Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-11-08, 17:57   #40
DUA
 
Anėtarėsuar: 05-11-08
Postime: 55
DUA i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: KUSH DHE PSE E KRIJOJ NJERIUN ?!

KA SHUME PER TE THENE,NE KETE TEME...Sa mire do te ishte te mendonim,perse fillimisht jetuam ne barkun e nenes dhe tani ne kete bote, qe e quajme natyre?!

Padituria e madhe dhe urtesia per te kuptuar nje gje te tille njeriut nuk i merr me shume kohe se nje lexim i vemendshem nga librat e shenjte,njerez te ditur dhe pse te mos themi nga realiteti.

Do te mundohem te shkruaj diqka nga q'fare kam lexuar une deri me tash per kete qeshtje...

Allahu i Lartesuar ka thene;

O ju njerez nese dyshoni per ringjalljen,atehere(mendoni krijimin tuaj)Ne ju krijuam ju prej dheu,pastaj prej uji,pastaj prej gjaku te ngjizur,pastaj prej nje sa kafshate mishi,qe eshte krijese e formuluar ose e paformuluar,ne menyre qe t'ju sqarojme.Ne e perqendrojme ne miter deri ne nje afat te caktuar,e mandej e nxjerrim foshnje dhe ashtu te arrini pjekurine tuaj.Ka dikush qe prej jush vdes heret,e dikush te jetoje deri ne pleqeri te thelle,ne menyre qe te mos dije sagje nda dija qe ka pasur..."

Jam e sigurt qe shume prej jush dini per krijimin e embrionit,adoloshendcen dhe pjekurin po edhe per semundjen e Alzheimerit(humbja e kujteses).

Tani mendoj se do te jete shume e kapshme per ju kjo qe do te shkruaj ne vazhdim.
i Lartesuari ka thene;
''A menduat se NE u krijuam kot dhe se nuk do te ktheheni ju te NE?I Larte eshte All-llahu,sunduesi i vertete,nuk ka te adhuruar tjeter pos tij,Zot i Arshit bujar''

Sa i perket ''natyres''
I lartesuari thote;
Gjithcka qe eshte mbi toke,ne e beme stoli te saj,per ti provuar ata cili prej tyre do te jete me vepermire''

Nuk jemi kot ketu jo,mendoni per veprat e mira...

''Ne te vertete ju do te na vini nje nga nje
te vetmuar)ashtu si ju krijuam se pari;keni lene prape shpines ate qe u patem dhene,...''

Te vazhdojme te jemi te mire...

''Ai qe ka punuar mire,qofte ajo e vogel madje sa therrmia-do ta shohin ate.Kurse ai qe ka punuar te keqe,qofte madje sa therrmia-do ta shohin ate.''

''S'ka dyshim se vdekja prej se ciles po ikni ka per t'ju zene, e mandej do te silleni tek AI i cili e di te dukshmen dhe te padukshmen,dhe athere AI do t'ju njohtoj me ate qe keni punuar''

Ne fund dua te ju them,qe une nuk dua qe asnjeri nga ne te jemi krijuar KOT.
DUA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė