Tema: Tregime
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-09-13, 23:53   #111
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Tregime

Kėrkojė drite!

Ishte natė. Nė tė gjithė anėt mbretėronte qetėsia... nė njė ēast tė tillė e ndjeva veten tė vetmuar. Mejtoja: “ Ē’u bė gjithė ajo gjallėri e ditės? Ku shkuan kėngėt, vajet, britmat... e ... ditės? Ēdo gjė ka vdekur. Vetėm unė jetoj, unė me kandilin tim tė vogėl me vaj tė mirė. Tani s’kam frikė nga hiēgjė. Jam i lirė tė bėj ē’tė dua. Por duhet tė lėviz, tė punoj, tė punoj, tė flas... tė bėj gjithēka e tė ndėrtoj njė botė tė re. . por si do ta bėj pa njė shok?
Shikoj flakėn e kandilit tim qė nė fund ėshtė shumė e shkėlqyer...e pastaj vjen tyli i hollė qė shkon drejt pėrpjetė.
Njė fllad i kėndshėm mė pėrkėdhel fytyrėn. Flaka e kandilit lėkundet. Lėkundet dhe tymi i saj valė-valė si tallazet e detit, por pėrpjetė.
***
Po afron mesi i natės. Flaka e kandilit sapo vjen e po venitet. Kaloi pak kohė dhe...flaka e kandilit u lėkund nja dy dy-tri herė, por pa fuqi dhe u zhduk nė errėsirė. Fitili i kandilit dhe shkėndijat, njėra pas tjetrės, me radhė, po zhduken, gjersa mbaruan tė gjitha. Edhe mua me kandilin mė mbuloi cipa e zezė e natės: errėsira! Asgjė s’jeton, veē meje. Sytė e mi drejtohen nga kandili, sikur kėrkojnė tė gjejnė diēka: ndoshta dritėn qė humbi...
Papandehur kėndon njė kėndez. Me kėngėn e tij mė vjen sikur mė thotė: “Ē’bėn, pse shikon kandilin?...”
Berat 16 qershor 1939

Jani Dodi
Mare nga gazetashqiptare
_____________________


Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga natyra : 28-09-13 nė 23:53
natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė