Tema: Migjeni
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-12-11, 15:17   #48
petrol
 
Anėtarėsuar: 12-12-11
Postime: 74
petrol i dashurpetrol i dashurpetrol i dashur
Gabim Skėnder Luarasi . Diskutime mbi Migjenin

Skėnder Luarasi .
Diskutime mbi Migjenin

Dihet qė sa qe gjallė Migjeni, disa nga ‘’ajka e vjetėr ’’ e shkrimtarėve tė sė 30-ės qė rrekeshin si e si t’i vinin bėrrylat njėri-tjetrit, atė e mbanin nė listėn e tė vdekurve. Kur vdiq Migjeni bekimi i disa tė rinjve ndezi interesimin pėr tė.
Nga viti 1948 e nė vijim Kryesija e Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Instituti i Gjuhėsisė dhe i Letėrsisė organizuan njė sėrė mbledhjesh pėr tė komentuar veprėn e Migjenit, vlerėn e punės letrare tė kėtij shkrimtari tė cilin qė kur e njoha nė Shkodėr e pata aq fort pėr zemėr.
Nė disa nga bisedat mė ftuan edhe mua. Nė fillim unė nuk flisja por dėgjoja. Vėreja se disa e paraqisnin Migjenin nė tė njėjtėn kohė edhe tė madhėrishėm edhe tė vockėl: se qe shkodran por orthodhoks, qe shqiptar por nė familje flisnin sllavisht, flisnin shqip por ishin nga Kuēi i Malit tė Zi, familjarėt e tij qenė me origjinė nga Dibra por prapė se prapė sllavė, dhe se... porse ... . Dikush guxoi e tha se Migjenin nuk duhet ta pėrmendim si shqiptar, por si jugosllav. Ja qė qe koha e miqėsisė sė flaktė dhe disa mė tepėr interesoheshin qė Trieste t'i jepej Jugosllavisė se sa Kosova Shqipėrisė.
Pati edhe nga ata qė donin ta mjergullonin veprėn e tij duke thėnė qė poezia e Migjenit nuk ngre probleme tė rėndėsishme pėr kohėn, por u superua prej poetėve tė 1930-ės, prandaj s'ka edhe atė rėndėsi qė i japin.
E ē’tė tallur qė bėri nė njė rast P. Gj. duke thėnė se Migjeni qe njė meteor qė u shua pa lėnė gjė prapa, po tė krahasohet me filanin e filanin. Dhe ē’tė gajasur qė bėnte ‘’kritiku’’ ēalaman K.B.
Nuk m’u durua pa ua kthyer reston: ‘’Kėto llafe tė P. Gj. pėr Migjenin paraqesin cekėsinė mendore tė atij qė i thotė. Tė krahasosh Migjenin me shkrimtarėt e viteve 30-tė ėshtė si tė vesh nė garė Marathonomakun me K. B. Po pėr ‘’merita’’ tė tjera K. B. edhe ia kalon.’’( K. B. ishte ‘’informator’’ qė e dėshmon edhe Uran Kalakulla nė ‘’Arshi Pipa, jeta e vepra’’, f. 83,89. Shėn. i P.L.)
Shihej qartė dyfaqėsia e kritikės, kur pohonte se Migjeni kishte hedhur shumė shtat e duhej t'ia shkurtonin apo se ia kishin tkurrur kaq tepėr sa tani duhej t'ia zgjatnin. Me njė fjalė Migjenin e shtrinė nė shtratin e Prokrustit.
Njė nga tezat qė mė zemėroi shumė qe se Migjeni rridhte nga njė familje tepėr e varfėr prandaj ‘’nga mjerimi’’ edhe shkroi njė vepėr tė tillė. Por vepra pothuajse qe botuar - le tė thonin ē'tė donin kritikėt.
Nė njė nga seancat e diskutimeve tė pasdrekės mė caktuan tė shprehesha edhe unė.
Nuk fola shumė, por u hodha pjesėmarrėsve njė grumbull fotografish nė tryezėn e gjatė. Si klithėn disa nga shoqet: ''Si, e ėma kjo? Sa e bukur!... Kjo e motra? Po kjo ėshtė e veshur si njė princeshė!''
Panė babanė e Migjenit, qė komiteti orthodoks i Shkodrės e dėrgoi delegat nė Kongresin kishėtar tė Beratit mė 1921. Panė fotografitė e gjyshėrve, figura me dinjitet e tė motrat e tjera tė Migjenit dhe tė vėllanė. O jo, kjo familje mund tė ketė rėnė ekonomikisht, po ē'nėnshtypje tė bėn nga paraqitja shpirtėrore, morale, kulturore!
Po nė kėtė hov tė ndezur, e ndjeva pėr detyrė tė vija nė dukje tė vėrtetėn e plotė rreth familjes sė Migjenit, tė jetės dhe veprės sė tij, se familja e tij e kishte origjinėn nga Reka, ku edhe orthodhoksėt qenė shqiptarė e flisnin shqip; se e gjyshja qe nga Kuēi, por fliste shqip e nuk kuptonte sllavisht aspak; se vėrtet Migjeni pati jetuar nė Tivar e nė Manastir gati gjithė foshnjėrinė e tij dhe mėsimet i pati bėrė nė shkollė serbe, por me gjithė atė gjuhėn amtare nuk e pati harruar, madje dialektin shkodran e fliste dhe e shkruante mė qartė se shkodranėt katolikė qė e kishin bėrė shkollėn tek jezuitėt....

Fragment nga Skėnder Luarasi. "Migjeni nė shtratin e Prokrustit." Liber i pabotuar
petrol Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė