Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-11-05, 16:05   #37
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ja eedhe nje shkrim qe ka te bej me kete ceshtje... (i bartur nga nje forum tjeter)

Se pari, djegia e flamurit te shtetit ne ndertim e siper te Dardanise, nga kushdo qe e ben kete gje, meriton jo vetem ndeshkimin me fjale, por hedhjen e hekurave dhe nxjerrjen perpara drejtesise. Nese ne Kosove do te ndertohet shtet, nuk duhet te sundojne rrugacet e rruges por ligji demokratik. Ligjit nuk i behet vone se kush i del perpara, qofte politikan, veteran lufte, patriot apo burri me i mire i Kosoves. Tolerimi i akteve te tilla vetem sa u jep zemer atyre qe i vune zjarrin Kosoves ne marsin e 2004, qe nuk ishin serbe por ishin shqiptare.

Se dyti, akti i djegies se flamurit te shtetit te ardhshme te pavarur te Dardanise, finalizon dhe nxjerr ne drite te plote jo vetem per Perendimin por per mbare opinionin publik shqiptar se pengesat me te medha per pavaresine e Kosoves dhe procesin e shtetformimit ne vend nuk vijne nga jashte Kosoves, por nga brenda saj. Ata qe djegin flamurin e pavaresise, pasi ai flamur i ri simbolizon lindjen e nje shteti te ri ne Ballkan, deshmojne qe ata jane kunder shtetformimit dhe pavaresise se Kosoves. Pra e thene qarte, jane kunder vullnetit te shumices se shqiptareve te shprehur me vote ne dy zgjedhje elektorale te mbajtura ne keto 6 vjet. Dhe mjeti qe perdorin ata qe nuk i binden vullnetit te shumices se popullit te tyre eshte gjithmone dhuna.

Se treti, ajo qe perben ate qe une quaj "krize identiteti" buron nga injoranca e thelle historike qe ka cuar ne nje tjetersimi te ndergjegjes kombetare tek shume shqiptare, jo vetem ne Kosove por ne mbare trojet shqiptare te Ballkanit. Injoranca historike buron nga fakti se flamuri qe dogjen eshte flamuri i Gjergj Kastriot Skenderbeut, te cilin ai e ngriti ne Kruje me 28 nentor 1443. Presidenti Rugova nuk "shpiku nje flamur", sic iu pelqen mendjeve te vogla te mendojne, por ai beri nje veprim me domethenie te jashtezakonshme historike dhe kombetare: ai u kthye ne origjine, si ne flamur edhe ne emerimin e shtetit te ri, duke flakur tej simbolet serbe dhe duke pushtuar simbolet e vjetera kombetare, qe ndryshojne vetem simbolikisht me simbolet e Republikes se Shqiperise. Ky dallim midis simboleve shteterore nuk buron nga fakti se Rugova skicoi me doren e tij nje flamur te paqene per shtetin e tij, por se flamuri yne kombetar qe ngrihet sot nga Republika e Shqiperise ka evoluar me kohen. Ne kete kendveshtrim, nje historian mund te perfundoje ne nje perfundim llogjik se flamuri i shtetit te Dardanise eshte me "autentik" me flamurin e Gjergj Arianitit dhe Gjergj Kastriotit se sa flamuri i R. Shqiperise.

"Kriza e identitetit" nuk manifestohet vetem tek simbolet apo tek lufta politike ne Kosove, ajo manifestohet edhe tek te kuptuarit e ceshtjes sone kombetare dhe aspiratave te mbare shqiptareve. Dikush me lart tha "UCK nuk luftoi per shtetin e pavarur te Kosoves por per bashkim kombetar." Dikush duhet tu trumbetoje fort ne veshet e tyre se Kosoven nuk e cliroi UCK por trupat e NATO. Dikush duhet tu trumbetoje perseri ne vesh se te gjithe ata bij nenash qe dhane jeten e tyre ne luften e 1999 nuk e bene kete akt sublim sakrifice per ti shpallur lufte botes, por per te mbrojtur lirine e familjeve te tyre qe u vune nen kercenimin e genocidit serb. Te gjithe ata kokeboshe shqiptare qe dalin e shprehin me te madhe se luftuam per "bashkim kombetar" dhe jo per "te drejten per te jetuar te lire e te pavarur", jane vetem duke konfirmuar me se miri pretendimet serbe per "Shqiperine e Madhe". Dhe kjo eshte ne te njejten linje dhune e totalitarizmi qe zura ne goje me lart, ku edhe bashkimi kombetar nuk shihet si nje rezultat pune dhe mirekuptimi ne te dy anet e kufirit, por vetem si nje rezultat lufte e diktati me force.

Ata qe dogjen flamujt e shtetit te Kosoves ne Diten e Flamurit te Gjergj Kastriotit, nuk e kane vendin as ne forum, as ne faqet e shtypit shqiptar, e kane vendin ne burg. Dhe per aq kohe sa ligji demokratik nuk do te nxjerri dhembet e tij ne Kosove, njerezit e rruges do te mbajne peng me dhune te ardhmen e 2 milion shqiptareve qe banojne ne Kosove dhe aspiratat e miliona te tjereve ne mbare boten qe duan te shohin nje Kosove te lire, te pavarur dhe me nje shtet te forte demokratik, ku ligjin e ben vota e shumices, dhe jo dhuna e pakices.

Albo (FSH)
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė