. Me lot gėzimi nė sy, me brohoritma “NATO, NATO”... I konsideronin shpėtimtarė tė tyre.

Mė 12 qershor tė vitit 1999, nė Kosovė kanė zbarkuar trupat e para tė kėmbėsorisė sė NATO-s, ndėrsa ka nisur largimi i forcave serbe.

Qė atėherė, kjo datė kujtohet si Dita e Lirisė sė Kosovės nga agresioni serb.

Fillimisht numėronin 50,000 ushtarė dhe vinin nga dhjetėra shtete anėtare tė NATO-s dhe vendeve aleate. Tė parat qė kanė zbarkuar kanė qenė njėsitet britanike. Misioni ishte i ndarė nė pesė zona tė pėrgjegjėsisė, qė i pėrkisnin KFOR-it amerikan, anglez, francez, gjerman dhe italian.

Hyrjes sė tij i ka paraprirė Marrėveshja e Kumanovės ndėrmjet zyrtarėve serbė dhe autoriteteve tė NATO-s, tė udhėhequra nė atė kohė nga gjenerali britanik, Mike Jackson. Me kėtė marrėveshje, Serbia ėshtė detyruar tė tėrheqė tė gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova.

Ajo ėshtė arritur vetėm pas fushatės sė bombardimeve tė NATO-s mbi caqet serbe, e cila ka zgjatur pėr 78 ditė me radhė, si dhe pas pėrpjekjeve tė ndryshme diplomatike pėr t’i dhėnė fund luftės nė Kosovė.

Si pasojė e saj, mbi 10,000 njerėz janė vrarė, rreth 5,000 tė tjerė janė zhdukur dhe mbi 1 milion janė zhvendosur. Shkatėrrimet materiale po ashtu kanė qenė masive.

Me hyrjen e NATO-s, nė Kosovė ka nisur edhe vendosja e misionit tė pėrkohshėm tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, i cili do tė administronte vendin pėr njė periudhė tė caktuar kohore, transemton REL.

Nė tė njėjtėn kohė, ėshtė shpėrbėrė edhe Ushtria Ēlirimtare e Kosovės, pėr t’u shndėrruar nė Trupat Mbrojtėse tė Kosovės. Ato kanė ekzistuar deri nė janar tė vitit 2009, kur edhe ėshtė formuar Forca e Sigurisė sė Kosovės.

Sot, katėrmbėdhjetė vjet pas zbarkimit, janė rreth 5,600 trupa tė NATO-s qė vazhdojnė tė kontribuojnė nė ruajtjen e njė mjedisi tė qetė dhe tė sigurt nė Kosovė. Numri i tyre ėshtė zvogėluar vit pas viti, bazuar nė vlerėsimet e situatės sė sigurisė.

Gati nėntė vjet pas zbarkimit tė NATO-s, pėrkatėsisht mė 17 shkurt tė vitit 2008, Kosova ka shpallur pavarėsinė nga Serbia, me gjithė kundėrshtimet e fuqishme tė Beogradit.

Shteti i ri ėshtė njohur nga rreth 100 vende dhe ėshtė i angazhuar nė pėrmbushjen e kritereve pėr anėtarėsim nė strukturat euro-atlantike. Pėr kėtė qėllim, sė fundmi, ka nėnshkruar edhe marrėveshje me Serbinė pėr normalizimin e ndėrsjellė tė marrėdhėnieve.

Dita e Lirisė sė Kosovės, sė bashku me pavarėsinė, konsiderohen si ngjarje qė kanė shėnuar kthesė nė histori. Sipas shumė vlerėsimeve, 12 qershori ėshtė dita e rreshtimit tė botės demokratike pėrkrah popullit tė shtypur tė Kosovės.

Aleanca mė e madhe ushtarake nė botė ka riafirmuar se KFOR-i do tė mbetet nė Kosovė nė bazė tė Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, derisa ky mekanizėm nuk vendos ndryshe.


Krasniqi: 12 Qershori, ditė e shėnuar nė histori





Prishtinė, 12.06.2013

Dymbėdhjetė Qershori – Dita e Lirisė – ėshtė njėra nga ditėt mė tė shėnuara nė kalendarin historik tė Republikės sė Kosovės, ka thėnė krytari i Kuvendit, Jakup Krasniqi.

Nė njė deklartė pėr media, ai ka vlerėsuar se “ēlirimi i Kosovės, pas njė pushtimi tė egėr shekullor, pas aq shumė pėrballjeve, sakrificave tė panumėrta dhe luftės sė lavdishme tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe komandantit tė saj legjendar, Adem Jashari, dhe shpallja e Kosovės shtet sovran dhe i pavarur, janė ditė tė shėnuara me shkronja ari nė historinė tonė mė tė re”.

Mė 12 qershor tė vitit 1999, nė Kosovė kanė hyrė trupat paqeruajtėse tė NATO-s, ndėrsa ka nisur largimi i forcave serbe.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 12-06-13 nė 17:02
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė