Tema: Gjakmarrja
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-01-14, 16:37   #22
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Gjakmarrja

Tė jetosh me gjakmarrjen



Njė kryq nė hyrje tė fshatit Marmull tė komunės sė Gjakovės, i cili simbolizon religjionin tė cilit i takojnė banorėt e kėtij fshati, kryqėzon edhe rrugėt e dy familjeve nė hasmėri, asaj Nokaj dhe Allaku. Kėto dy familje tė cilat kishin dhe miqėsi, tash e 13 vjet u bėnė armiku mė i madh i njėra-tjetrės.

Muaji korrik i vitit 2000 ishte tragjik pėr familjen Nokaj. Djali i tyre, Engjėlli, u vra nė pikė tė ditės nga djali i familjes Allaku, Antoni.

Kujt t’i falet gjaku?!

Pse dhe si u vra Engjėlli, djali i tyre, familja Nokaj nuk e kanė tė qartė as sot e kėsaj dite.

Gruaja e tij, Ageja, nė kohėn kur iu vra burri ishte vetėm 32 vjeēe dhe tash si e vejė po rrit pesė fėmijėt jetimė, 3 vajzat dhe dy djemtė. Ajo pėrkujton ditėt e vitet e vėshtira qė ka kaluar dhe thotė se aq shumė sa ka pėrjetuar ajo nuk do tė mjaftonin ditė tė tėra pėr t’i shpjeguar. Ndihma e vėllezėrve tė burrit tė saj pėr t’i rritur fėmijėt nuk kishte munguar nė asnjė moment.

Pėr njė vepėr tė tillė Anton Allaku, vrasėsi i Engjėllit, ishte burgosur por pėr njė kohė tė shkurtėr, sipas Ages, ai ėshtė liruar dhe pėr kėtė ajo e familja e burrit tė saj kanė humbur besimin nė drejtėsi.

Duke mos mbetur me kaq, hasmėritė e kėtyre dy familjeve u thelluan edhe mė shumė, katėr vjet mė vonė me njė krim tjetėr.

Vėllai i tė ndjerit Engjėllit, Anton Nokaj, nė vitin 2004 kishte dalė pėr tė marrė hak duke nxjerrė dyfish gjakun e vėllait. Ai vrau dy meshkuj tė familjes Allaku, Dedėn dhe Tomėn, tė cilėt fajin e vetėm e kishin se ishin vėllezėr tė dorasit dhe nuk kishin marrė pjesė nė vrasjen e Engjėllit.

Tragjedia e dytė, me dy tė vrarė nga familja e hasmit, nuk u prit mirė as nga familja Nokaj. Ageja thotė se e kishin pėrjetuar shumė rėndė kėtė. “Edhe pse nuk e dimė shkakun se pėrse mu vra burri im, ne nuk kishim dėshirė qė kjo tė ndodhte. Ne jemi qė tė bėhet mirė, nuk duam gjak”, vazhdon ajo. Ageja nuk dėshiron tė flasė shumė pėr kėtė ngjarje dhe hasmėrinė prej shumė vitesh me kėtė familje pasi thotė se krejt ēfarė duan tani ėshtė qė tė mbyllet kjo ēėshtje.

Tash e nėntė vjet, Anton Nokaj, i cili vrau dy burrat e familjes Allaku, po vuan dėnimin nė burg, 25 vjet sa ishte dėnuar. Bashkė me tė nė burg janė edhe dy kushėrinj tė tij, tė cilėt thonė se kishin marrė pjesė nė vrasjen e Dedė dhe Tomė Allakut.

Familja Nokaj edhe pse ėshtė nė hasmėri nuk ėshtė plotėsisht e izoluar. Fėmijėt, ndonėse me drojė tė madhe, kanė vazhduar shkollėn. “Fėmijėt janė provokuar shumė herė nga njerėz tė familjes Allaku, mirėpo shkollėn e kanė vazhduar”, ka thėnė Ageja.

Rreth kėsaj hasmėrie provuam tė bisedojmė edhe me palėn tjetėr, por familjarėt Alloku nuk gjendeshin nė shtėpi.

Kushėriri i tyre, Nikollė Allaku, nuk ka dashur tė flasė pėr ngjarjen pasi qė, siē thotė, nė kėtė punė kanė hyrė edhe priftėrinjtė pėr t’i pajtuar, por ende nuk kanė marrė njė vendim.

“Sa ka qenė plaku gjallė (babai i tyre) ka thėnė se nuk e di se kujt t’ia falė gjakun kur askush s’e pranon fajin”, ka thėnė Nikolla. Pėr dy tė ndjerėt, Dedė dhe Tomė Allakun, thotė se nuk kishin fare gisht nė kėtė punė, pasi qė ata jetonin nė Kroaci, ndėrsa nė kohėn kur u vranė kishin ardhur pėr pushime nė vendlindje.


Misioni i Don Marjanit

DonMarjani, prift nė Kishėn e Bishtazhinit, ėshtė njė nga ata qė kanė tentuar disa herė t’i pajtojnė kėto dy familje.

Ardhja e tij, para tre vjetėve pėr tė shėrbyer nė kėtė kishė, thotė se kishte pėr synim edhe kėtė gjė.

“Unė jam tash e tre vjet kėtu. Saktėsisht se ēka e si ka ndodhur nuk e di, por ėshtė njė problem i madh. Ardhja ime kėtu ka qenė njė synim qė kėto dy familje tė pajtohen, sepse pa pajtim nuk ka ardhmėri tė sigurt dhe duke pasur parasysh se tash rinia jonė ėshtė gjithherė e mė shumė jashtė, mund tė eskalojė situata dhe tė ketė probleme edhe mė tė mėdha. Kam shkuar vėrtet shpesh te kėto familje por ende pa rezultat”, thotė Don Marjani.

Ai thotė se tė dy familjet kanė pasur njė miqėsi tė madhe mes vete. Ndėrkohė, ēka ndodhi askush nuk e di, por nga ajo miqėsi aq e madhe ka kaluar nė diēka ekstreme. Ndoshta kjo, sipas tij, u dhemb edhe mė shumė sepse nuk e dinė pėr se bėhet fjalė.

“Allakėt nė njė mėnyrė nuk janė pėr atė qė tė hakmerren, sepse Nokajt e kanė marrė dėnimin nga drejtėsia. Dy meshkuj janė nė burg dhe nuk janė tė interesuar besoj qė tė nxjerrin gjak, por edhe nuk kanė forcė morale t’ua falin. Meqė baba i tyre ka qenė gjallė dhe nuk ka pranuar qė tė pajtohen, tash edhe mbi fėmijėt bie mė shumė pėrgjegjėsi”, thotė ai.

Sa i pėrket izolimit tė familjeve nė hasmėri, Don Marjani thotė se kjo nuk manifestohet shumė nė atė anė. “Ndoshta dalin pak me drojė por nuk janė tė izoluar. Gjithsesi kjo ėshtė njė ngarkesė e madhe psikike tek njerėzit, diēka qė mbjell njė tė keqe nė zemrėn e tė rinjve sepse megjithatė ai ėshtė i vetėdijshėm se ėshtė hasėm me dikė”, thotė prifti.

Gjatė kėtyre tre viteve qė shėrben nė Kishėn e Bishtazhinit, Don Marjani ka pajtuar tri familje qė ishin nė hasmėri. “Unė kam arritur t’i pajtoj tri familje nė kėto tri vjet sa jam kėtu. Kjo ėshtė njė vepėr e mirė, nuk ėshtė lehtė, unė mundohem tė hyj nėn lėkurėn e tyre, u them se lehtė nuk e kanė por duhet t’ia lėmė Zotit, ai le ta japė verdiktin e fundit”, thotė ai.

Kėtė fenomen Don Marjani nuk e vlerėson si tė pėrmasave siē ka qenė vite mė herėt. Sipas tij, kėto punė tani duhet lėnė drejtėsisė dhe Kanuni tė mos zbatohet mė. “Nėse i ndjekim me gjak kėto gjėra ardhmėria e popullit tonė nuk ėshtė e sigurt. Derisa unė kam etje pėr gjak dhe pėr hakmarrje, atėherė nuk jam vetvetja. Ne nuk kemi pas shtet dhe pėr kėtė arsye ka funksionuar ligji i Kanunit. Tash kemi shtet dhe nuk do tė duhej tė funksionojė nė kėtė mėnyrė. Kanuni tash duhet tė mbetet njė thesar pėr tė cilin mund tė flitet e tė shkruhet por nė asnjė mėnyrė tė mos zbatohet mė”, pėrfundon ai.


Sa janė tė ngujuar, askush s’e di

Ndonėse dihet se nuk janė tė pakta familjet qė janė nė hasmėri nė Kosovė, institucionet shtetėrore tė Kosovės, por edhe organizatat joqeveritare nuk kanė tė dhėna tė sakta pėr numrin e familjeve kėtyre familje. Sidomos pėr ata qė, pėr shkak tė gjakmarrjes nuk kanė arritur “tė nxjerrin besė”.

Se sa familje janė tė ngujuara si pasojė e gjakmarrjes, dhe se sa fėmijė nuk mund tė vijojnė shkollėn pėr kėtė shkak, nuk ka tė dhėna as Agjencia e Statistikave e Kosovės. “Mė vjen keq por kėto tė dhėna ne nuk i kemi nė ASK”, ka thėnė shkurt pėr “Zėrin”, Hazbije Qeriqi, pėrgjegjėse pėr komunikim dhe informim tė publikut nė Agjencinė e Statistikave.

Organizatat pėr tė drejtat e njeriut kėrkojnė angazhim tė pėrgjithshėm tė institucioneve, sidomos lidhur me ngujimin e fėmijėve.

Kryetari i KMDLNJ-sė, Behxhet Shala, ka thėnė se ky kėshill, sikurse edhe ēdo institucion tjetėr nė Kosovė, nuk ka tė dhėna tė sakta pėr rastet e ngujimit tė fėmijėve pėr shkak tė gjakmarrjes. Ai thotė se duhet angazhim institucional por edhe me ekipe tė pajtimit qė ky problem tė zgjidhet. Ai e sheh tė nevojshme qė nė kėtė rast tė ndėrhyjnė patjetėr edhe institucionet qendrore.

Njė fenomen i tillė mė tepėr ėshtė i pėrhapur nė Shqipėri, sidomos nė pjesėn veriore ku gjakmarrja ėshtė ringjallur menjėherė pas viteve tė demokracisė. Aktualisht nė Shqipėri zyrtarisht konsiderohet se rreth 250 familje janė tė ngujuara dhe si shkak i kėsaj 109 fėmijė nuk vijojnė shkollėn.

Ndonėse nė Kosovė nuk ka tė dhėna institucionale pėr kėtė, ajo qė dihet ėshtė se ēdo komunė pothuajse e ka pėrjetuar kėtė plagė tė shoqėrisė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė