Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-05-13, 17:26   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Medicina alternative

Njerėzit gjithmonė kanė dėshiruar tė kenė trajta alternative ndaj terapive tė mjekėsisė ekzistuese, por sot nė Perėndim kjo nevojė ėshtė dukshėm mė e madhe se kurrė ndonjėherė mė parė. Ka sigurisht pesė arsye kryesore: Njerėzit shohin se terapitė ortodoksiste nuk kanė sukses nė shėrimin e disa gjendjeve tė caktuara (sidomos kronike) dhe iu vjen rėndė qė kėtė ta pranojnė; shumica e njerėzve frikėsohen t’i dorėzohen shėrimit mjekėsor perėndimor, shkaku i operacioneve dhe i ndikimit tė mundshėm dytėsor tė barnave; disa njerėz nga arsyet religjioze dhe filozofike u kundėrvihen veprimeve tė caktuara tė mjekėsisė perėndimore; rritet numri i njerėzve i tė gjitha grupmoshave qė mendojnė se ka ardhur koha tė protestojnė kundėr veprimeve ekzistuese tė shėrimit dhe, nė fund, pėrherė ka pasur – e besojmė se pėrherė edhe do tė ketė – njerėz tė caktuar tė cilėt thjesht kanė nevojė tė dallojnė nga tė tjerėt dhe tė eksperimentojnė, e kjo nevojė e tyre shtrihet edhe tek lloje tė mbrojtjes mjekėsore. Por, pa marrė parasysh se nga cilat arsye zgjidhen qoftė terapitė ortodoksiste apo ato natyrore, pikėnisja ėshtė e njėjtė – personi i sėmurė.

Njė mori e konsiderueshme njerėzish nuk ndėrmarrin fare asgjė kur janė nė pyetje dhembjet e buta, tė pėrhershme, vėshtirėsitė dhe dhembjet e pėrditshme, e megjithatė gjendja u pėrmirėsohet. Kėtė duhet pasur parasysh qė nga fillimi; numėr i madh vėshtirėsish kalojnė vetvetiu, pavarėsisht nga ajo se ēfarė ndėrmerr i sėmuri. Ekziston, natyrisht, njė hap ndėrmjet mosmarrjes sė ndonjė veprimi dhe kėrkimit tė ndihmės nga jashtė, e kjo ėshtė shėrimi i vetvetes. Miliona njerėz anembanė botės pėr ēdo ditė e bėjnė pikėrisht kėtė: Ekziston njė mori barnash “tė gjyshes” pėr ftohje e flamė dhe ēdo popull e ēdo vend i ka barnat e veta tė veēanta pėr sėmundjet e caktuara. Industritė farmaceutike dhe tė tjera stimulojnė vetėshėrimin dhe gjithkund nė botė ekzistojnė mjete tė reja shėrimi, tė cilat pėr pak para premtojnė gjėra tė mėdha. Por, edhe pėrkundėr kėtyre ngjashmėrive me pjesėt tjera tė botės, mjekėsia perėndimore dallon sė tepėrmi; nė Perėndim dominon shėrimi me mjekėsinė teknologjike, kurse profesioni mjekėsor ortodoksist ka kontribuar qė ēdo tip tjetėr shėrimi tė merret si jo-legjitim dhe i papranueshėm nė aspektin shoqėror. Siē do tė shohim nė faqen 36, ka disa shenja

Kur dikush kėrkon ndihmėn mjekėsore, rėndom e mundon njė nga katėr grupet ekzistuese tė gjendjeve. Siē kemi parė mė herėt, gjendja mund tė kalojė vetvetiu; ajo mund tė jetė kronike me shėrim tė ndryshueshėm dhe kthim tė sėmundjes (“pėrsėri dhembja ime e kahershme!”); mund tė jetė me prejardhje psikologjike (e shkaktuar nga vėshtirėsitė nė familje dhe marrėdhėniet ndėrpersonale, nga puna e pakėndshme, nga kushtet e kėqija tė banimit, nga problemet financiare e tė tjera); ose mund tė jetė gjendje shėndetėsore vėrtet akute.

Tė gjithė kėta njerėz vėrtet janė tė sėmurė dhe do tė kenė dobi nga ndonjėra mėnyrė e shėrimit. Ata me sėmundjet qė do tė kalonin vetvetiu, edhe ashtu do tė shėroheshin; tė sėmurėve kronikė mund t’u zbuten simptomat, por ata e dinė se gjendja e tyre ndryshon dhe se mjekimi ndoshta edhe nuk ua ka sjellė pėrmirėsimin; grupi i atyre me mundimet me prejardhje psikike kanė nevojė pėr mirėkuptim dhe ndihmė (e cila nuk ėshtė e thėnė qė, domosdoshmėrisht, tė jetė mjekėsore), kurse grupi i fundit i tė sėmurėve, nga mjekėsia moderne perėndimore ka mė sė tepėrmi dobi.

Fatkeqėsia e shumicės sė njerėzve tė botės perėndimore qėndron nė atė se mendojnė se mjekėt kohėn e tyre e kalojnė duke i kontrolluar dhe duke i shėruar njerėzit e grupi tė fundit. Nė realitet kėtė grup e pėrbėjnė mė pak se 20% nga gjithė ata qė e vizitojnė mjekun. Tetėdhjetėpėrqindėshi tjetėr bėn pjesė nė tri grupet e para dhe - thjesht – vetvetiu nuk kanė nevojė pėr mjekėsinė perėndimore. Shumė prej tyre do tė ndjeheshin fare mirė edhe po tė mos jetonin nė botėn e zhvilluar tė perėndimit dhe nga kėndvėshtrimi sociologjik shumica prej tyre do tė ndjeheshin mė mirė nė shoqėritė ku lidhjet familjare janė mė tė forta, kurse ndjenja e ndihmės sė afėrt tė bashkėsisė ka mė tepėr kuptim sesa qė sot ka nė Perėndim.

Ėshtė pėrhapur gjithashtu mendimi se pėrparimi i mjekėsisė nė botėn perėndimore mundėson jetė mė tė gjatė. Kjo nuk do tė thotė se ėshtė e vėrtetė. Kėrkimi pas ilaēeve pėr gjithė mjerimet tona si dhe pas mėnyrave pėr tė zgjatur jetėn, me shekuj ka munduar shpirtin njerėzor. Nė tė vėrtetė, pikėrisht paaftėsia pėr tė pranuar se fatkeqėsitė janė tė pashmangshme edhe i ka shtyrė njerėzit qė tė interesohen pėr mjekėsinė si disiplinė.

Nė tė kaluarėn, shkaku i luftėrave, i urisė dhe i murtajės, njė numėr i vogėl prej atyre qė kanė mbijetuar sėmundjet infektive fėmijėrore, kanė pėrjetuar kohėn e pjekurisė e edhe mė pak e kanė arritur pleqėrinė. Nė artikullin e botuar nė Medical Journal of Australia, nė vitin 1964, shkruan se foshnja e lindur nė kohėn e perandorit Avgust do tė mund tė priste se do tė jetojė vetėm 25 vjet. Nė atė artikull shkruan se “gjatė Mesjetės shekulli i jetės njerėzore pothuajse fare nuk ėshtė zgjatur, kurse gjatė periudhės moderne gjasat pėr jetė mė tė gjatė gradualisht janė shtuar dhe se gjatė vitit 1850 shekulli mesatar i jetės ka arritur dyzet vjet. Sot, nė shumicėn e vendeve perėndimore, me vetė lindjen gjasat pėr jetė tė gjatė kanė arritur shifrėn impresive prej shtatėdhjetė vjetėsh.” Por autori vazhdon dhe sugjeron: “Megjithatė, vetėkėnaqėsinė tonė tė fryrė duhet korrigjuar. Derisa nė shekullin e fundit shkenca mjekėsore ka arritur qė gjasat pėr jetė tė gjatė qė me lindje t’i shtojė pėr nja njėzet vjet, gjasat pėr jetė tė mėtutjeshme pėr njė gjashtėdhjetepesėvjeēar nė tė njėjtėn periudhė janė shtuar pėr mė pak se njė vit. Thėnė shkurt e qartė, derisa plotėsisht i kemi ērrėnjosur sėmundjet infektive tė fėmijėrisė dhe tė moshės sė pjekurisė, nuk kemi arritur tė ndėrpresim proceset degjeneruese dhe zhvillimet malinje, dy rreziqet mė tė shpeshta tė mesomoshės dhe tė moshės sė vjetėrsisė.”

Ky gjykim esėll nuk ėshtė i vetmuar, e madje nuk ėshtė as ekstrem. Qysh herėt, nė shekullin XVII, astronomi anglez, Edmand Hejlli (Halley), krijoi skicat e para tė jetės. Ai kishte konstatuar se mė 1687 njė gjashtėdhjetėvjeēar do tė mund tė priste se do tė jetonte vetėm 12.09 vjet. Dyqind vjet mė vonė gjashtėdhjetėvjeēari do tė mund tė jetonte mesatarisht 12.2 vjet, kurse mė 1950 shekulli i tij i jetės do tė mund tė zgjaste 15.7 vjet. Sė kėndejmi, 263 vjet pas hulumtimeve tė para, gjashtėdhjetėvjeēari jeton saktė 3.5 vjet mė gjatė. Triumf i mjekėsisė moderne? Nuk do tė ketė.

Duhet tė pėrballemi me faktin se mjekėsia moderne, qė ne e njohim, nė krahasim me pėrparėsitė qė shoqėrisė ia sollėn kushtet e mira sanitare nė shtėpi, kushtet mė tė mira tė banimit, familjet mė tė vogla dhe pėrmirėsimet tjera nė shoqėri, pak kanė bėrė qė tė shėrohen apo qė tė parandalohen sėmundjet.

Dėshmi se kjo ėshtė kėshtu mund tė gjejmė pothuaj nė ēdo raport vjetor tė inspektorėve pėr shėndetėsi dhe gjendje shėndetėsore. Nė vitin 1873, inspektori pėr shėndetėsi pėr kuartin londinez Karlton shkroi: “Zotėrinj, nė raportin tim tė fundit vjetor ju kam njoftuar se viti1872 ka qenė veēanėrisht vit i shėndetshėm, kurse vdekshmėria veēanėrisht e ulėt dhe i lumtur jam qė me kėtė rast mund tė deklaroj se i njėjti standard i lartė shėndetėsor ėshtė mbajtur edhe gjatė vititr 1873. Vdekshmėrinė e ulėt, tė cilėn e vėrejmė njė kohė tė caktuar, mund t’ia atribuojmė kontrollit tė suksesshėm tė autoriteteve, respektivisht mėnjanimit nė kohė tė duhur tė tė gjitha burimeve tė njohura tė papastėrtive dhe sėmundjeve.”

Atė vit nuk kishte pasur asnjė rast kolere, e ishte shėnuar vetėm njė rast i tifos. Qė kjo e dhėnė tė shihet nė dritėn e vėrtetė, duhet tė thuhet se nė Britani gjithnjė deri nė mesin e shekullit XIX nuk ka qenė aspak e jashtėzakonshme qė kėto sėmundje pėr ēdo vit tė marrin mija jetė njerėzish.

Raportin e kėtij inspektori tė shėndetėsisė e bėn edhe mė bindės fakti se ėshtė i shkruar dhjetė vjet para se shkenca e mjekėsisė tė zbulojė se shkaktarėt e kolerės dhe tė tifos janė bakteret – e ka qenė tejet larg nga zbulimi i barnave tė cilat ato baktere do t’i asgjėsonin.

Nuk ka dyshim se disa lloje barnash tė reja, pėr shembull antibiotikėt, i kanė rritur gjasat pėr jetė tė gjatė. Por mos lejoni tė mashtroheni se ata kanė shpėtuar aq miliona jetė, sa do tė mund tė mendohet. Pėrndryshe, nė epokėn paraantibiotike nuk kanė vdekur tė gjithė, madje edhe ata qė kanė qenė tė sėmurė nga sėmundje ngjitėse shumė serioze, gjė tė cilėn do ta vėrtetonte ēdo mjek i mirė i praktikės sė pėrgjithshme apo tekniku medicinal i asaj kohe dhe shumica e sėmundjeve ngjitėse vdekjeprurėse janė zhdukur shpejt shumė vite para se tė gjendeshin barnat pėr shėrimin e tyre! Madje edhe sėmundja vdekjeprurėse, siē ėshtė tuberkulozi, pėr tė cilin supozohet se e kanė ērrėnjosur antibiotikėt, nė tė vėrtetė nuk e kanė ērrėnjosur kėto barna, sa kushtet e pėrmirėsuara sociale. Realisht, ka disa barna vėrtet tė dobishme tė cilat dukshėm i kanė kontribuar ērrėnjosjes sė disa sėmundjeve dhe zvogėlimit tė vdekshmėrisė, por ata gjithsesi janė pak. Sot mjekėt qė kanė pėrgjegjėsinė e duhur shumė mė tepėr janė tė brengosur pėr miliona njerėz qė panevojshėm marrin antibiotikė (e kjo nė masė tė madhe vlen edhe pėr barna tjera). Konsumimi i tepruar i barnave shkakton lloje tė reja sėmundjesh, pra sėmundje tė cilat i shkaktojnė vetė mjekėt. Anketa tė shumta tė bėra me qėllim qė tė pėrcaktohet numri i sėmundjeve tė shkaktuara nga barnat tregon se diku ndėrmjet 3 e 18 pėr qind e gjithė tė sėmurėve nėpėr spitale vuajnė nga ndikimet dytėsore tė barnave me tė cilat janė shėruar. Kėtu nuk janė tė llogaritur miliona njerėz tė cilėt vuajnė nga ndikimet dytėsore tė barnave e tė cilėt e jetojnė jetėn e tyre duke mos u ndjerė “krejtėsisht mirė”, por qė nuk janė mjaft tė sėmurė sa pėr tė shkuar nė spital. Pėr kėtė gjendje duhet tė ekzistojė alternativa.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė