Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-01-06, 15:49   #2
munti
 
Avatari i munti
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 493
munti e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek munti
Gabim

Superioriteti i tė lexuarit tė Kur’anit gjatė natės

nga Arbėr Mustafa

Tė lexuarit e Kur’anit, Fjalės sė Allahut Teala, ėshtė njė ibadet, adhurim shumė i madh. Pėr mė tepėr njė nga studiuesit, Ibnu’l Xhezeri (833-1429) shprehet se leximi i Kur’anit zė vendin e parė nė radhėn e ibadeteve.




Dhe faktikisht kjo gjė ėshtė theksuar nė Kur’an nė ajetet: “Ata qė lexojnė librin e Allahut, qė falin namaz dhe qė shpenzojnė tė ardhurat e mirėsitė e tjera qė i dhamė ne, nė rrugėn e fesė, pra pėr Allahun, kanė pėrfitime qė s’do tė kenė fund kurrė.”(Fatir 35-29). “Nė mes tė atyre qė i besojnė librave tė shenjtė ka prej tyre, tė cilėt nė orėt e natės lexojnė ajetet e Allahut e mė pas pėrulen nė sexhde.’’ (Ali Imran 3-113).
Veēanėrisht Pejgamberi ynė (s.a.s.) shprehej se besimtari qė lexon Kur’an ėshtė bashkė me melekėt. Nė disa hadithe nė lidhje me kėtė thuhet: “Mė i miri ndėr ju ėshtė ai qė mėson Kur’an dhe qė ua mėson atė tė tjerėve.’’ (Buhari) “Edhe ai qė lexon njė shkronjė tė vetme nga Kur’ani pėrfiton njė sevap.’’ (Tirmidhiu)
Tė lexuarit e Kur’anit, gjė qė theksohet kaq shumė nė ajete dhe hadithe, ėshtė realizuar me devotshmėri nga muslimanėt gjatė gjithė kohės dhe veēanėrisht natėn. Pėr leximin e Kur’anit gjatė natės Allahu Teala urdhėron: “Natėn ngrihuni pėr tė falur namaz.” (Isra 17-79) Kėtė ajet Nahxhivani (920-1514) e komenton kėshtu: “Leximi i Kur’anit nė thellėsitė e natės, nė momentet kur zemra rri larg argėtimeve dhe ēdo gjėje tjetėr, edhe pse trupit i duket e lodhshme dhe nefsit (epshit) e vėshtirė, ėshtė mė efikase dhe ngulitet nė zemėr.” (Fevatih 2-455)
Ndėrsa komentuesi i njohur Hazin (725-1324) nė komentimin e ajetit: “Ngrihu nė mes tė natės ose pak mė vonė dhe lexo ngadalė Kur’an” (Muzemmil 73/3, 4) shprehet kėshtu: “Allahu, sė bashku me urdhėrin e namazit tė natės, pėrmend tė lexuarit e Kur’anit pas kėtij namazi. Pejgamberit i urdhėroi leximin ngadalė tė Kur’anit, nė mėnyrė qė zemra tė arrijė qetėsinė e plotė, tė mendojė kuptimin e ajeteve; kur tė lexojė ajetet e tė kėrkuarit tė falur, tė pėrulet; kur tė lexojė ajetet e dėnimit dhe premtimit, ti shfaqet nė mendje frika dhe shpresa; kur tė lexojė ndodhitė dhe luftėrat tė marrė mėsim dhe kėshtu zemra t’i ndriēohet me diturinė e Allahut.” (Lubat-tevil 4/165)
Edhe hadithi: “Nė ditėn e kijametit Kur’ani do tė thotė: “O Krijues! Unė kėtė njeri e lashė pa gjumė natėn, ngaqė me lexoi mua, lejomė pra tė bėhem ndėrmjetės pėr tė”, ėshtė njė nga dėshmitė qė nxit leximin e Kur’anit gjatė natės.
Hazreti Osmani (r.a.) nganjėherė gjatė natės nė dy rekate namaz lexonte tė gjithė Kur’anin.
Urve bin Zubejr (94/712) lexonte gjatė ditės njė tė katėrtėn e Kur’anit dhe po aq edhe nė namazin e natės. Mansur bin Mutemir (132/749) e ndante natėn nė 3 pjesė, nė njėrėn lexonte Kur’an, nė njėrėn qante dhe nė pjesėn tjetėr bėnte dua. Imam Evzai (157/774) thotė: “Ai qė lexon shumė Kur’an natėn, pret pak nė ditėn e gjykimit.” Huzejfe ibn Haris pyet Aishen (r.a.) se si e lexonte Pejgamberi ynė (s.a.v.s.) Kur’anin gjatė natės dhe pasi merr pėrgjigjen: “Ndonjėherė me zė, ndonjėherė pa zė’’ e shpreh gėzimin duke thėnė: “Falenderimi i takon Allahut, qė ka krijuar gjėrėsi nė kėtė temė.” (Tirmidhiu). Kėshtu qė kush ka frikė se po lexon pėr t’u dukur, le ta lexojė pa zė, ai qė nuk ka njė shqetėsim tė tillė, e lexon me zė, me kusht qė tė mos shqetėsojė tė tjerėt.
Ashtu si edhe nė ibadetet e tjera, shkaku i dhėnies kaq rėndėsi tė lexuarit tė Kur’anit ėshtė pėrfitimi i kėnaqėsisė sė Allahut si dhe zgjerimi i njohurive rreth Diturisė sė Tij. Nė sajė tė leximit tė vazhdueshėm tė Kur’anit dhe tė meditimit hapen dyert e zemrės pėr dijen rreth Allahut dhe pėrfitohet mundėsia qė nga ēdo ajet, madje nganjėherė edhe nga njė fjalė e vetme tė nxirren shumė kuptime.
Serraxh (378/988) pasi pėrmendur ajetin “A nuk e mendojnė Kur’anin? A mos vallė i kanė tė kyēura zemrat? (Muhammed, 42/47) thotė: “Zemrat e kyēura janė zemrat mbi tė cilat bie ndryshku i shkaktuar nga gjynahet, nga pasioni pėr kėtė botė, nga habia e gjatė, nga smira, nga dėshira pėr t’u lavdėuar. Me lutjen pėr falje (teube) fshihet ndryshku, ndriēohet me nur zemra dhe ai njeri flet tė vėrtetat qė i burojnė nga zemra.”
Duke lexuar kėtė fletė ndoshta ju mund tė thoni “Prapė e njėjta ftesė, prapė e njėjta dėshirė”. Porse disa pėrsėritje kanė burim domosdoshmėrinė, ashtu si tė ngrėnit apo frymėmarrja…
Dhe duke kujtuar thėnien e Zybejir Gyndyzalp “Vendosja e tullave njė pėrmbi njė, nuk ėshtė pėrsėritje, por ndėrtim.” Mund tė vendosni edhe ju njė tullė nė shėrbim tė Dritės Islame. “Detyra nuk ėshtė tė bėsh diēka tė madhe, por tė bėsh atė qė duhet, sado e vogėl qė tė jetė ajo.’’
__________________
--------------------------------------------
\"I sinqerte eshte ai i cili i fsheh veprat e veta te mira ashtu siē i fsheh veprat e veta tė keqija\"
Jakup a.s.
---------------------------------------------
munti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė