Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-01-14, 15:39   #11
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Vrasjet politike , kush ėshtė prapa tyre ?

SHUMĖ NGJARJE HESHTĖN PĖR SHKAK TĖ POLITIKĖS


Shumė prej vrasjeve tė pas luftės kanė mbetur nė heshtje dhe ndoshta do t’i mbulojė harresa, sepse nė disa sish kishte dorė Politika dhe klanet politike tė cilat kishin qėllimet e veta…
Dite me pare ishte nje deklarat e zevned kryeministrit serb Vuqiq, per nje vrasje te shume fisht qe kishte ndodhe ne Peje ne vitin 1998, se vrasjen e kishte kryer shteti serbe per nevoja politik dhe pastaj me I fajsuar shqiptret dhe per ta arsyetuar sa do pak dhunen ne Kosove. Ky stil eshte perdor edhe nga LDK, kunder njerzve te UCK-se, per nevoja politike duke u para qite para opinjonit si victim dhe per te fituar vota, e ne anen tjeter duke I eliminuar konkurentet Brenda llojit te vete.

Viktimė e kėtyre zhvillimeve ėshtė Tahir Zemaj me tė birin Enisin dhe kushėririn e tij Hasan Zemaj, tė vrarė mė katėr janar 2003. Hasani ishte Aktivist i hershėm i Forumit Rinor tė LDK-ės, pjesėmarrės edhe nė aktivitetet tjera politiko-shoqėrore, pėr tė cilat askush nuk mund tė thotė asnjė fjalė tė keqe. Ndėrkaq, Tahir Zemaj, nė procesin e ashtuquajtur kundėr Grupit tė “ Dukagjinit”, nuk kishte dėshmuar kundėr Daut Haradinajt, dhe sipas tė gjitha rrethanave, nuk mund tė thuhet se ėshtė viktimė e kėtyre proceseve, siē ėshtė folur nė fillim.

Ēuditėrisht, po nė ditėn, e vrasjes, nga njė grupacion, i paraqitur publikisht pėr herė tė parė, me kėtė rastė u lėshua njė komunikatė pėr media. Ndėrsa, ditėn e varrimit tė Tahirit, Enisit dhe Hasanit, nė Strellc ishte promovuar “ njė ushtri”, e cila nė atė varrim, shpalosi programin e vet, pėr t’u hakmarrė kundėr ish - strukturave tė UĒK-ės, nė tė cilat aludonin ( i akuzonin) se e kishin kryer kėtė vrasje, edhe pse kėta tė fundit nuk kishin shkas pėr ta bėrė kėtė vrasje tė trefishtė.



PRANIA PUBLIKE E FORMACIONIT PARAMILITAR


Formacioni qė u promovua ditėn e varrimit nė Strellc tė Deēanit, mė vonė mori pėrsipėr disa operacione dhe vazhdimisht nėpėrmjet komunikatave kėrcėnonte strukturat udhėheqėse tė ish - UĒK-ės, udhėheqės Politik tė partive, tė cilat ata i konsideronin se kanė devijuar etj etj..

Ditėn e varrimit pėrgjegjėsi i Tyre mbajti fjalim ndėrsa “ ushtarėt e ushtrisė sė Re” ishin tė veshura me tė kaltra, qė nė fakt ishte shenjė e uniformave qė kishte pasur FARK-u ( grup ushtarako - Politik) i formuar dhe financuar nga Qeveria e Kosovės nė egzil, i pėrbėrė nga ish- oficerė tė ish- Armatės Jugosllave. Konsiderohej forcė revanshuese e UĒK-ės, qė nė skenėn e gjerė politike akuzonin njėri - tjetrin.

Edhe ashtu formacioni i Ri paramilitar, konsiderohej forcė e armatosur e Partisė mė tė madhe tė LDK-ės, nėpėrmjet sė cilės tentohej tė dominohej mbi strukturat e ish UĒK-ės.

Ēuditėrisht, e njėjta ngjyrė e kėtij Formacioni PARAMILITAR karakterizon edhe ngjyrat e LDK-ės dhe tė vet Flamurit tė propozuar nga Rugova…




Vrasja e Sebahate Tolajt dhe e Jusuf Haklajt


Qė nga ajo kohė janė shkruar mijėra faqe gazetash, aty - kėtu janė dhėnė edhe prova dhe fakte pėr ekzistimin dhe veprimin e kėtij formacioni paramilitar, nė emėr tė tė cilit u shkruan dhjetėra afishe e komunikata.

Mirėpo, as vrasja e Tahir Zemės, Enis dhe Hasan Zemajt, deri tash nuk u zbulua sikurse qė nuk u zbardh kurrė as puna e “ ushtrisė” ( formacionit paramilitar) qė doli publikisht ditėn e varrimit nė Strellc dhe me rastin e homazheve nė Prishtinė ( pėr Ibrahim Rugovėn) e qė vazhdon tė operojė edhe sot e kėsaj dite, siē deklarohen vetė pjesėtarėt e kėtij formacioni.

Ngjarjet do tė shkojnė aq larg, sa qė thuhet se dy pjesėtarėt e SHPK-ės, SEBAHATE TOLAJ dhe JUSUF HAKLAJ, ish - pjesėtarė tė UĒK-ės, zyrtarė tė hetimeve, pasi kishin zbuluar dhe kompletuar dosjen, pėr vrasjen e trefishtė tė Tahir Zemajt me tė birin dhe kushėririn, tė dy vriten nė njė prit tė organizuar nė afėrsi tė Pejės. Nė tetor tė vitit 2003, derisa ishin duke shkuar nė punė.

Pra, sipas kėsaj, disa ngjarje qė ndodhėn duhet shikuar edhe Brenda SHPK-ės. Nga kjo del se edhe vrasja e parė, por edhe e dyta janė bėrė pėr tė humbur gjurmė.

Se ēfarė gjurmėsh, se kush fshihet pas humbjes sė gjurmėve dhe pas urdhrit pėr ekzekutimin e kėtyre njerėzve, mbetet tė shihet ndoshta me kalimin e kohės…

Klanet dhe kupolat e mafias sė organizuar dihet se pėr t'i realizuar qėllimet e veta, nuk i kursejnė njerėzit e asnjėrės palė.

Duhet pėrmendur qė njė grup me pėrmasa tė tjera ishte edhe " Klani i Musajva", i cili, siē ėshtė parė, gėzonte edhe pėrkrahje edhe mbėshtetje tė fortė politike. Ky klan brenda katėr a pesė vitesh u shkatėrrua, duke u vrarė nė rrethana tė pasqaruara disa nga vėllezėrit Musaj, tė cilėt dikur gėzonin mbrojtjen e fortė nga partia mė e madhe, LDK-ja pra e cila kishte vėnė nė shėrbim tė kėtij klani edhe njė pjesė tė shtypit, qė e mbulonte propagandėn dhe AGJITACIONIN KUNDĖR strukturave tė caktuara.
Propaganda dhe mbėshtetja politike, por edhe mbrojtja ndėrkombėtare qė iu bė njė kohė kėsaj familjeje, ata i trimėroi aq shumė dhe i shtyri nė gabime tė pafalshme, duke bėrė vrasje e krime mbi njerėz krejtėsisht tė pafajshėm ( pėr kėtė kemi shkruar mė herėt nė forum).

Thjesht, nga partia tė cilės i shėrbyen me besnikėri, duke pėrfshirė kėtu edhe klane tė caktuara brenda partiake, kėta njerėz i pėrdorėn siē thotė populli, " mish pėr top".
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė