Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-06-05, 18:30   #18
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim

KLANI - SHKRUAN SOT


E Enjte, 30 Qershor 2005

10 gjera qe ndoshta nuk i keni ditur mbi ato


Ne zbulim te objektit te erret te deshires (mashkullore). Te udhehequr nga nje zonje angleze teper e informuar. Dhe me pjesemarrjen e vecante te Aristotelit, te dukeshes se Windsoreve (dhe te ndonje pajisjeje eketroshtepiake te dobishme)

Per me teper sesa nje arsye, nuk eshte ndonje liber per t'u lexuar ne autobus ndersa je duke shkuar per ne pune: nuk eshte format xhepi, peshon shume, ka 416 faqe, flet per seksin, ka vizatime te ndryshme qe mund te jene edhe te dobishme - per lexuesit e pangrene dhe per lexueset qe nuk e shohin veten poshte, as ne momentin kur vendosin tamponin. Eshte nje liber qe ne menyren e tij eshte pedagogjik dhe i sinqerte, pervecse ne titull: vetem aty nuk te ben ta zbulosh, ne menyre hipokrite e kane quajtur "Historia e V. - Biografia e seksit femeror", ku germa V. nuk ka kuptimin Veronika apo Vjollca, por Vagina. Autorja eshte Catherine Blackledge, e lindur ne vitin '98, angleze, e diplomuar ne kinema, gazetare shkencore, shkrimtare dhe autore edhe e programeve televizive. E kemi lexuar dhe nenvizuar, kemi marre edhe shenime. Ne fund te librit mund te arrish te ndjehesh i hutuar dhe i turperuar nga cilesite e jashtezakonshme te seksit femeror, por ndoshta mbi te gjitha edhe paksa te shushatur, sikur te te kete kapur ndonje semundje. Si pune mostretjeje ne stomak apo si ajo ndjesia perpara futjes ne nje provim, per te cilin jemi pergatitur shpejt e shpejt: shume gjera te mbledhura bashke. Le te provojme nje rigrupim.

1. Kujt i duhen meshkujt. Ne kohet e deshires per fekondim, eshte e nevojshme ta dime qe era e mashkullit rregullon ciklin menstrual dhe nxit ovulacionin: studime te ndryshme kane deshmuar se lyerja e buzes se siperme te femres me djerse nga sqetulla e mashkullit, sherben per kete qellim.

2. Aristoteli dhe mashkulli jo i perkryer. Sipas filozofit grek, sasia e nxehtesise, e pranishme tek cdo person, vendoste nese nje individ do te lindte mashkull apo femer. Meshkujt kishin nje sasi me te madhe nxehtesie- dhe sic e shpjegoi me pas ne shekullin II mjeku Galeni - per shkak te mungeses se nxehtesise qe do te ishte e nevojshme per te zhvilluar nje penis, tek femrat ai mbetet ne brendesi te trupit. Me pak fjale sic mendonte edhe Aristoteli: "gruaja eshte nje burre jo i persosur".

3, Klitor ajo, klitor ai. Autorja shkruan se "Klitori ngrihet ne menyre krenare ne krye te organeve te jashtme gjenitale te nje gruaje, por shtrihet ne thellesi dhe renjet e tij perqafojne te gjithe kanalin vaginal (...) Gjate eksitimit gjaku qe e pershkron, e ben te erektuar (...) Ne fakt eshte i ndertuar me te njejtat inde qe ndertojne edhe organin mashkullor: me fjale te tjera, behet fjale per te njejten strukture. Pra meshkujt kane edhe ata nje klitor. Ja se perse eshte e gabuar te thuash qe tek femrat ka nje mbetje te penisit, apo nje penis homolog. (...) Menyra me te cilen klitori femeror mbushet me gjak dhe fryhet, eshte e ngjashme me mekanizmin qe provokon erektimin mashkullor (ja perse Viagra funksionon edhe tek femrat)".

4. Jo vetem kenaqesi, por edhe femije. "Klitori eshte thelbesor per riprodhimin: pergatit organet gjenitale te grave per ta pritur dhe per ta mbajtur penisin ne brendesi pa rreziqe.(...) Ne saje te eksitimit te klitorit, lubrifikimi me i madh ben qe veshja delikate e mureve te vagines te pershkoje me pak rrisqe per t'u demtuar gjate raportit. Ja se perse roli i klitorit ne kenaqesi dhe ne riprodhim, eshte i dores se pare dhe te dyja funksionet jane te pandashme".

5. Nje teori mjaft antike. Deri ne shekullin XVII ideja me e perhapur ishte ajo qe kishte nxjerre Hipokrati - sipas te cilit orgazma femerore eshte thelbesore per ngjizjen, me mire akoma qe stimulon ate te mashkullit. Disa momente apo praktika mbaheshin si me te volitshme. Traktati mesjetar De secretis mulierum, pohon se "pas mesit te nates apo ne mengjes heret, burri duhet te filloje ta eksitoje gruan derisa ajo te filloje te deshiroje ciftimin. duhet t'i flase me perkedheli, ta puthe e ta perqafoje dhe t'i ferkoje pjeset e saj te poshtme me gishta. E gjitha kjo duhet bere per t'i zgjuar femres urine. (...) Kur ajo nis te flase duke belbezuar, burri mund te kete erektimin e vet dhe te bashkohet me te".

6. Nga Mesjeta tek vibromasazhuesi. Mjekesia per nje kohe te gjate ka qene e mendimit se orgazma eshte e nevojshme per shendetin e gruas. Nje teori e merituar, e mbeshtetur qe ne te merituaren Mesjete - "Grate qe kane nje deshire te papermbajtur per te pasur raporte seksuale, por qe nuk i kenaqin keto deshira, rrezikojne semundje te renda", dhe me pare akoma nga Galeni: per te kuruar shume semundje si histeria, ai sugjeronte shetitjet me kale,lojen ne kolovajze apo berjen e masazheve vaginale tek mjeku ose te nje mami. "Ne kete menyre gruaja mund te eksitohet deri ne dalldi". Por kishte edhe nje problem, sic ankoheshin mjeket: harxhohej shume kohe. Ne vitin 1906 doktor Samuel S. Walian shkruante se mssazhi manual "kerkon nje ore te tere per te dhene efektin dhe kjo fare mire mund te behet me ndonje gje tjeter ne 5 ose ne 10 minuta". Lindi vibratori.

7. "Ndihme qe e cmon cdo grua". Ky ka qene slogani i nje prej te pareve vibratore, qe u hodhen ne shitje: instrument mjekesor per te ndjekur terapite. Ne dhjetevjecarin e fundit te Teteqindes, ne Shtetet e Bashkuara, nje vibraror portativ kushtonte pese dollare dhe ishte aparati i peste elektroshtepiak pas makines qepese, ventilatorit, ngroheses se ujit dhe thekeses se bukes. Numri i prillit 1913 i revistes "Modern Prichilla", botoi reklamen e nje pajisjeje per "30 mije vibrime elektrizuese, fuqizuese, penetruese dhe rivitalizuese ne minute" Nuk eshte e qarte, shkruan autorja se "perse perdorimi mjekesor i vibratoreve ra ne mesin e viteve '900, por fakti se nisen te perdoreshin ne filmat e pare erotike, duhet te kete ndikuar opinionin publik dhe mjeket".

8. Duhet stervitje, por jo ne palester. Muskujt vaginale kane efekte te habitshme dhe avantazhet e nje vagine te stervitur dhe te tonifikuar kane vlere per te gjithe. Ka shkolla te ndryshme dhe ushtrime te posacme, qe ne kultura te ndryshme orientale percohen nga nena tek bija.

9. Sekreti i Wallis Simpson-it. Sic citon edhe libri, sipas disa njerezve, ishte e ashtequajtura "ngushtica e Shangait" e Wallis Simpson-it qe beri qe Britanise se Madhe t'i humbte nje mbret. Gruaja thuhej se "kishte aftesine qe te bente te ndieje nje zjarrmi te madhe sikur ajo te kishte ndezur brenda nje puro havane".

10. Pika G apo prostati? A ka ndonje qe eksitohet nese flitet per prostatin? Me siguri qe jo. Por nese flitet per piken G. ne menyre spontane biseda fillon e nxehet. E megjithate jane e njejta gje. Catherine Blackledge u shpjegon te gjithe atyre qe nuk e dine se edhe grate kane nje prostate, fuksionale dhe qe gezon shendet te plote. Dhe nga strukturta teper te ngjashme me ate te mashkullit. Vetem se tek grate ka shume ndryshueshmeri, persa i takon vendosjes te gjendrave dhe sjelljeve. Kjo do te shpjegonte se perse "me gjithe tentativat qe mund te zgjasin here here ore, dite, muaj por edhe vite, shume gra nuk jane te afta ta lokalizojne prostaten, domethene piken e tyrte G.".

PO KJO FOTO

Artisti Phillippe Bradshaw perpara nje prej veprave te tij, frymezuar nga "Origjina e botes" e Gustave Courbert-it (1866). Imazhi eshte nxjerre nga numri i pranveres se "Colors", tema e se ciles eshte epshi.
__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė