Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-10-11, 09:30   #77
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: "eulexi e vret deshmitarin X ne rasti kleēka" a'la fshatarēe

Dėshmia X





I njohur si “Dėshmitari X” nė procesin gjyqėsor ndaj Fatmir Limajt dhe tė tjerėve, Agim Zogaj ėshtė varrosur tė shtunėn nė varrezat e qytetit tė Prizrenit. Rreth orės 17 e 30 minuta, atij i ėshtė dhėnė lamtumira e fundit nga njė masė shumė e vogėl njerėzish qė merrnin pjesė nė varrimin e tij, kryesisht familjarė.


Pėrveē dhembjes dhe zisė pėr tė, askush gjatė ceremonisė sė varrimit nuk ka thėnė asnjė fjalė tė vetme. E, ajo qė nuk mundi tė mbahej nga dhimbja ka qenė nėna e tij, e cila tėrė kohėn ka puthur fotografinė tashmė tė djalit tė ndjerė.

“E humba djalin mė tė mirė”, ka thėnė ajo gjatė ceremonisė sė varrimit, raporton “Express”.

Trupi i pajetė i Agim Zogajt ėshtė sjellė nga Gjermania rreth orės 10 tė mėngjesit tė sė shtunės, ndėrkohė qė vėllai i tij, Afrim Zogaj, ka thėnė gjėra qė deri mė sot nuk ishin tė njohura pėr opinionin.

Ai nė asnjė mėnyrė nuk mund tė bindet se vėllai i tij ka bėrė vetėvrasje. Edhe pėrkundėr se i kishte nė duar dokumentet e lėshuara nga mjekėsia ligjore.

“Nuk jam duke i besua autopsisė. Vėllai im nuk ka asnjė shenjė qė dėshmon nė ndonjė krim. Veē e di se ai ka vdekė, thotė Afrimi, derisa nuk i mbante lotėt e pikėllimit.

Por, sipas Afrimit, edhe nėse vėllai i tij e ka vrarė veten, siē thuhet nė raportin e policisė, mendon se ka qenė i shtyrė pėr ta bėrė kėtė.

“Nuk i besoj autopsisė qė i ėshtė bėrė vėllait tim. Ai ka pasur arsye tė forta pėr tė bėrė njė gjė tė tillė, jam i bindur se ka qenė nėn presionin e ndokujt pėr tė marrė kėtė hap”.

Sipas tij, qė nga muaji maj i kėtij viti, Agim Zogaj, i njohur si “Dėshmitari X”, ka qenė duke banuar nė Duisburg tė Gjermanisė, nė banesėn e tij.

“Ai ka qenė i pambrojtur. Ai nė banesėn time ka ardhur nė muajin maj. Nuk kam ditur asgjė pėr Agimin deri njė moment kur ai ka filluar tė rrėfehet”.

Afrimi ka sqaruar pėr “Express” se vėllai i tij e kishte nė plan qė para se tė ftohej si dėshmitar nė rastin “Kleēka”, tė dalė para mediave dhe tė sqarojė gjithēka. Por, njė gjė tė tillė, sipas Afrimit, nuk e kishte lejuar EUELX-i. Sipas tij, Agimi ka lėnė si testament njė letėr shumė tė gjatė ku ka treguar fije pėr pse se ēfarė ka ndodhur nė tėrė kėtė proces, por nuk ka dashur ta bėjė publike pėr media.

“Letrėn e ka policia dhe gjykata nė Gjermani si dhe ne nė familje. Ajo do tė bėhet publike dhe do tė sqarohet gjithēka”, thotė Afrimi pėr “Express”.

“Veē diēka dua tė sqaroj, qė askush nuk e ka ditė pėr vėllanė tim. Pėrveē ‘Dėshmitari X’, Agimi ka qenė edhe komandant ‘Murrizi’ qė shpesh ėshtė pėrmendur”.

Pavarėsisht tė gjitha fjalėve qė fliten rreth ēėshtjes tashmė tė mbyllur pėr familjen Zogaj, Afrimi thotė se e di mirė se ēfarė fshihet pas vdekjes sė mistershme tė vėllait.

“Janė tre faktorė qė unė nuk dua t’i pėrmendi. Por, kurdoherė e vėrteta do tė dalė”. /Telegrafi/
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė