Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-06-10, 13:04   #3
Idila
Larguar
 
Anėtarėsuar: 10-11-08
Vendndodhja: Iliridė!
Postime: 11,049
Idila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Gjurmėve tė Folklorit tonė muzikor

Kush ėshtė ashiku dhe dylberi?

Nė bazė tė analizave tė teksteve tė kėtyre kėngėve, lehtė mund tė kuptohet se nocioni “Ashik”(nga fjala turke = dashnor, apo i dashur), nėnkupton mashkullin i cili ėshtė i dashuruar nė mashkullin tjetėr dhe qė luan rolin e mashkullit nė aktet seksuale. Nocioni “ashik” tek kėto kėngė, shpeshherė mund tė haset edhe si “jaran”, e qė ka tė njėjtin rol nė dashuritė e kėtilla.
Nocioni “Dylber” i atribuohet mashkullit i cili gjatė lojėrave seksuale, do ta luaj rolin e femrės, me tė gjitha virtytet e mundshme, madje jo vetėm pėrmes akteve seksuale, por edhe me veshje e zbukurime tė tjera, tė cilat mė tepėr i takojnė botės femėrore.
Nė kėto role, mė tepėr kanė qenė tė pėrfshirė djemtė e rinj, tė cilėt kanė qenė tė pashėm, tė zhvilluar dhe tė bukur, kryesisht nė moshėn e para rrojės sė fytyrės.
Nė kėngėt e ashikėve dhe dylberėve, jo rrallė , iu kėndohet edhe organeve gjenitale seksuale, por gjithnjė pėrmes figurave konfidenciale, si p.sh. nė rastet kur i kėndohet “anusit”, zakonisht pėrdoret figura krahasuese:”gonxhe”, kurse nė rastet kur i kėndohet “penisit”, do ta hasim figurėn krahasuese “drandafill”.
Koha mė e preferuar e ashikėve dhe dylberėve, nė bazė tė analizave tė kėtyre kėngėve, na del tė jetė stina e pranverės, koha e beharit dhe muajt: prill e maj.

“Kadalė , dalė po na vjen behari –
Lum kush asht arshik!”...

Kjo na bėnė tė kuptojmė se dashuritė e kėtilla, janė zhvilluar mė shumė nė natyrė, ku ka mė shumė gjelbėrime, gjethe e lulishte, ku dy tė dashuruarit e njė gjinie tė njėjtė, do tė ikin sa mė larg qytetit, nė pyll apo vende tjera, ku nuk mund tė hetoheshin nga njerėzit tjerė tė qytetit.
Veshja tė cilėn e preferojnė mė sė tepėrmi ashikėt dhe dylberėt, nė bazė tė kėtyre kėngėve, na del tė jetė ngjyra e gjelbėr (jeshile) dhe pėlhura e quajtur “kumash” , qė ishte e pėrpunuar kryesisht prej mėndafshit.

“Me lule, o, na u mbushke djali,
Me kumash jeshil!”...

Nė kėngėt e ashikėve dhe dylberėve, me tė madhe pėrmendet njė figurė, si tipar zbukurimi qė quhet :”Perēe”.
Nė kohėt kur janė krijuar kėto kėngė, ka qenė njė lloj “mode” e djemve tė rinj, tė cilėt e rruanin kokėn (flokėt) rreth e rreth, por nė maje tė kresė e lenin njė tufė flokėsh pėr bukuri, qė quhej “perēe”. Andaj, dylberėt tė cilėt e lėshonin perēen pėr salltanet, konsideroheshin si dylberėt mė tė bukur tė kohės!
Nė ahengjet dhe dollitė e ashikėve dhe dylberėve, angazhoheshin grupe tė specializuara kėngėtarėsh e muzikantėsh, tė cilėt kujdeseshin gjatė tėrė natės pėr argėtimin dhe disponimin sa mė tė mirė tė ashikėve dhe dylberėve.
Kėngėtarėt e tillė, me gjuhėn e ashikėve dhe dylberėve, quheshin:”shahira”.


vijon..
__________________
Pėr tė arritur gjer te Caku,
duhen;
Urtėsia e tė gjithė dijetarėve,
Mundi i tė gjithė tė palodhurve,
Durimi i tė gjithė tė pėrvuajturve,
Besimi i tė gjithė tė pathyerve,
Syēeltėsia e tė gjithė tė zgjuarve,
Begatia e tė gjithė tė pasurve,
Trimėria e tė gjithė kreshnikėve,
Madhėshtia e tė gjithė ngadhėnjimtarėve.
Idila Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė