Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-09-11, 12:06   #14
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dita e tmerrit

SHBA dhe dhjetėvjetori i sulmeve tė 11 shtatorit





Nėn masa tė shtuara tė sigurisė, Shtetet e Bashkuara pėrkujtojnė rreth 3000 viktimat e sulmeve terroriste vitit 2001.

Presidenti amerikan, Barack Obama, pritet tė vizitojė gjatė ditės tri vende tė cilat u patėn sulmuar nga aeroplanėt dhjetė vite mė parė - Washingtonin, New Yorkun dhe Pennsylvanian.

Pėrkujtimet komemorative do tė mbahen nėn masa tė shtuara tė sigurisė nė New York dhe Washington, pėr shkak tė informatave pėr sulm eventual.

Obama citohet tė ketė thėnė se Shtetet e Bashkuara tani janė mė tė fuqishme dhe se al-Qaeda - rrjeti terrorist pėrgjegjės pėr sulmet e 11 shtatorit 2011 - ėshtė “nė rrugėn e shkatėrrimit”.
Pas ngjarjeve tė 11 shtatorit 2001, forcat amerikane kanė vrarė Osama bin Ladenin. Saddam Husseini dhe regjimi i tij janė histori. Apeli pėr luftė tė shenjtė kundėr Perėndimit ėshtė venitur.
Por, fitorja nė tė ashtuquajturėn “luftė kundėr terrorizmit” mbetet disi e turbullt. Zinxhiri i ngjarjeve qė pasuan tragjedinė, ėshtė larg fundit tė kėnaqshėm.
Nė nėntor tė vitit 2001, Shtetet e Bashkuara, me sulme tė furishme, larguan lėvizjen talibane nga pushteti nė Afganistan, por ajo duket tė jetė rigjallėruar pėrsėri. Qeveria e presidentit Hamid Karzai - e formuar me ndihmėn amerikane nė fillim tė vitit 2002 – po ndjek bisedimet pėr ndarjen e pushtetit me guerilėt e Mullah Omarit.
Nė Irak, ndėrhyrja e Shteteve tė Bashkuara rrėzoi Husseinin mė 2003, lufta civile qė kėrcėnonte pėrēarjen e vendit ka nisur tė zbehet. Por, qeveria e qėndrueshme dhe siguria pėr tė gjithė qytetarėt e vendit mbeten objektiva tė largėta.
Nė vetė Shtetet e Bashkuara, ngushėllimi pėr asnjė sulm masiv tė terrorizmit pėrgjatė 10 vjetėve, pėrzihet me hidhėrimin pėr koston e luftės globale kundėr armikut nė hije.
Michael Mandelbaum, profesor i marrėdhėnieve ndėrkombėtare nė Universitetin Johns Hopkins, thotė se pasojat mė serioze tė 11 shtatorit kanė tė bėjnė me shpėrqendrimin e vėmendjes sė liderėve amerikanė nga prioritetet e brendshme urgjente.
“Njė nga sfidat mė tė mėdha janė deficitet, me tė cilat po pėrballet qeveria federale. Ato janė pėrkeqėsuar nga luftėrat nė Afganistan dhe Irak, pėr tė cilat vendi nuk ka paguar. Ne kemi huazuar pėr t’i financuar kėto luftėra”, thotė Mandelbaum, transmeton Radio Evropa e Lirė.
Disa ekspertė thonė se vitet pas 11 Shtatorit kanė parė rėnie tė ndikimit global tė Shteteve tė Bashkuara. Tė tjerėt vėnė nė dukje se SHBA-tė mburren si ekonomia mė e madhe nė botė, edhe pas krizės financiare tė 2008-ės. Ndėrsa, epėrsia e saj ushtarake mbetet e pasfidueshme.
Kjo e fundit sigurisht nuk ėshtė e ēuditshme, marrė parasysh zgjerimin masiv tė mekanizmit tė sigurisė kombėtare qė nga viti 2001. Sipas disa tė dhėnave, vetėm gjatė dekadės sė fundit, Qeveria e Shteteve tė Bashkuara ka shpenzuar rreth 7 trilionė dollarė pėr mbrojtjen kombėtare, sigurinė e vendit dhe shėrbimet e inteligjencės.
Krijimi i Departamentit tė Sigurisė Kombėtare dhe i Zyrės sė Drejtorit tė Inteligjencės Kombėtare pas sulmeve tė 11 Shtatorit, dėshmuan pėr riorganizimin mė tė madh tė burokracisė federale qė nga Lufta e Dytė Botėrore.
Sot, Shtetet e Bashkuara pėrbėjnė rreth 46 pėr qind tė shpenzimeve ushtarake tė tė gjithė botės, ndėrsa buxheti i inteligjencės ėshtė dyfishuar gjatė 10 vjetėve tė kaluar.
Obsesioni pėr tė parandaluar sulme tė tjera terroriste ka bėrė administratėn e George W. Bushit tė ndėrmarrė njė sėrė masash tė rėnda, pėrfshirė “metodėn e ashpėr tė hetimit tė tė burgosurve” – taktikė qė nga disa ėshtė pėrshkruar si torturė – dhe programet pėr vėzhgimin e brendshėm tė qytetarėve amerikanė.
Debati pėr efikasitetin e kėtyre masave vazhdon ende. Mbrojtėsit e tyre - si ish-zyrtari i Departamentit tė Drejtėsisė, John Yoo - argumentojnė se ato kanė luajtur njė rol vendimtar nė shmangien e sulmeve tė reja.

Profesori i sė drejtės nė Universitetin Georgetown, David Cole, nuk pajtohet. Ai thotė se fakti qė administrata e Bushit ka dhėnė dritėn e gjelbėr pėr metoda tė jashtėligjshme tė hetimit, ka bėrė qė projektuesi i 11 Shtatorit, Khalid Sheik Mohammed, tė mos dalė ende para gjyqit.

Sipas raporteve tė mediave, hetuesit e CIA-s kanė pėrdorur “metoda tė abuzimit me ujė” pėr Mohammedin.

“Kur ju pėrdorni taktikė tė dhunshme pėr tė nxjerrė informacionet nga njė individ, ēdo deklaratė qė merret nga ai ėshtė e njollosur nga kjo taktikė dhe - nė bazė tė rregullave amerikane me tė cilat qeverisin gjyqet penale - nuk mund tė pėrdoret nė asnjė mėnyrė nga gjykata kriminale”, thotė Cole, transmeton REL.

Obama ka intensifikuar pėrdorimin e operacioneve tė fshehta antiterroriste nga ana e CIA-s dhe njėsiteve elite tė Pentagonit kundėr terrorizmit. Ai ka zgjeruar fushatėn e sulmeve me telekomandė tė CIA-s, qė kanė nė shėnjestėr caqet xhihadiste nė zonat fisnore tė Pakistanit.

Kritikėt thonė se sulmet e tilla kanė vrarė operuesit terroristė, por edhe kanė destabilizuar Pakistanin dhe fuqizuar ekstremistėt islamikė. Shifrat e zyrtarėve lokalė flasin pėr mbi 33 mijė pakistanezė tė vrarė nė luftėn kundėr terrorizmit, qė nga 11 shtatori 2001. Ndėrsa, mbi 6 mijė pjesėtarė tė ushtrisė amerikane kanė vdekur nė Irak dhe Afganistan.

Askush nuk mund tė thotė se kur do tė pėrfundojė lufta. Michael Mandelbaum thotė se rritja e Kinės dhe e ekonomive tė tjera aziatike gjatė dekadės sė fundit, paraqet sfida mė tė mėdha - sesa ēfarėdo qė ndodhė nė Lindjen e Mesme - pėr vendin e Amerikės nė botė.

“Lindja e Mesme ėshtė e rėndėsishme pėr njė sėrė arsyesh, por jo se ėshtė qendėr e rritjes ekonomike dhe fuqi e mundshme ushtarake”, thotė Mandelbaum.

Shumė gjėra kanė ndodhur nė dhjetė vjetėt e fundit, por historia e epokės sė pas 11 Shtatorit thuhet tė jetė ende larg fundit.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė