Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-05-07, 22:45   #23
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ndryshimet e stomakut nga pirja e duhanit janė venė nė dukje edhe nga ekzaminimet radiologjike dhe gastroskopike; ku ėshtė konstatuar se pas 15 minutash tė pirjes sė cigares, vėrehet njė ndėrprerje e lėvizjeve tė mukozės sė stomakut, dhe ai nuk vazhdon mė tė “bluaj”. Mbas ndėrprerjes sė pirjes , mukoza fillon tė kontraktohet prap; por meqėnse duhanpirėsi e vazhdon pirjen pandėrprerė edhe dėmet shtohen mė tepėr. Tek duhanpirėsit vėrehen e lezione patologjike tė tjera nė zorrėn e hollė dhe nė zorrėn e trashė, tė cilat mund tė kenė edhe natyrė malinje.


Dėshėrojmė tė pėrmėndim nė kėtė sistem edhe njė dukuri me interes kurioziteti dhe shqetėsimi praktikė., qė lidhet me qarjen e bebeve, nga prezenca e prindėrve qė pijnė duhan.Sipas njė studimi hollandes ėshtė konstatuar se kur babaj ose nėna pi me shumė se njė paqetė nė ditė, , lotėt e bebit dyfishohen nga tė qarit. Kjo lidhje mund tė shpjegohet me pėrmbajtjen e nikotinės nė tymin e duhanit, dhe tė lendėve tė tjera toksike; qė irritojnė mukozėn e zorrėve dhe shkaktojnė dhėmbje dhe qarje tek bebi dhe prindėrit ankohen pse fėmija e tyre i qanė. Fėmijtė e prindėrve qė pijne duhan kanė njė propabilitet 69 % mė tė lartė pėr tė qarė, nga fėmijtė e tjerė. Rreziku pėr tė qarė mund tė dyfishohet, nė se babaj i bebit pi mė shumė se 15 cigare nė ditė dhe nė se nėna gjatė shtatzansisė ka pirė tė pakėn 10 cigare nė ditė.

Pirja e duhanit dėmton mėlēinė e zezė , dhe kjo vihet re mė tepėr tek seksi femėr; ndėrsa nė pankreas, mund tė shkaktoje kancer 2.5 herė mė shumė. Nė sistemin urogenital , pirja e duhanit shoqėrohet me impotencė seksuale, me kancer tė veshkės, tė vezikės urinare dhe me sindrom nefrotik.. Nė gratė provokon menopause( ndėrprerje tė menstruacioneve) tė parakohėshme, kancer tė qafės sė mitrės, dėmtime tė fetusit, lindje tė parahershme , si dhe placentė previa. Nė sistemin hemopoetik ( tė gjakut ) provokon policiteminė relative dhe leuceminė mieloide. Nė sistemin kockor favorizon osteoporozėn dhe spondilitin ankilozant , si dhe nxit lindjen e ksantelazmės ( depozitimin e kolesterolit) pėr rreth syve

Ndotja e mjedisit dhe rreziqet nga tymosja e duhanit.

( 2. 4. 6.10. 11.)

Pirja e duhanit paraqitet me rrezikshmeri tė larė edhe pėr ndotjen e mjedisit publik, pėr ambjentet shkollore, biblotekat , institucionet kulturore dhe pėr vendet e banuara, mbasi helmimi me tymin e dorės sė dytė, qė pėrmban CO, piridoksinė, katran, lėndet kancerogene etj., si dhe nikotinė ; rrezikon njerzit edhe me rėndė nė kėto mjedise ,sepse dėmtimi ėshtė mė masivė dhe nė koncentracion doze mė tė lartė, se pihet nė njė kohė nga shumė duhanpirės. Veē kėsaj duhanpirėsi pi pa merak duhan, se mendon dhe e konsideron veten se ėshtė edhe mė i mbrojtur se e pi me filtėr , ė pėrgjysmuar,ose mund t’a thithe lehtė..Pirja nė keto ambjete, kėrcenon edhe me njė tė keqe tjetėr shoqėrore shqetėsuese, se rrit mundėsine e tė mėsuarit tėduhanit , sidomos nga brezi i ri, nga adoleshentet, tė cilėt nga dėshira pėr tė imituar tė rriturit dhe nga qejfi, e fillojnė duhanin. Nė kėto mjedise nuk para ndihmon pastrimi i ajrit nė mėnyrė mekanike, as me ndarje me perde; por as edhe vet ajri i kondicionuar. Ē’do vit nė kėto ambjente arrijnė tė dėmtohen mbi 700 mijė njerės. Kurse nė Kaliforni janė konstatuar deri nė 62 mijė vdekje nga sėmundjet e zemrės, tek personat qė kanė jetuar nė ambjente ku ėshtė pire duhan..Me tymin e duhanit ndoten rrobet, sendet e ndryshme qė ndodhen pėr rreth; tė cilat u vijne era dhe sjellin neveritje. Kėto fakte e bėjne edhe mė imperative ,mė tė domosdoshme dhe shqetėsuese ndalimin e pirjes sė duhanit , ku ka grumbullim njerės, fėmijė dhe tė sėmurė.

Njė vlerėsim maksimal dhe tepėr tė veēant i ka kushtuar ndalimit tė pirjes sė duhanit, O.K.B., forumi mė i lartė drejtues,organizati vė dhe me autoritar nė botė. Pėr tė realizuar kėtė mision, kjo organizatė shpalli njė ditė ndėrkombetare pėr ndalimin e duhanit, ditėn 31 Maj, duke patur si moto parrullėn “ luftė kundėr duhanit” dhe “mos tė pihet duhan”. Kjo inisiativė pėrbėn njė thirje masivė , shumė tė nevojshme , tė fuqishme dhe me karakter organizativė pėr tė mbrojtur njerėzimin. Ajo shėrben si njė sinjal i rėndėsishėm pėr tė mobilizuar shtete, institucione dhe mbarė popujtė e gjithė rruzullit toksor; pėr ti bėrė njė bllokadė dhe luftė tė gjithėanėshme dhe pa kompromisė pirjes sė duhanit nė emėr tė jeteės.

Nė zbatim tė rekomandimeve tė O.K.B., nė luftėn kundėr duhanit; shoqata e mjekėve tė rrethit tė Beratit mori inisiativėn dhe organizojė nė vitin 1990, njė konferencė shkencore-popullore me pjesėmarrės tė ndryshėm, nė pallatin e shtėpisė sė kulturės “Margarita Tutulani” me temė : “duhani rrezikon shėndetin e njeriut” me rastin e ditės ndėrkombėtare tė ndalimit tė duhanit; mė 31 Maj; ku u fol nga njė grup mjekėsh tė specialiteteve tė ndryshme . ( Shih foton Nr.2.) Me kėtė rast janė shkruar edhe shumė artikuj pėr rrezikun e pirjes sė duhanit , nė gazetėn lokale “Kushtrimi “ tė rrethit tė Beratit nga Dr. Namik Shehu.

Sinjale tė forta , pėr ndalimin e pirjes sė duhanit po japin qeveritė e shumė vendeve tė botės, duke i kushtuar vemendje shtimit tė propagandės, edukimit, rritjes sė ēmimit tė cigareve dhe nxerrjes sė ligjeve. Nė Sh.B.A. kudo janė venė nė zbatim masa ligjore pėr ndalimin e pirjes sė duhanit nė mjedise publike, nė shkolla e gjetkė. Qeveria federale e shtetit tė Nju-Jorkut dhe personalisht guvernatori George E. Pataki, shpalli njė program tė gjerė dhe nxorri ligj, mė 14 shkurt 2001; pėr ndalimin e pirjes sė duhanit nė ambjente publike, shkolla, restaurante etj..Veē kėsaj ėshtė vėnė kufizim (reduktim) pirjes sė duhanit deri nė 50 % tek tė rinjtė , pėr t’u realizuar brenda pesė vjetėve. Pėr kėtė qėllim ėshtė parashikuar tė shpenzojhet njė buxhet prej 60 milion dollarė, nga tė cilat 8.3 milion u vunė nė pėrdorim qysh nė viti 2001 , pėr zbatimin e programeve nė shkolla e qendra kulturore.( 5.)
Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave me seli nė Nju-Jork, duke mbėshtetur programin federal, gjatė atij viti,mori inisiative dhe hartojė njė propgram pune , qė ju dergua qeverisė nė Albany, kryeqyteti i shtetit Nju-Jorkut; pėr tė kontribuar tė ndalimin e duhanit, midis 160 mijė emigranteve shqiptaro-amerikan qė ndodhen nė N.Y.( 9.).
Kurse Kryesia e Akademise Shqiptaro-Amerikane e Shkencave nė Nju-Jork, ka marrė inisiativėn tė organizoj njė konferencė me titull “Duhani helmim i heshtur dhe vrasės i zgjedhur pėr njeriun “ me rastin e ditės ndėrkombėtare tė ndalimit tė duhanit tė shpallur nga OKB , mė 31 Maj 2007, nė njė nga sallat e OKB, me pjesėmarrjen e bashkėatdhetarė ve dhe personave tė tjerė.

Masa pėr mos pirjen e duhanit , janė marrė nė France; ku kryeministri Villepin shpalli ligjin pėr ndalimin e pirjes sė duhanit nė lokale publike, shkolla, spitale, nė zyra dhe stacione treni.. Njė ligj i tillė i ngjashem po zbatohet nė Itali, Spanjė, Britani ,Islandė etj..
Ndėrsa nė shqipėri , Kuvendi Popullor , kohė mė parė, miratoj vėndimin pėr mos pirjen e duhanit nė ambjente publike restaurante, shkolla , nė institucione shendetėsore dhe administrative. Kurse mė dt. 26 / 05 / 2007, Qeveria filloj t’a zbatoj nė praktikė vendimin, duke marrė masa serioze , pėr ndalimin e pirjes sė duhanit nė tė gjithė vendin; ku po gjene miratim edhe nga mbarė populli. Nė Sh.B.A. dhe nė 42 shtete tė tjera janė emetuar pulla poste kushtuar ndalimit tė duhanit.

[[[...vazhdon...]]]
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė