Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-01-15, 12:44   #90
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Ēfarė thonė tė huajt pėr Shqiptarėt?

Kujtimet e gazetarit italian pėr Shqipėrinė I









Gjatė gjysmės sė parė tė shekullit qė shkoi, Ugo Ojetti (lindur nė Romė nė vitin 1871 dhe vdekur nė Firencė nė vitin 1946), qe njė personalitet mjaft i njohur i kulturės italiane. Shkrimtar, gazetar, botues i njė sėrė revistash, kritik arti i njohur, qe edhe autor i mjaft veprave.

Nga viti 1898 deri sa vdiq, Ojetti punoi pėr gazetėn mė tė madhe italiane “Corriere della sera”, ku qe pėrgjegjės pėr faqet e saj kulturore, ndėrsa nė vitet 1926-27 u bė edhe drejtor i saj.

Nė vitin 1930 Ugo Ojetti bėhet gjithashtu anėtar i Akademisė Italiane.

I botuar nė vitin 1902, libri i tij me pėrshtypje nga udhėtimi nė Shqipėri (ende pjesė e Perandorisė Osmane), jep njė tablo tė gjallė e mjaft interesante tė Shqipėrisė sė kohės, ēka e bėn atė njė ndėr veprat mė tė rėndėsishme tė literaturės italiane kushtuar Shqipėrisė.

Pėrkthyer nga Virgjil Muēi, pėr botimet “IDK”, libri mban titullin “Shqipėria - Udhėtim nė Shqipėrinė e vitit 1902”, dhe pėrmban udhėtimet nga Brindizi nė Prevezė, nga Augusti tek Ali Pasha, nė Orakullin e Dodonės dhe burimet e Akerontit, nė Durrės, Shkodėr etj. Libri ndahet nė nėntė kapituj.

Mė poshtė botojmė njė fragment nga libri, tė shoqėruar edhe me arsyet e autorit, si lindi libri mbi udhėtimet e tij nė kėtė pjesė tė Evropės:

***

Kėto letra tė shkruara pėr Corriere della Sera-n kėrkojnė tė shpihen drejt njė konkluzioni logjik e praktik, tendenca dhe simpati qė, pėrfundimisht, ngjajnė se janė bėrė diēka e pėrgjithshme nė Itali. Kurrė mė parė si sot nuk ėshtė shtruar pėr diskutim me qartėsi e ēiltėrsi ēėshtja e Adriatikut; dhe ky diskutim nuk ka zėnė vend vetėm mes partive tė brendshme dhe fletushkave politike italiane, por mes tė gjitha vendeve tė interesuara pėr ta zgjidhur nė mėnyrė tė volitshme, herėt ose vonė. Duke qenė se dikujt i ėshtė dukur se kėto letra nuk kanė bashkėvepruar mė kot pėr tė pėrftuar atė qartėsi e ēiltėrsi, atėherė po i mbledh, me ndonjė shtojcė, nė njė libėr.

Qyshkur Italia ekziston, politika e jashtme italiane ka pasur vetėm njė tipar tė qėndrueshėm: paqėndrueshmėrinė. Prej disa pak vitesh e vetmja gjė qė bėn pėrjashtim nga kjo lėvizshmėri kaleidoskopike ngjan tė jetė besimi ynė nė shpresat e miqve tanė tė Shqipėrisė. Por edhe sikur ky besim tė venitet e tė harrohet, libri im i sinqertė ka pėr tė mbetur kujtim i atij ēasti kur flakėroi mė i gjallė se kurrė. Dhe kjo nuk ėshtė pakogjė nė njė epokė e nė njė vend skeptikėsh.

Tė gjitha kėto faqe janė shkruar mes atyre njerėzve dhe vendeve qė pėrshkruajnė. Nė mos dėshmi e sė vėrtetės - meqenėse nė politikė faktet ndryshojnė dukje sipas interesave tė atyre qė i peshojnė - kjo gjė ėshtė dėshmi e sinqeritetit. Virgjili thotė pėr Epirin: Kėtu lajmi i pabesueshėm pėr diēka merr dhenė!

Ē’ėshtė e vėrteta, nė njė sėrė vendesh - nė Azio dhe nė Dodonė, nė Nikopojė dhe nė Shkodėr, nė Vlorė dhe Durrės - kujtimet mė tė lavdishme e mė tė bujshme translate romake e veneciane vijnė e tė mėsyjnė nga trualli e rrėnojat me ngutin e njerėzve tė gjallė. Dhe historia deh mė fort se realiteti ngase vjen prej larg dhe i lė tė lirė ciklet e veta e i hap udhė flatrimit tė ėndrrės. Nėse ngandonjėherė si italian dhe roman, unė kam ėndėrruar ca si tepėr, nė faqen e mėpasme jam pėrpjekur tė rifitoj qetėsinė pėr tė arsyetuar dhe renditur shifra e fakte. Ndaj dhe mos mė gjykoni nga ndonjė kontradiktė e dukshme pa e lexuar gjithė librin nga kreu nė fund.

Ndoshta dhe vlera e tij e vetme qėndron pikėrisht nė kėtė kontrast spontan mes dėshirės dhe realitetit, mes sė shkuarės, tė tashmes dhe tė ardhmes sė mundshme.

San Giacomo e Spoleto-s, 14 shtator 1901.

I.

Nga Brindizi nė Prevezė

Gurėt e Sarandės dhe trėndafilat e Korfuzit. - Hyrja nė gjirin e Ambrakisė. - Safoja dhe Kleopatra. - Virgjili dhe Bajroni. - Rrugėt e Prevezės. - Pusi i xhamisė. - Vizitė te Mytesarifi. - At Filemoni dhe mirėsia e Austrisė. - Fortesa venedikase. - Brisulla. - Dhia dhe roja. - Druri i ullirit.

Prevezė, 10 korrik.

Dje nė mėngjes lundruam dymbėdhjetė orė me pamjen e maleve tė Epirit, tė lartė e tė thepisur mbi det, ēerdhe tė vėrteta tė shqiponjave, majat e shkreta Akrokeraunike prej nga, pėr helenėt, Zeusi zbrazte rrufetė e veta.

Mė pas, atė pasdite, pėr dy orė kaluam nga bregu i bokėrrimtė turk i Sarandės nė kopshtijet hijeshumė e tė erandshme tė Korfuzit. Andej veē njė sokak plot plehurina, dy magazina plot e pėrplot me sheqer, kafe e pambuk, tri shtėpi tė shkallmuara nga bombardimet greke para katėr vitesh, pėrpjetė nė njė shteg si tė prerė me thikė nė malin e verdhė njė varg mushkash tė ngarkuara tė drejtuara pėr nė Delvinė e nė Janinė, tatėpjetė harqet e kullat e njė fortese venedikase tė rrėnuar, me fytyrė nga flladi ajėrshumė i detit - teksa kėndej nė ujdhesėn e bukur greke ku Uliksi u takua me Nausikėn, kopshtije si Mon repos-i mbretėror me trėndafila tė lulėzuar, landra, rruka e manjola, vreshta e pjergulla, shėtitore buzė detit, kafene e luleshitėse, oficerė grekė rioshė mė kot tė kapardisur alla inglezēe, ashtu si akullore mė kot tė quajtura “alla napolitane”.

Por vetėm sot nė tė gdhirė hymė kėtu nė Prevezė, portin mė tė madh tė Epirit tė poshtėm, i cili, mund tė jetė, nė hyrje tė gjirit tė Ambrakisė, njė prej ankorimeve mė tė sigurta tė detit Jon. Jemi mu nė mes tė kujtimeve filohelenike.

Lajmėtare e agut frymon

Njė puhizė tė lehtė, tė lehtė

Qė portokalleve tė Korkyrės sė gjerė

Aromat mė tė dėlirta rroku…

Madje edhe nė dritėn e trėndafiltė tė agimit, kujtime tė tjera, veē atyre tė Refugjatėt e Pargės dhe dhjetėrrokėshat e Berchet-it, shfaqen e pasqyrohen nė ujėrat e sedefta. Nė tė djathtė, rrethuar nga njė vello resh tė bardha, mali i Leukės ngjyrė qielli e trėndafili tė kujton Safon, pasionin e dėshpėruar dhe hedhjen e mynxyrshme nė det. Dhe dielli i lind nė fytyrė. Nė tė majtė, ndėrkohė qė Bari i vogėl i “Puglia”-s ēan mespėrmes guximshėm dy bovave tė bardha, nėpėrmjet njė fundi mjaft tė ulėt dhe shkėmbinjsh, ranishteje e algash, njė gjuhėzė stereje e sheshtė pėrvijon bregun shqiptar. Dalėngadalė prej mjegullės sė opaltė vijnė e shfaqen nga ai rrip njė ullishtė me pemė shtatshkurtra dhe e dendur, ndėrsa mbi det njė fortifikatė turke qė me kryelartėsi mban emrin Pantokrator. Mė andej, njė bregun grek pėrmbi njė rrafshultė tė shkurtėr e tė shkretė ngrihen fill njėri pas tjetrit malet e Akarnanisė dhe, pėrkundruall nesh, ata tė Etolisė, mė tė zbehtė nė largėsi.

Paskėtaj nė atė rrafshultė tė shkurtėr, qė ia thonė emrin Maja, ngrihet prej barit njė mur i lartė gati njė metėr. Ėshtė gjithēka mbetet prej Aktios qyshkur Oktavian Augusti e rrafshoi me tokėn dhe e kriposi pėr tė ndėrtuar nė plazhin pėrkarshi, sot e kėsaj dite tė Prevezės, Nikopojėn madhėshtore, Qytetin e fitores, nė kujtim tė mposhtjes sė Mark Antonit. Prej kėtyre ujėrave ia mbathi e u bė erė Kleopatra me triremėn e bardhė me vela tė purpurta, me t’i kthyer shpinėn fati; kėtė betejė pa Virgjili nė shqytin qė Venera i dhuroi Eneas. “Shih gjirin e Ambrakisė ku, njėherė e njė kohė, njė botė u bjerr pėr dashurinė e njė gruaje, gjė e ėmbėl, e njomėsht!” thėrret djaloshi Harold pėrmes gojės sė Bajronit.

***

Sepse - thėnė me modesti - unė dhe kėta katėr a pesė sekserė grekė me petka tė lerosura qė mbrėmė morėn anijen nė Korfuz, po bėjmė saktėsisht atė udhėtim qė kreu Enea dhe, mijėra vjet mė pas, edhe lordi Bajron. Ndaj dhe kėnga e dytė e Ēajlld Haroldit ėshtė udhėrrėfyesi i pėrkryer prej kėtu e deri nė Janinė, nė Dodonė e nė Zisa. Natyrisht kohėt kanė ndryshuar dhe, pėr fat tė keq, tok me kohėt ndryshojnė edhe udhėtarėt e banorėt e qytetit…

Kėndojnė nė atė kėngė tė zjarrtė palikarėt, trimat e Ali pashait: Kujtojeni momentin kur ra Preveza!

“Kujto ēastin kur Preveza ra, ofshamat e tė mundurve, britmat e fitimtarėve, ēatitė qė u vumė flakėn dhe plaēkėn qė ndamė, tė kamurit qė shkuam nė thikė dhe bukuroshet qė u kursyem jetėn”. Preveza qė tash, me tė kaluar cepin e Pantokratorit, na shfaqet me rrezet e para tė diellit fund e krye e shndritshme dhe e qeshur - shtėpiza tė trėndafilta, tė verdha, tė blerta, minare tė bardha, plepa mė tė lartė edhe se vetė minaret dhe rreth e qark deri nė vijėn e horizontit, ullinj tė argjendtė qė fėrgėllojnė nga puhiza e mėngjesit - kishte qenė e venedikasve deri me nėnshkrimin e traktatit tė Campoformio-s, paskėtaj tok me ishujt joniane dhe qytetin e gjirit qe pushtuar nga francezėt; por me t’u pushtuar Egjipti nga Napoleoni, Ali Pasha i shtiu nė dorė kėto qytete, me pėrjashtim tė Pargės, nė emėr tė Sulltanit. Dy milje larg qytetit francezėt u thyen dhe u masakruan nga pesė mijė shqiptarė, tė cilėt e vijuan nė qytet kasaphanėn dhe plaēkitjen deri nė breg tė detit.

Nė kėtė orė flenė edhe doganierėt turq, ndaj me t’i treguar pasaportėn njė gjendarmi zhelan e kėmbėzbathur qė shkon e vesh shpejt e shpejt setrėn, duke harruar tė hedhė nė trup mė parė kėmishėn, marr nė zotėrim, paqėsisht, qytetin me kodakun tim, pi kafen e parė nė njė kafene qė kutėrbon era peshk tė ndenjur dhe nderohem nga prania e insekteve tė para shqiptare qė mė rrethojnė nga tė katėr anėt - shpirtra po aq luftarakė sa edhe tė lartpėrmendurit palikarė tė Ali Pashės.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė