Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-08-13, 09:48   #2
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Streha e fundit e horrave : Ismail Kadare

_ vazhdim i ēelbesirave antishqiptare dhe strofulli i tyre i ndyre _

Kush janė horrat dhe cila ėshtė streha ?
Historia e re me Gjergj Kastriotin ėshtė mė e vjetėr se ē’duket. Ajo ka nisur fill pas rėnies sė komunizmit. Njė roman i shkurtėr, i titulluar “Mekami”, i njė shkrimtari tė quajtur problematik, K. Trebeshina, botuar nė rrethana tė dyshimta nė Kosovėn ende nėn sundimin serb, shėnon fillimin e fushatės sė egėr kundėr personazhit. Nė atė libėr, heroi i parė i shqiptarėve, trajtohet as mė pak, as mė shumė si hajdut kuajsh dhe agjent i Italisė. Vetė autori, i pėrndezur prej sulmit tė vet, e shpall veten turk.Ndėrkaq, autori i librit mėton cilėsimin si disident. Ndaj pyetjes, pėr ē’merita?, pėrgjigjja ėshtė e prerė: pėr njė promemorie qė i paska dėrguar Enver Hoxhės, mė 1953. Sipas saj, ėshtė ndoshta shkrimtari i parė nė Shqipėri, qė ka guxuar t’i shkruajė diktatorit: ti dhe shokėt e tu jeni vrasės, qė jo vetėm do tė vrisni mė pas njėri-tjetrin, por do ta mbytni vendin nė gjak! Tingėllon disi e pabesueshme pėr cilindo, por sidomos pėr strehsat. Dyshimi pėr promemorien dyfishohet kur sillet ndėr mend e kaluara letrare e personazhit: Shkrimtar si shumė tė tjerė, me lavde pėr komunizmin dhe kulmi, pikėrisht nė mars tė vitit 1953, pak kohė pėrpara promemories, me poemėn mė himnizuese, kushtuar Stalinit, nė ditėn e vdekjes sė tij.Kėto kujtime prekėse nuk e ndryshojnė aspak statusin e personazhit. Madje, ai nuk lėkundet as kur strehsat, kėtė herė tė zemėruar keq, zbulojnė se kinse disidenti, ose kinsi, siē do tė quhej shkurt, jo vetėm s’ka qenė kundėr regjimit, por ka qenė oficer i Ministrisė famėkeqe tė Brendshme, pra, pjesė e thelbit gjakatar tė shtetit. Qė njeriu gėzonte mbrojtje tė fshehtė, kjo ishte e qartė. I turbullt ishte shkaku. Mbrojtja shtrihej nė tė dyja regjimet: nė komunizėm dhe nė paskomunizėm. Nga tė dy krahėt e politikės: e djathta dhe e majta.Vetvetiu bėhej pyetja: disident kundėr kujt kishte qenė nė tė vėrtetė kinsi? Me ē’dilte, disidenca e tij mė e qartė paskėsh qenė kundėr Skėnderbeut. Ajo kundėr regjimit mbetej pėr t’u vėrtetuar. S’do tė kalonte shumė kohė dhe, pas Kastriotit, do tė hidhej hija e keqe pėr atė qė quhej periudha mė e ndritur e historisė shqiptare dhe bijė e drejtpėrdrejtė e Iluminizmit europian Rilindjen Kombėtare. E pas saj, mbi gjithēka tė shpallur si vlerė morale e kulturore e kombit: mbi gjuhėn shqipe, mbi zanafillėn ilire tė saj dhe tė gjithė shqiptarėve, mbi themeluesin e shtetit shqiptar mė 1912, gjer mbi Nėnė Terezėn, qė gjatė ceremonisė sė ēmimit “Nobel”, nė Oslo, kishte treguar moselegancėn tė zinte ngoje zanafillėn e vet shqiptare. Strehsat , merret me mend, e humbėn ēdo durim. Pas shpenzimit me tepri tė epitetit “antishqiptar” e bėnė disi mė tė larmishme listėn e sharjeve. Iu kujtuan mohsave prejardhjen nomenklaturore, duke mos harruar t’i krahasonin me vezė tė gjarprit, qė donin tė mbronin krimet e etėrve tė tyre, gjė qė nuk u prit mirė prej opinionit publik. Njė etikė e heshtur ishte bėrė zotėruese, ndėrkaq, nė Shqipėri, qė gjėra tė tilla tė mos kujtoheshin.
Marrė nga Drita
__________________________
http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,90,118406
____________________________________
Lexoni kete artikull me vemendje. Imagjinoni vetveten ne nje salle kinemaje duke ndjekur nje film dokumentar ( i mbeshtetur ne deshmi).
Me ra n'sy nji detaj : e "verteta serbe" po publikohet vazhdimisht ne te njejta media : dy gazeta franceze.
Edhe raporti i Dick Marty-t asht ba publik po ashtu, para gazetarve, ne nje salle te kryeqytetit francez.
Konkludoni se kush jane "horrat" dhe cila eshte "streha" !
__________________
Vėrejtjet, sugjerimet,mesazhet i vė nė kėtė adresė :
http://fshatari.perso.neuf.fr/index.php?skeda=libri
Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė