Tema: Migjeni
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-12-11, 15:11   #47
petrol
 
Anėtarėsuar: 12-12-11
Postime: 74
petrol i dashurpetrol i dashurpetrol i dashur
Gabim Kombėsia shqiptare e Migjenit

Petro Luarasi

Kombėsia shqiptare e Migjenit


26 gusht 1938. Nė sanatoriumin e Tore Peliēes pranė Torinos, Itali, tuberkulozi i mori jetėn 27 vjeēarit shqiptar, Millosh Gjergj Nikolla, djalė i vetėm nga njė familje shkodrane. Nė rrugėtimin e shkurtėr jetėsor jetimi ishte arsimuar nė njė seminar fetar, u bė mėsues i shqipes e shkroi disa copėza letrare: poezi e prozė. Veē pikėllimit familjar e rrethit shoqėror nuk pipėtiu gjė e madhe nė mjedis: aty-kėtu u botua ndonjė pėrshpirtje miku, vlerėsim shoku, portret kolegu. Por nė njė dekadė, studime e diskutime tė shumta e shndėruan modestin Millosh nė Migjenin vigan, shkėndijzat letrare tė tij qenkėshin njė vullkan qė tashmė ndrin panteonin kombėtar. Paradoks apo logjika e kohės?
Vargu i komenteve mbi jetėn e veprėn e Migjenit (13 tetor 1911-26 gusht 1938) ia kalojnė qindra fish krijimtarisė sė tij. Mendimet e kritikės mbi mesazhet qė i dėrgon popullit tė vet e mendėsisė universale njerėzore janė nga mė spektakolaret e kontradiktoret. Nderimi institucional shtetėror, popullor e kombėtar ėshtė i madh ndėrkohė qė ka forca qė i pėrgojojnė jetėn, i helmojnė veprėn, i poshtėrojnė nderin duke i pėrdhunuar emblemat e varrin. Absurdi arrin deri atje sa edhe ndonjė predikues i frymės sė shenjtė e tolerante mallkon t’i digjet vepra dhe t’i zhduket nami e nishani nga institucionet e ndryshme.
Po ēfarė ofron vepra migjeniane qė i ėshtė kushtuar kaq shumė vėmendjen ( pėr mirė a keq)?
Nė njė situate kaotike, ku vlerat i nėnshtrohen paragjykimeve politike, fetare, krahinore, klanore a egos personale, ku qelepirja pėr ‘’sigurimin e koromanes’’ legjitimon shitjen e ēdo ‘’plaēke’’, kur shpesh intelektualėt trima e tė ndershėm quhen budallenj dhe servilėt frikacakė e mediokėr quhen kolosė tė urtėsisė e dijes – do tė ishte e vėshtirė pėrthithja e mirėfilltė nga tė gjithė e vlerave migjeniane.
Por tek e fundit nėse njerėzia kėrkon dritėn, errėsirėn e gėnjeshtrės e ndriēon vetėm e vėrteta!’’
Kritika mė ‘’dėrrmuese’’ qė i bėhet Migjenit nga disa ėshtė se ai nuk ėshtė shqiptar por sllav ( maqedonas, serb, malazes a ku ta di ēė tjetėr njeriu i ndershėm, qė deri mė tash nuk ka parė me sy asnjė provė dėshmuese). Kushdo mund tė pyesė me habi pėrse ėshtė kaq e rėndėsishme njė ‘’fakt’’ i tillė, qė i kushtohet kaq vėmendje e madhe. Sepse me tė vėrtetė ‘’sllavizmi’’ i Migjenit ėshtė pėrgojuar kaq shumė, me lindjen e famės sė tij, pa u ndalur madje as nė kohėn e diktaturės komuniste e nė demokraci dhe ‘’ēudia’’ ėshtė se ky ‘’avaz’’ i ka bashkuar mjaft studjues kundėrshtarė me orientime nacionaliste, nacionalsocialiste e internacionalliste qė pėr raste tė tjera ‘’tehun ’’ kombėtar e kanė pasur mjaft tė mprehtė.
Normalisht kur njė i huaj studjon gjuhėn e kulturėn e njė kombi, ofron diēka tė vlefshme e pėr mė tepėr shndėrohet nė simbol, ai duhet vlerėsuar e nderuar shumėfish mė tepėr se njė vendali dhe tė gjithė duhet tė gėzohen e krenohen qė vlerave kombėtare u shtohen edhe kontributet e njė miku tė huaj. Po kur njė simbol kombėtar mohoet si ‘’i huaj’’ (mendėsia shpėrfytyruese errėson deri edhe shqiptaren me rrezatim universal Nėnė Tereza) kush dhe sa fiton e humbet?
Pėr paralelizėm pyesim: Nė Maqedoni a do tė ‘’zbehej’’ Aleksandrit i Madh sepse ka gjak shqiptar apo Nėnė Tereza? Po nė fqinjėn tjetėr, Greqi, ēdo tė ndodhte me atė qė do tė guxonte tė pėrgojonte heroin e independences, poetin anglez Lord Bajron apo pėr mė tepėr t’ia prishte monumentin nė Qefalongj?!
Po jo pa qėllim, nga disa, Migjenit i ėshtė mėshuar etiketimi ‘’ortodoks’’, ‘’sllav’’, ‘’i kuq’’ qė nė varėsi me kohėn e dėshirėn, nėnkuptonte mbartėsin e fesė apo genit tė armikut (apo mikut) shekullor, tė njė ideologjie tė urryer (apo tė lavdishme), tė njė pėrēuesi tė dogmave ( apo vlerave) tė kombit barbar.
Shquhen veēanėrisht ‘’hedhjet e pėrdredhjet’’ e atyre qė u vėllazėruan me pushtuesit nazi-fashist tė cilėt nuk njehsojnė me tė njėjtin etalon edhe nėnkuptimin e nuancave tė ‘’sė zezės’’. Ata me tė drejtė nė kėtė rast ‘’harrojnė’’ ta shtrijnė paragjykimin pėrkatės mbi termin ‘’italian’’ si gen qė ka lindur Danten e pjellė Musolinin me fashizmin dhe atė ‘’gjerman’’ si njė gen lindės i Shilerit e pjellės i Hitlerit me nazizmit qė i bėnė gjėmėn botės.
Migjeni u pėrgojua sė pari ‘’ortodoks’’ nga rrethe fanatike, qė ia shtuan edhe termin ‘’sllav’’ e ‘’i kuq’’ pas vdekjes, kur mesazhet e tij u pėrthithėn gjerėsisht nga rinia antifashiste dhe vegjėlia progresive. Pas ēlirimit tė vendit, disa studjues nė Shqipėri (deri nė vitin 1960) e pėrqafuan me entuziazėm pikėpamjen ‘’Migjeni, miku ndėrlidhės me kulturėn sllave’’ ndėrkohė qė ‘’katolikėt e vjetėr’’ e kundėrshtarėt politikė tė regjimit e bombardonin ‘’ortodoksin sllavo-komunist’’ si udhėrrėfyesin e ‘’realizmit socialist’’.
Pėrse disa intelektualė tė njohur nga pėrkrahės entuziastė tė Migjenit para vdekjes sė tij kaluan nė kritizerė pas vdekjes dhe e kėrkonin me domosdo njė Migjen me gen,‘’tė huaj’’, ‘’tė kuq’’ e inferjor ‘’pa vlerė’’ nė veprėn e tij duke i ndryshuar pikėpamjet ndėr vitet 1935, 1938, 1944, 1945, 1960 e mė pas? Ja qė kritika zyrtare ‘’shkencore’’ dhe hartuesit e teksteve shkollore e akademike nuk mund t’i ndiqnin aq vrullshėm situatat konjukturale politike, botėkuptimore dhe rivalitetetet klanore. Shpesh tezat i tejkalonin edhe kufijtė e logjikės duke e trajtuar Migjenin nga ‘’pėrfaqėsues pesimist i realizmit kritik’’ nė ‘’avangardė tė realizmit socialist nė Shqipėri’’, nga pėrēues i filozofisė sė Niēes e Shopenhauerit tek ‘’militanti komunist i orėve tė para’’.
I ēuditshėm ėshtė konformizmi i disa studjuesve ( shkrimtarė tė sė 30-tės tė krahut tė djathtė e tė majtė si Ernest Koliqi, Karl Gurakuqi, Arshi Pipa, Dhimitėr Shuteriqi, Gjovalin Luka ) qė nė lidhje me Migjenin i huazuan ‘’me bujari’’ pikėpamjet e atyre qė nė ēėshtje tė tjera i anatemonin si " tradhėtarė tė kombit" e " shovinistė". Ē’i bashkonte ata midis tyre nė kėto opinione?
Ata deri nė vitin 1949 e etiketonin Migjenin ‘’jugosllav - maqedonas, malazez, serb’’, deri nė vitin 1960 ‘’sllav’’ e mė pas ia ngatėrronin vulėn e kombėsisė me tė shtetėsisė njėlloj si bashkėkombasve jashtė atdheut (me kėtė llogjikė na i bėnė edhe kosovarėt –serbė, dibranėt- maqedonas dhe ēamėt –grekėr qė tė mos flasim edhe pėr arvanitasit ).
Por edhe nė ditėt e sotme ndonjė shkrimtar i flladeve demokratike duke i mbyllur sytė nė ditė pėr diell para fakteve e duke fantazuar, i pėrvishet zhanrit romantik se ‘’me sa duket Migjeni mund tė ketė qenė sllav, pasi vetėdija kombėtare shqiptare i mungonte’’ e ndonjė tjetėr e bėn urė lidhėse kulturore pėr mbarėvajtjen e minoriteteve nė Ballkan. Thuhet se ku shteron argumenti, buron thashethemnaja. Nė rast se studjues a romancierė kanė ndonjė prove bindėse e jo vetėm fjalė e fantazi, do tė ishte me interes tė madh qė tė na e vėnė nė pah pėrndryshe tė kėrkojnė ndjesė. Migjeni nuk ėshtė dhe nuk duhet tė bėhet plaēkė tregu apo kurban i shenjtė i vėllazėrimit tė minoriteteve apo kompromiseve tė paprincipta.

Kangė nė vete - kodi i kombėsisė.

S.Luarasi nė botimin ‘’Migjeni, vepra, f.15’’ ( tė dorėzuar pėr botim qė mė 1948) na jep ēelėsin e kodit migjenian mbi ndjesinė e tij kombėtare.
‘’Kur i erdhi Milloshit emėrimi pėr kėtu ( mėsues i shqipes nė Vrakė), konsullata e mbretėrisė Jugosllave nė Shkodėr e kėshilloi tė shkonte pėrsėri nė Jugosllavi ku mund tė shėrbente si prift nė Banat ose tė studjonte teologji nė Beograd. Mirėpo Milloshi iu pėrgjigj me gjuhėn e njė patrioti, duke thėnė se, si shqiptar qė ishte, dėshironte tė vihej nė shėrbim tė atdheut e tė popullit tė vet. Nė kėtė qėndrim patriotik tė Milloshit nė lidhje me shkollėn shqipe gjejmė shkakun pėrse konsulli Bozhiqi, sekretari i tij Nikoliqi, ndonjė farė e fis i tij (Migjenit) qė simpatizonte ata si ortodoks a se vėrtet me origjinė malazeze ia nisėn kryqėzatės sė shėmtuar kundėr mėsonjėsit tė ri tė gjuhės shqipe.’’
Nga ky paragraf zbulohet lehtazi ajo qė kritika zyrtare ‘’harron’’ ta thotė me plot gojėn se Migjeni, jo vetėm rrjedh nga paraardhės shqiptarė por edhe ndihet me mish e shpirt shqiptar, gjė pėr tė cilėn sakrifikoi edhe familjarisht.
(Atij iu mohua nga konsullata jugosllave viza pėr kurim nė Golnik- Slloveni dhe sė motrės Olga iu pre bursa nė gjimnazin e Sarajevos, dy muaj para pėrfundimit tė matures. Shėn. i P.L.)


Kangė nė vete

Veri fryn pa mshirė, si veri qė frynė
dhe si hajn nė shtėpijat e kojshive hynė -
edhe pėr ēudi
kėta kojshit e mi
sa mirė e presin…megjithse nuk asht ditė vere
ato nė gjuhė tė huej i thonė: mirė se erdhe!

Veri fryn dhe me acarim u premton pallate tė kristalta
kojshive tė mijė qė ua kanda shumė andrat e thata -
dhe u thotė kėshtu:
stėrgjyshnit e ju’
qenė fatosa tė vėrtetė dhe u banė flija
pėr fe e atdhe dhe i merituen kėto premtimet e mija

Dhe kojshitė e mi qė i kam far’ e fis
nipat e stėrgjyshnavet meleza dhe tė letė,
nipa donė me mbetė,
nipa tė vėrtetė
me atdhe e fe ndėr andrat e thata
qė t’i meritojnė premtimet e kristalta.

Veri fryn pa mshirė, si veri qė frynė,
unė ja mbylla derėn teme me reze mos tė hyjnė
me ma fikė ket dritė,
me ma ngri ket shpirt
me ma dridhė pėr ndjesijė tjetėr,
me ma joshė me andrėn e vjetėr.

Nė formė prozaike kuptimi mund tė shprehej:
Veriu (sėrbi) sulmon pa mėshirė, si veri ( acari) qė fryn dhe si hajn nė shtėpiat e komshive (Malit tė Zi dhe Shqipėrisė) hyn. Dhe pėr ēudi kėta komshitė e mi ( banorėt, malazes a shqiptarė, nė Mal tė Zi) sa mirė e presin megjithse nuk asht ditė vere ( nuk vjen pėr tė mirė), ata nė gjuhė tė huaj (sėrbishtja ėshtė e huaj pėr ta dhe pėr Migjenin) i thonė ‘’ mirė se erdhe’’.
Veri (sėrbi) fryn dhe me acarim u premton pallate tė kristalta komshijve tė mi qė ua ka ėnda shumė ėndrat e thata dhe u thotė kėshtu: stėrgjyshėrit tuaj qenė fatosa tė vėrtetė dhe u bėnė fli pėr fe (ortodoksinė) e atdhe dhe i merituan kėto premtimet e mia ( liri, kisha ortodokse dhe begati)
Dhe komshitė e mi qė i kam far e fis ( degėzim i familjes Nikolla, janė shqiptarė me pėrzierje gjaku apo tė kthyer vonė nė malazezė), nipat e stėrgjyshėrve meleza dhe tė letė, nipėr duan me mbetė ( tė kthyer nė malazezė) me atdhe e fe ndėr ėndra tė thata qė t’i meritojnė premtimet e kristalta ( ‘’ premtimet ‘’e sėrbit pushtues)
Veri fryn pa mėshirė , si veri qė fryn, unė ia mbylla derėn time (si shqiptar, jo si kojshitė) me reze ( me shul) mos tė hujnė me ma fik kėtė dritė ( dėshirėn pėr mėsues tė shqipes), me ma ngri kėtė shpirt ( ndjenjėn kombėtare si shqiptar), me ma dridhė pėr ndjesi tjetėr ( sllave) me ma josh me andėr tė vjetėr ( qė tė bėhem prift ortodoks serb).
petrol Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė